• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Nënë Zyraja, gruaja me 8 fëmijë që adoptoi një djalë dhe…historia tragjike e jetimit

10:23 : 08/02/2017
në KRYESORE

Ai është një djalë i ndrojtur, tërheqës, tepër i edukuar dhe i sinqertë. Flet pak dhe vetëm dëgjon, si për të thënë me këtë gjest se diçka kërkon të mësojë prej teje. Gjatë gjithë kohës kur bisedon me të thuajse vetëm hesht, ashtu siç mund të heshtë një nxënës i mirë para mësuesit, një fëmijë i bindur para një prindi…

Duket se rrethanat që e sollën në jetë këtë djalë, peripecitë dhe “dallgët” që ia trazuan fëmijërinë që në embrion kanë zgjuar tek ai instinktin e të qenit njeri paqësor, racional dhe tolerant me cilindo që do të kishte të bënte me të. Motra Vjollca me Andin Është tepër i dashur dhe miqësor. Kjo bën që ta duash e të ndiesh edhe dhimbje për fatin që ka pasur, por edhe respektin ndaj një djali dinjitoz si ai. Quhet Andi Xhelili. Është 23 vjeç, student i vitit të II­të në Universitetin e Tiranës. Studion në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për Anglisht. Në të vërtetë, në gjeneralitet e lindjes mbiemri i tij ka qenë Seferi. Këtë mbiemër ai e trashëgoi nga dy prindër biologjikë, të cilët kurrë nuk mundi t’i njohë gjatë gjithë jetës së tij. Mund të thuhet se ardhja e tij në jetë ka qenë krejt aksidentale nga dy njerëz që nuk mundën të gëzonin frytin e dashurisë së tyre, për shkak edhe të çmendurisë së kohës…

Nëna Beharja dhe babai i tij Kujtimi, atëherë ishin dy të rinj 18– vjeçarë, maturantë të një shkolle të mesme në qytetin e Krujës. Ishte qershori i vitit l980 kur dy të rinjtë e dashuruar, pas shumë takimesh të fshehta, i kishin thënë “po” dashurisë së tyre të pastër, e cila kurrë nuk mund t’i çonte në altarin martesor. Befas, gjithçka do të shkatërrohej në mënyrë të paimagjinueshme. Prindërit e dy të rinjve të dashuruar kishin shpallur hasmëri, për shkak të një gjakmarrjeje që lindi në mes të këtyre familjeve.

Kjo armiqësi mes tyre do t’u kushtonte shumë të rinjve adoleshentë, Behares dhe Kujtimit, me një ndarje tragjike. Ata nuk do të takoheshin më kurrë me njëri–tjetrin, duke lënë në mes një ëndërr të bukur që sapo kishte filluar, me shumë kujtime nga vitet e tyre më të bukura të shkollës, por të parealizuar, me një mal me brenga, dhimbje dhe lot… Asgjë nuk mund ta toleronte këtë konflikt mes dy familjeve, që tashmë kishin hyrë në gjak. As lotët dhe përgjërimet e dy të rinjve që kërkonin nga familjet respektive të shuhej kjo gjakmarrje për hir të dashurisë së tyre. As foshnja në barkun e Behares që pritej të vinte në jetë pas tre muajsh… Gjakmarrja, sipas Kanunit, duhej shpaguar me çfarëdolloj çmimi, edhe pse ndëshkoheshin ata që nuk ishin aspak fajtorë. Absurdi i kësaj padrejtësie i kalonte caqet, përderisa prekte dhe ndëshkonte në mënyrë të pamerituar një krijesë të pafajshme që pritej të vinte në jetë. Në këto rrethana, prindërit ushtronin presion të vazhdueshëm mbi vajzën 18­vjeçare që ajo të abortonte fëmijën dhe për ta larguar këtë “turp të madh”, i cili e kishte “damkosur” të gjithë familjen dhe fisin.

