Po shoqërohet me debate mbledhja e komisionit hetimor parlamentar për aferën CEZ, ku është thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha.
Nënkryetari i këtij komisioni Arben Ristani debatoi ashpër me deputetin e PS, Ulsi Manja.
Kur ky i fundit citoi betimin që duhej të përsëritej nga Shkëlzen Berisha, mbi dy herë për shkak të debateve opozitë-Balla, Ristani reagoi ashpër ndaj Ulsi Manjës duke i treguar që nuk mund ta bënte dy herë të njëjtën kërkesë.
Situata u tensionua kur Ristani e quajti “papagall” deputetin e PS Ulsi Manja.