• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Kompanitë e naftës nuk kthejnë kreditë, 13 milionë euro shkojnë për sekuestro vetëm në janar

14:19 : 07/02/2017
në EKONOMI

Sektori i tregtimit të naftës po rezulton ndër më problematikët së fundmi në drejtim të kthimit te kredive. Vetëm në janar janë dy kredi të mëdha, me vlerë totale 13 milionë euro, duke i detyruar bankat t’i drejtohen gjykatës dhe përmbarimit për të ekzekutuar pasuritë e lëna peng.

Së fundmi Alpha Bank i ka kërkuar shoqërisë së tregtimit me pakicë A.S. Petroleum shpk të paguajë detyrimin e kredisë prej 279,452,593.81 Leke, apo rreth 2 milionë euro. Kredia është marrë në janar të vitit 2015.  Për këtë titull ekzekutiv është lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane Vendimi i Urdhrit të Ekzekutimit që në prill të vitit 2016.

Ndërkohë që ka kaluar afati për ekzekutimin në mënyrë vullnetare të titullit ekzekutiv, tashmë përmbarimi po vijon me sekuestron mbi pasuritë e pa luajtshme që pala kredimarrëse ka lënë si garanci në Hipoteke në momentin e marrjes së kredisë, ku përfshihen disa toka dhe ndërtesa në Borakë në Durrës. Pasi nuk është arritur të caktohet me mirëkuptim një çmim për këto prona, përmbaruesi ka vendosur për caktimin e një eksperti të pasurive të paluajtshme.

Krahas bankës, kompania ka detyrime dhe ndaj të tretëve, si psh kompanisë Fit-Mek-Oil, me këtë të fundit që i është drejtuar gjithashtu përmbarimit për titullin ekzekutiv faturë tatimore.

Për vitin 2015, kompania A.S. Petroleum kishte të ardhura prej rreth 400 mijë eurosh dhe fitim para taksave prej 35 mijë eurosh, sipas bilancit të dorëzuar në QKB.

Lexo edhe:

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që kompanitë e naftës nuk kthejnë kreditë në banka. Banka Kombëtare Tregtare ka kërkuar në janar 2017 sekuestron e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të kompanisë Bolunmez Petrol, pasi kjo e fundit nuk i ka kthyer kredinë, ndërkohë që banka ka vënë në ruajtje pronat e hipotekuara, teksa kompania ka ndalur punën dhe i ka braktisur këto prona. Kompania nuk ka kthyer 11 milionë euro kredi dhe kjo e ka detyruar BKT-në që të çojë çështjen në përmbarim dhe të kërkojë ekzekutimin e pronave të shumta që janë vënë në hipotekë. Nga raporti rezulton se të gjitha pronat janë braktisur. Pronat e vëna në hipotekë janë pesë depozita karburanti në Shëngjin, një depozitë uji, një depozitë dekantimi, tubacione nafte, si dhe truall e ndërtesa, të gjitha në Shëngjin.

Tregtimi i naftës është një sektor që ka lëvizje të mëdha, me mbyllje të kompanive, apo rritje stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore. Aktorët e tregut pohojnë se tregu i naftës ka luhatje shumë të mëdha, duke qenë dhe sektori që ka më shumë falimentime. Çdo vit falimentojnë 2-3 kompani.

Nga ana tjetër, ka shumë sipërmarrje, që hyjnë në treg, ndërkohë që mungon kontrolli dhe informaliteti është shumë i lartë. Mund të ndodhë që një operator të hyjë në treg, të xhirojë deri në 10 milionë dollarë dhe të dalë vitin tjetër, duke shkarkuar kështu një pjesë të xhiros së pafaturuar të një kompanie tjetër, një formë e përdorur rëndom evazioni më se një dekadë më parë, por që duket se është rikthyer sërish në modë. Borxhet e kreditë e ndërsjellta apo shit-blerjet mes kompanive janë një formë tjetër e shmangies. Mjafton që një sipërmarrje të blejë disa bote me naftë dhe xhiron shuma të larta.

Ky informalitet dhe luhatshmëri e madhe në tregun e naftës tashmë po reflektohet dhe në sistemin bankar, ku shumë kredimarrës po rezultojnë problematikë.

Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025
SPORT

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025
SPORT

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025
Para

Përplasja me Lu, Llalla në Bruksel. A do të hetohen fondet e BE-së në Tiranë?

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com