Zyra Xhelili Shpeshherë nga familja i thuhej vajzës me kërcënim se edhe nëse do ta lindte fëmijën do ta dorëzonin në befotrof, jashtë dëshirës së saj. Pastaj do ta martonin me një djalë nga një tjetër familje për të “varrosur” kështu njëherë e përgjithmonë këtë histori, ndoshta të vetmen dashuri të vërtetë të saj. Në përpjekje për të përballuar opinionin e egër konservator dhe provincial të kohës, ajo bëri të pamundurën për t’i njohur foshnjës atësinë, gjë të cilën arriti ta realizojë, por që nuk mundi t’i rezistojë presionit të familjes për ta mbajtur pranë Andin e vogël, foshnjën e porsalindur. E ndodhur në udhëkryq, së fundi Beharja detyrohet ta dorëzojë fëmijën në befotrofin e Shkodrës, duke lënë pas një pjesë të trupit të saj, por duke marrë me vete edhe peshën e një dhimbjeje të madhe, të një ndëshkimi dhe përbuzjeje të pamerituar…

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

TREGON VJOLLCA, MOTRA ADOPTIVE E ANDIT…

Vjollca Xhelili, motra adoptive e Andit, tregon se nëna saj, Zyraja, një grua shumë fisnike dhe bujare, edhe pse kishte tetë fëmijë, kërkonte me çdo kusht të mbante në shtëpinë e saj një fëmijë jetim të marrë nga befotrofi i qytetit të Shkodrës. Familja jonë në Shkodër përbëhej nga l0 anëtarë. Nëna, babai dhe ne fëmijët. Ishim gjashtë motra dhe dy vëllezër. Hyqmetja, Fatmira, Vaideja dhe unë kishim studiuar për Mësuesi. Ndriçimi kishte mbaruar Ekonomikun, kurse Baftjarja për Mjeke laborante. Flutura dhe Gëzimi kishin mbaruar Inxhinierinë mekanike. Andi pranë varrit të nënë Zyrasë Të gjithë ishim arsimuar mirë, kishim përfunduar shkollat e larta dhe ishim në marrëdhënie pune.

Mirëpo, njëri nga vëllezërit tanë, Gëzimi, ishte zhdukur nga Shiroka për në Mal të Zi, pa lënë asnjë gjurmë. Ai nuk u kthye më kurrë në shtëpi dhe nuk u bë asnjëherë i gjallë… Ka qenë viti l982. Regjimi i asaj kohe, por edhe ne si familje, e konsideronim Gëzimin të humbur. Nëna dhe babai e vuanin më shumë humbjen e vëllait tonë. Pas dy vjetësh, nga meraku për vëllanë vdes edhe babai. Me vdekjen e tij dhimbja në shtëpinë tonë u bë edhe më e madhe. Nëna jonë, Zyraja, besonte shumë në Zot. Gjithmonë shpresonte se një ditë ajo do ta gjente birin e saj. Sa herë që dilnim në qytet dhe kalonim nga jetimorja, ajo shpesh më thoshte: “Moj bijë a marrim një fëmijë nga befotrofi, mbase më lehtësohet ndopak dhimbja për Gëzimin?!”. Më bënte përshtypje ky mendim i saj dhe thosha me vete si ka mundësi kjo grua me 8 fëmijë të ketë në mendje një gjë të tillë!? Në fillim m’u duk diçka për të qeshur, por kur ajo më përsëriste shpesh të njëjtën gjë vendosa të mos ia prish dhe i them: “Po mirë, moj nënë, tani që po afrojnë edhe festat e Vitit të Ri shkojmë dhe e marrim një fëmijë për ta mbajtur disa kohë në shtëpinë tonë”. Ditën e parë kur shkuam në befotrofin e Shkodrës takuam drejtoreshën.

