• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

STOP/ S’kishte diplomën e së mesmes, e pushuan si polic u bë …drejtor burgu

23:30 : 06/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Emisioni investigativ Stop ka publikuar këtë mbrëmje një tjetër rast të shpërdorimit të besimit publik. I shkarkuar në vitin 2006 nga detyra si Punonjës i Grupit të Gatshëm në Policinë e Vlorë, për shkak të mungesës së diplomës së mesme, Artur Hyska është emrëruar në vitin 2015 drejtor i Burgut Sarandë. Stop ka mundur të sigurojë edhe dëftesat e shkollës së mesme të Hyskës, që pretendon se e ka bërë gjimnazin natën.

Zbardhja e plotë e rastit nga emisioni “Stop”

Duke iu referuar një shkrese zyrtare mbërritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku i propozohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë se, asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë “Grup Gadishmërie” në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, i propozohet Këshillit Rajonal Emërues të përjashtohet nga Policia e Shtetit, me motivacionin “Pranuar në kundërshtim me kriteret” (pa arsim të mesëm). Nga konfirmimi zyrtar i ardhur nga Zyra Arsimore Skrapar me shkresën Nr. 93/2 datë 10.05.2006, zoti Artur Hyska rezulton pa mbaruar arsimin e mesëm.

Menjëherë pas këtij propozimi vjen urdhëri i cili thotë se: Asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë “Grup Gadishmërie” në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, të përjashtohet nga Policia me motivacionin “Pranuar në kundërshtim me kriteret” (pa arsim të mesëm).

Në vitin 2015, Artur Hyska, duke iu referuar dokumenteve zyrtare, që nuk e ka arsimin e mesëm, emërohet si drejtor në IEPV – në Sarandë. Gazetari i “STOP”, i është drejtuar me dokumente, Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, për të marrë informacion nëse Artur Hyska e ka arsimin e mesëm apo jo.

Lexo edhe:

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

“Zoti Hyska, në vitet 88 – 95 ka kryer shkollën e mesme tek “Muhamet Kondi” në qytetin e Poliçanit dhe kjo vërtetohet nga Arkivi Shtetëror Vendor i Beratit me numër Amze, fletën dhe volumin. Më pas ju kemi vënë në dispozicion Diplomën Universitare Bachelor të zotit Hyska dhe po nga ana e Arkivit Vendor të Beratit na ka ardhur dhe një kopje e dëftesës së atij viti”.

Emisioni “STOP” ka një dokument të vitit 2006 nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku urdhëron që zotëria në fjalë të përjashtohet nga Policia, pasi nuk ka mbaruar arsimin e mesëm.

“Për këtë dokument që ju na paraqitët nuk jemi në dijeni. Na e vini në dispozicion këtë dokument dhe sigurisht që në moment do të fillojë verifikimi, në radhë të parë i këtij dokumenti, në radhë të dytë i dokumenteve të tjera që neve na kanë ardhur nga IEVP Sarandë dhe nga Arkivi Qendror Vendor i Beratit. Në momentin që do të kemi një konkluzion, nëse është gabim dokumenti që na paraqisni ju apo dokumentet e Arkivit të Beratit do të merrni një përgjigje me masën përkatëse, nëse do të ketë shkelje apo jo.”

Elio Laze, këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve na jep këtë përgjigje:

“Nga dokumenti që ju na keni dërguar për shkarkimin nga puna për arsye se nuk ka arsimin e mesëm, zoti Hyska ka dhënë sqarimin përkatës, i cili është se gjatë vitit 1997 Komisariati i Sarandës, aty ku kanë qenë dosjet personale të punonjësve është djegur, përfshirë edhe këto dosje. Në vitin 2006, zoti Artur Hysko sëbashku me efektivë të tjerë nga Policia e Sarandës janë larguar nga Policia e Shtetit me motivacionin se nuk gjenden dosjet e shkollës së mesme.

Në dy dokumentet që kemi vënë në dispozicion, pra propozimi dhe më pas urdhëri thuhet pikërisht se: “Pas verifikimeve nga Zyra Arsimore e Skraparit na rezulton që zoti Hyska nuk ka arsimin e mesëm. Ju i keni verifikuar këto dy dokumentacione?

“Ne jemi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ajo për të cilën ne përgjigjemi është vërtetësia e dokumenteve, që neve na paraqitet nga punonjësit tanë në IEVP, qoftë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme. Ajo që ne na ka rezultuar, zoti Artur Hysko e disponon arsimin e mesëm dhe kjo vërtetohet nga dokumentet e Arkivit Qendror Vendor të Beratit”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025
RAJONI

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

11:45 : 05/11/2025
SHOW BIZ

Divorci me Ogren Ballukun/ “Kunja” mes Nedës dhe Rozanës: Po mbiemrin do e mbash?

11:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vijon skandali te Onkologjiku, një tjetër medikament në mungesë për të sëmurët me kancer

11:32 : 05/11/2025
Para

Ushtrim i thjeshtë për bark të rrafshët, vetëm 1 minutë në ditë (Video)

TË GJITHA

Tirana mban gjysmën e ekonomisë shqiptare, Kukësi mbetet më i varfëri

12:07 : 05/11/2025

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

12:04 : 05/11/2025

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

11:45 : 05/11/2025

Divorci me Ogren Ballukun/ “Kunja” mes Nedës dhe Rozanës: Po mbiemrin do e mbash?

11:32 : 05/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku, një tjetër medikament në mungesë për të sëmurët me kancer

11:32 : 05/11/2025

Goditet banda shqiptare në Spanjë, shkatërrohen 4 plantacione marijuane, 6 në pranga

11:19 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com