Dashi
Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni me lehtësisht problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe ne mbrëmje do jeni shume me te qete. Beqaret ka gjasa qe te kenë edhe dashuri me shikim te pare, prandaj e gjithë rrjedha e gjerave do ju ndryshoje për mire. Financat do jene ne gjendje goxha te mire, por për fat te keq ju nuk do i matni shpenzimet qe do kryeni, prandaj shume shpejt ato do dobësohen.
Demi
Nëse jeni ne një lidhje, sot do kaloni vetëm çaste te bukura dhe emocionuese ju te dashuruarit. Yjet do mendojnë edhe për detajet me te vogla ne mënyrë qe te mos ndieni asnjë mungese. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa pasi jo çdo gjë qe duhet e bukur ne pamjen e pare është e tille ne te vërtetë. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla.
Binjaket
Dite e ngrohte dhe pa asnjë mosmarrëveshje do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra juaj do ndihen mire ne çdo moment. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ka gjasa qe ai te jete shume pranë, por ata ende nuk e kane kuptuar. Financat nuk do jene te shkëlqyera kështu qe kujdes me çdo shpenzim.
Gaforrja
Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Yjet do i keni gjithë kohës ne krah. Beqaret me mire le te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa sepse dite me te bukura priten te vijnë. Financat do jene edhe me te mire nga me pare kështu qe do mund te kryeni pa frike edhe disa investime me tepër nga zakonisht.
Luani
Ndjenjat qe keni për partnerin tuaj do jene te zjarrta sot dhe do i shprehni gjithë kohës. Duhet te bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë e cila mund te shkatërrojë gjithçka nëse teprohet. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa ne planin sentimental. Me financat do jeni me te përgjegjshëm dhe me te kujdesshëm se me pare. Situata nuk do jete aspak problematike.
Virgjeresha
Pozicionimi i planetëve do jete goxha i mire gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni kënaqësi ju te dashuruarit. Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete për t’u pasur zili. Beqaret nuk duhet kurrsesi te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin. Buxheti do jete delikat kështu qe mire është te mos shpenzoni me sy mbyllur.
Peshorja
Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift sot. Do jeni shume me te përkujdesur dhe me te dashur me atë qe keni ne krah dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi, njohje dhe gjera te reja. E mira është qe te mos nxitohen për asgjë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin miqtë sepse do jene te vyera.
Akrepi
Mos bëni gabim ta lini pas dore sot atë qe keni ne krah dhe mundohuni qe ne çdo moment t’ia shprehni sa me shume ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë do e mbani gjithë kohës pas vetes dhe pasioni mes jush nuk do shuhet. Beqaret ka mundësi te fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Financat do dini si t’i organizoni me se miri, kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.
Shigjetari
Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit sepse do i zgjidhni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur. Pasditja dhe mbrëmja kane për te qene plot ngjyra. Beqaret nuk duhet te kenë turp për t’i shprehur pëlqimet e tyre. Po priten gjate kane për t’i humbur ata. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ne mënyrë qe t’iu qëndroni larg problemeve.
Bricjapi
Do keni divergjenca te shumta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe madje mund te thoni edhe gjera shume te gabuara te cilat do e acarojnë edhe me tepër situatën. Beqaret do kenë një takim interesant, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj. Do shpenzoni për gjerat qe doni dhe mund te hiqni edhe para mënjanë.
Ujori
Dite e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ka mundësi qe rutina ta pushtoje gjate gjithë kohës jetën tuaj dhe ne disa momente mezi do e shtyni ditën. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te veçante. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni sepse ne te kundërt mund te mbeteni me xhepat bosh.
Peshqit
Dita e sotme nuk do jete shume e mire sot për juve qe jeni ne një lidhje. Do kujtoni problemet qe keni pasur ne te shkuarën dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak. Çdo gjë për ta ka për te qene shume me ndryshe nga me pare. Edhe ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja ka për te qene shume me e mire.