Asaj i bëmë të ditur kërkesën tonë për të na e dhënë një fëmijë dhe për ta mbajtur disa ditë për festat e Vitit të Ri. Mua rastësisht më shkuan sytë te një fëmijë trevjeçar tepër tërheqës. I them nënës: “Ja, marrim këtë fëmijën që po loz këtu”. Nëna ia nguli sytë fëmijës dhe me intuitën e pagabuar që mund të ketë vetëm një nënë si ajo më thotë:

“Ky fëmijë është i sëmurë moj bijë. Nuk e shikon si ia kanë mbuluar fytyrën bulëzat e djersës?”. Iu afrua dhe po i fshinte djersët me një shami. “Këtë fëmijë do ta marrim dhe do ta mjekojmë në shtëpinë tonë”, këmbënguli nëna. Firmosëm marrjen e fëmijës në dorëzim sipas procedurave që kishte drejtoria e befotrofit dhe menjëherë thërrasim mjeken pediatre, zonjën Rexhina Preka, e cila, pasi e viziton, konstaton se fëmija kishte marrë një bronkopneumoni të rëndë. Në këto kushte, mjekja pediatre i caktoi kurën me antibiotik dhe mamaja filloi ta trajtonte fëmijën me ushqim special gjatë gjithë atyre ditëve. Edhe pse lejen për ta mbajtur në shtëpinë tonë këtë fëmijë e kishim të kufizuar, mamaja shkonte shpesh në drejtorinë e befotrofit për ta shtyrë këtë leje sa më shumë që të ishte e mundur. Ishte fund i vitit l984. Ato ditë të para të janarit të vitit l985 bënte një i ftohtë i madh dhe të gjitha zonat e Veriut ishin bllokuar nga dëbora dhe moti i keq. Për këtë arsye, fëmija nuk mund të dilte nga shtëpia, ngase gjendja e tij do të rëndohej edhe më shumë.

Nënë Zyraja me disa prej familjarëve dhe Andin e vogël

Fëmija me emrin Andi Seferi qëndroi në shtëpinë tonë plot tre muaj dhe gjendja e tij shëndetësore u përmirësua shumë, ishte drejt një shërimi të plotë. Prezenca e Andit në shtëpinë tonë ndryshoi shumë gjëra. Në radhë të parë na ndryshoi atmosferën e rënduar që kishte pllakosur familjen tonë nga humbja e vëllait edhe vdekja e babait. Tashmë, ai ishte bërë pjesë e pandarë e familjes sonë, andaj mamaja e kishte të vështirë ta largonte nga vetja. Ditët e para kur motrat vinin për të parë mamanë, befasoheshin me prezencën e fëmijës së vogël dhe e pyesnin nënën se i kujt ishte ky fëmijë. Mamaja bënte shaka dhe u thoshte se është fëmija i Çimit vëllait tonë beqar. Dhe ato me humorin karakteristik shkodran ia kthenin: “Po kur morët viçin, sillni edhe lopën…”.

ZYRA XHELILI, SHEJNTORJA QË U BË NËNA E DYTË E ANDIT

Nënë Zyraja, kjo grua e dhembshur dhe me zemër të madhe, është me origjinë nga Turqia. Në vitet e Paraçlirimit, në moshë fare të re, ajo e lë familjen e saj në Turqi dhe emigron e vetme në Shqipëri. Në fillim vendoset në Tiranë, ku edhe martohet me avokat Sherif Xhelilin, një jurist mjaft i njohur në periudhën e mbretit Zog, me të cilin lind plot tetë fëmijë. Si një familje e prekur nga regjimi komunist nga ana e të shoqit, kjo familje transferohet në Shkodër. Vështirësitë e jetës dhe të qenit jabanxhi në një vend të huaj duket se e kishin bërë shumë të ndjeshme dhe të butë natyrën e kësaj gruaje me zemër të madhe. Bujarinë, kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e së cilës nuk e ndien vetëm tetë fëmijët që ajo i rriti me shumë mund e sakrifica, por edhe Andi i vogël, fëmija jetim, i cili shumë shpejt do të fitonte zemrën e kësaj gruaje fisnike.

Nënë Zyraja, që ditën e parë kur e njohu Andin, vogëlushin e jetimores, nuk do ta ndante më asnjëherë nga fëmijët e saj. Tashmë Andi kishte vendin e tij në familjen Xhelili. Nënë Zyraja do të ndiqte hap pas hapi ecurinë fëmijës, duke u interesuar çdo ditë në befotrof për të parë nga afër të gjitha kushtet e jetesës. Në më të shumtën e rasteve, vogëlushi jetonte në shtëpinë e nënë Zyrasë dhe natyrshëm ai u bë pjesë e pandarë e kësaj familjeje kaq të dashur. Të gjithë fëmijët e Zyrasë, duke e parë Andin si “pikën e dobët” të nënës së tyre, tashmë e konsideronin atë si vëllanë e tyre më të vogël. Një herë nënë Zyraja u sëmurë dhe zuri shtratin.

