• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Kujtoni ju se sot nuk ka censurë?

09:16 : 12/02/2017
në OP-ED

Kush të dojë të vijë te unë në zyrë t’i rrëfej censurën që u bëjnë jo vetëm shkrimeve në gazeta, presionin që ushtrohet deri në masakër mbi mendjet e gazetarëve, kontrollin që u bëhet formateve televizive dhe përmbajtjeve që derdhen në to, të ftuarve. Po këto nuk janë asgjë.

Nga Artan Fuga

T’ju rrëfej cenzurën që ushtrohet për skenaret e filmave, për teatrot, pjesët e teatrit, skecet madje edhe ato humoristike, për video game, për kalimin e teksteve dhe imazheve nga mediat klasike drejt mediave jolineare dhe anasjelltas, cenzurë për operat, për pikturat, për ekspozitat.

Doni edhe cenzurë për romanet, për librat filozofikë, për studimet doktorale të bllokuara prej katër vitesh, për studimet për ligjet dhe për ekonominë, cenzurë për të dhënat e Instatit, për informimin e publikut, për të mbajtur mbyllur mbledhjet e këshillave bashkiake në vend që t’i shfaqin në web, cenzurë për çmimet, për gjithçka, për dhënien e gradave dhe titujve shkencorë.

Cenzurë për procedurat e agjencive publike dhe shoqatave.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

Cenzura po bën kërdinë dhe flasin analistët për lirinë e shprehjes dhe të medias?

Cenzurohet mendimi i lirë në akademira, shkolla, në kërkimin shkencor, në projektet shkencore që duhet të financohen nga agjencitë publike.

Cenzurohen edhe vitrinat e dyqaneve,
edhe ngjyrat e kostumeve dhe fundeve te grave,
edhe ngjyra e kollareve,
edhe emrat e rrugëve,
edhe madje fletët e lajmërimeve për vdekje,
cenzurohen ftesat për dasma, a mbledhje,
cenzurohen edhe amballazhet e kileve të sheqerit.
Kavanozët e kosit po e po.

Gjithçka krefet.

Cenzura ka krijuar një shoqëri të heshtjes.

Kanë frikë qytetarët të thonë një fjalë, shohin majtas, djathtas, mbrapa para, lart dhe poshtë para sesa të të thonë ; Mirëmëngjes!

Cenzurohen madje edhe fjalët e ndyra në muret e nevojtoreve publike që quhen blogje gjoja interaktive mediash online.

Janë cenzuruar zogjtë që këndojnë.
Censurohen këngët e festivaleve.
Madje edhe tekstet shkollore.
Cenzurohen muzika dhe vallet e dasmave.
Cenzurohen ministrat madje edhe vetë cenzori cenzuron vetveten.

Cenzuron vetveten dhe pastaj qan.
Eshtë i shqetësuar.

Më kanë dhënë urdhër ! – u thotë viktimave.
Edhe unë kam grua, fëmijë, biznes, më bllokon ministria, prandaj ju bllokoj juve.

Cenzura madje cenzuron edhe cenzurën, për një cenzurë edhe më perfekte, pa autor, si akt kolektiv, duke shkelur ligje dhe rregulla, vepruar pas krahëve, si skuth i ndyrë, si palaço, si maskara pa din e pa iman.

E di si është?

Kur Shqipëria merrte cmimin për ushqimin dhe populli vuante për bukën e gojës.

Kujtoni nuk e dini se cenzurën nuk e dinë të gjithë?

Të gjithë e dinë. Por cenzurohet edhe mendimi kundër cenzurës, prandaj duket se nuk ka cenzurë.

Cenzuroni o cenzorë që e keni mësuar zanatin që kur ishit spiunë dhe denonconit shokët e lagjes dhe të ekipit të futbollit apo të shkollës!

Shumë shpejt do të denoncoheni!

Një ditë do të dilni para gjyqit!

Për shkelje të ligjit,
për shkelje të kushtetutës,
për shkelje të lirive qytetare,
për abuzim me detyrën,
për genocid ndaj kulturës kombëtare,
për përdhosje të personalitetit të intelektualëve!

Cenzurohet opinionisti, i shkreti.
Cenzurohet edhe gazetari nga zëvendës shefi.
Cenzurohet edhe shefi nga kryeshefi.
Cenzurohet edhe kryeshefi nga drejtori.

Cenzurohet edhe drejtori nga dreqi dhe i biri.
Pastaj Dreqi cenzuron të Birin.
Pastaj cenzuron i Biri Dreqin.

Cenzurohen edhe ikona e gazetarisë.
Po bëjnë sikur nuk cenzurohen.
Sepse ju vjen turp të jenë edhe ikona edhe të cenzuruara.

Kush ? Ku u cenzurua?
Ik ore budalla!
Jo vallahi nuk kam pa gja.

Mua nuk guxojnë të më cenzurojnë.
… unë cenzurohem vetë
… qethem vetë
… masturbohem vetë.

Nuk e rruj fare,
rruhem vetë.

Të tjerët po.
Mua?
Jo!

O pika të raftë!

Cenzuron plaku, por edhe plaka,
Cenzuron burri me kofshë të shkurtra,
Cenzuron edhe macja me shalë të gjata,
Cenzuron qerosi pa flokë në çaçkë, por edhe shtriga me flokë litar varur,
Era djerse nga sikleti i cenzurës.
Cenzuron stalini qe mban duart futur në xhepat e palltos gub,
cenzuron edhe lopa me çantën louis vuitton varur në parakrah.

Qeshni, qeshni poshtë syve tuaj dinakë rrotulluar me rrathë që tregojnë mosha të plakura, ju që kurrë nuk krijuat asgjë në dekada, vetëm ndrydhët, spiunuat, përfolët, pështytë të tjerët.

E keqja juaj do të shpërblehet, pa merak.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025
RAJONI

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025
SPORT

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025
BOTA

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025
Para

FOTO/ Aksident i rëndë pranë "7 Xhuxhave"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 12 Korrik 2025

23:07 : 11/07/2025

Serbia: Ministria e Drejtësisë në shënjestër të një sulmi kibernetik

22:59 : 11/07/2025

VIDEO/ I riu zbret nga “Porsche” dhe futet në det, policia e pret me skaf për ta arrestuar

22:52 : 11/07/2025

Brentford gati të rikthejë në Premier League ish-kapitenin e Liverpool

22:39 : 11/07/2025

Kolumbi/ Sulme ajrore ndaj kartelit Clan del Golfo, 3 të vrarë dhe 1 i arrestuar 

22:30 : 11/07/2025

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com