E kishin zënë ethet dhe rënkonte nga sëmundja, duke shfryrë nënë zë: “E zeza, do të vdes, djali, djali…”, (e kishte merakun për Andin). Andi i vogël e kishte dëgjuar këtë shprehje dhe nisi ta marrë me të mirë nënë Zyranë, duke i thënë: “Jo nëna, jo, nuk do të vdesësh, më ke mua! Po vdiqe, do të vdes edhe unë me ty!”. Kjo e kishte prekur shumë nënë Zyranë, e cila nuk mundi t’i mbante lotët. Vjollca, motra adoptive e Andit, tregon momentin kur Andi mbushi 6 vjeç dhe do të shkonte në klasën e parë. Me këmbënguljen tonë e regjistruam në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”.

Çudia më e madhe për ne ishte kur Andi nisi të mësonte të shkruante emrin e tij. Një ditë mësuesi i klasës së parë, Mustafai, vjen në shtëpinë tonë dhe na tregon një fletore të detyrave të klasës të Andit. Në kapakun e kësaj fletoreje ishte shkruar nga dora e tij ky emër: Andi Xhelili. “Nuk e kuptoj­ vijoi mësuesi­ në regjistër ky djalë figuron me mbiemrin Seferi, ndërsa në të gjitha fletoret e klasës, ai shkruan mbiemrin tuaj, Xhelili. Ai fëmijë ju do shumë të gjithëve, përse nuk e birësoni?”, guxoi të shkonte më tej mësuesi. Për një çast, ne që ndodheshim aty shtangëm dhe pamë njëri­tjetrin në sy.

Në të vërtetë, birësimin e Andit e dëshironte prej kohësh nënë Zyraja. E dëshironte qysh ditën e parë kur ajo e mori në jetimore. Por ajo druhej se mos i cenohej “biografia” fëmijës, ngase familja e saj shikohej me një tjetër sy. Pas viteve ’90, familja Xhelili u transferua në Tiranë. Nënë Zyraja e mori me vete edhe Andin, i cili sapo kishte përfunduar klasën e tetë me nota të shkëlqyera. Kur Andi mbushi 15 vjeç, ajo i nisi të gjitha procedurat për birësimin e tij pranë Komitetit Shqiptar të Birësimit. Këto procedura u përfunduan me sukses dhe tashmë Andi figuron si biri i nënë Zyrasë, gruas që e deshi dhe bëri kaq shumë për këtë fëmijë. Me shpenzimet e saj, ajo mundi ta regjistrojë fëmijën në shkollën turke “Mehmet Akif Kolej”.

Mirëpo Andi studioi aty vetëm dy vitet e para. Pastaj transferohet në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ngase pagesa në atë shkollë private u shtrenjtua dhe nënë Zyraja nuk mundi ta përballonte atë. Vitet e fundit gjendja shëndetësore e nënë Zyrsë u rëndua shumë. Disa ditë para se të ndërronte jetë, ajo u la fëmijëve të saj biologjikë një amanet, një porosi të veçantë: “Ma kini kujdes djalin e vogël, Andin, ta doni më shumë se e keni dashur tani që jam gjallë”. Vdekja e nënë Zyrasë ishte një humbje e madhe për të gjithë familjen Xhelili. Por ai që e ndjeu më shumë këtë humbje ishte Andi, i vogli jetim që gjeti te kjo grua fisnike dashurinë e humbur të prindërve që e lindën dhe që s’mundi t’i njohë kurrë ata. EPILOG… Andi së bashku me Vjollcën, motrën adoptive, qysh kur u shpërngulën nga Shkodra në vitin l992 jetojnë në Tiranë në një shtëpi të improvizuar me dy dhoma të vogla, në ambientet e ish–”Shkollës së Lirë”, në Rrugën “Ali Demi”.

Vjollca Xhelili punon si edukatore në Kopshtin nr.22 të kryeqytetit. Ajo është një nga motrat birësuese që i është përkushtuar shumë Andit, pasi është më pak e ngarkuar se motrat dhe vëllezërit e tjerë. Edhe pse është në prag të pensionit, ajo kurrë nuk u martua, ngase nuk pati kohën të mendonte për këtë moment të rëndë­ sishëm që çdokush e konsideron si të tillë: krijimin e një familjeje të re. Në gjithë këto vite, Vjollca iu përkushtua me dashurinë e një motre të vërtetë vëllait të saj adoptiv. Pas humbjes së nënë Zyrasë, ajo është personi që i ka qëndruar më pranë Andit, e ka ndjekur së afërmi në të gjitha stadet e jetës së tij.

Nga momenti kur e njohu në befotrofin e Shkodrës dhe deri kur Andi mbushi 23 vjeç, i ka shërbyer pa u kursyer. Ende i përgjigjet për çdo nevojë, i kryen të gjitha shërbimet duke e larë dhe hekurosur, i gatuan dhe kujdeset për veshjen dhe paraqitjen e jashtme të tij. Kështu është kujdesur për të edhe kur ishte i vogël. E mësonte, e përgatiste për në shkollë, e ushqente dhe e argëtonte te lodrat e qytetit, e shoqëronte për në shfaqjet e teatrit dhe të kinemasë. Ajo e ndiqte hap pas hapi në të gjitha ndryshimet që bënte dhe shikonte se si rritej ky fëmijë në sytë e saj, në sytë e të gjithë njerëzve që e rrethonin plot gaz e mirësi. Vjollca gëzohej, gëzohej pamasë kur shikonte se si mund t’i falte kaq shumë dashuri Andit të vogël.

Të gjitha këto ajo i kujton me mall, e për këtë arsye ka shumë nostalgji. Ajo flet me pasion të zjarrtë për vëllanë e saj adoptiv, flet me një dashuri kaq të madhe, aq sa çdo vëlla do të ishte krenar për një motër si ajo. Nga dëshira për të rrëfyer shumë episode për vëllanë e saj birësues, nuk ngurron të tregojë edhe një “sekret” të vogël të Andit. Sot, ai është i fejuar. Vajza që i “rrëmbeu” zemrën është bashkë me të në një fakultet. Atje u njohën dhe bashkë u dashuruan. Por historia e dashurisë së tyre ndryshon shumë nga ajo e prindërve të vërtetë të Andit, ngase kjo e fundit tashmë është e fashitur dhe i përket një të shkuare të largët, që ndoshta s’do të kthehet më kurrë…

POST SCRIPTUM:

Ky shkrim është shkruar nga autori kohë më parë. Për ironi të fatit, ndodh jo rrallë që dramat njerëzore të përsëriten si një kumt therës e ulërimë deri në palcë… Pikërisht, atëherë kur dukej se çdo gjë për Andin po shkonte për së mbari, kur sapo kishte përfunduar studimet universitare dhe nisi të punonte në një institucion mjaft komod, pak kohë pasi kishte kurorëzuar me një dasmë lidhjen e tij martesore me shoqen e jetës, vdekja e këput pabesisht në pikun e moshës. Ishte vetëm 30 vjeç. Papritur zemra i pushon së rrahuri nga një atak kardiak, një tragjedi si për të na kujtuar në mënyrë cinike dhe të pamëshirshme se ndodh që fati i jetimit, edhe kur duket se ka një shpresë dhe nis të marrë një kthesë për mirë, sërish lë pas gjurmët dhe hijen e një të kaluare të dhimbshme, që për fat të keq e përndoqi Andin, duke e larguar shumë herët nga kjo botë. Historia e trishtë e Andi Xhelilit është drama e një jetimi, që mbeti pengu absurd i një dashurie të humbur përgjithmonë…

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

A merr para Arjan Çani nga të ftuarit, ja si përgjigjet moderator

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com