• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

“Të bleva shishen e bojës”, mesazhi prekës i vajzës së Agollit

18:28 : 03/02/2017
në KULTURE

Elona, vajza e shkrimtarit të ndarë sot nga jeta, Dritëro Agolli vetëm pak ditë më parë postoi një dedikim prekës për babanë e saj.

Elona në një status në Facebook, në një moment dobësie, ajo flet për çastet e fundit të jetës së shkrimtarit të madh.

Elona e bëri postimin më 23 janar ndërsa ndodhej në Londër, ku ajo tregon se shkrimtari e kishte porositur për t’i blerë bojë.

Postimi i vajzës së Agollit:

Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lot, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jepja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishurletrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im. Londër, 23 janar

Lexo edhe:

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

Baçi: ‘Diella’ është Rama versioni femër! Do të vijojë vjedhjet me inteligjencë artificiale

Postimi që i përloti të gjithë, vajza e Agollit:

Pse ndjehem në faj Pas mesazhit që i përloti të gjithë, shkruar për babain e saj shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, Elona ka sqaruar të vërtetën e atij postimi. Elona Agolli sqaroi se statusi i saj në rrjetin social “Facebook” ishte veçse një çast dobësie, këto ditë që ajo është në Londër. “Ishte vetëm një postim në një moment dobësie, pasi më merr malli më shumë kur jam larg, meqë kur jam në Shqipëri, shkoj çdo ditë e rri me të, lexojmë poezitë. Edhe në postim, unë nuk kam nënkuptuar që është i sëmurë. Sigurisht, e ndjej trishtimin, pasi në moshën që është babai, unë çdo ditë kur largohem nga ai ndjehem në faj”. E pyetur se çfarë është errësira me të cilën lufton Drotëroi, e bija, Elona tha dje për “GSH” se, “ai natën e ka tmerr, thotë më ngjan si një buldozer që më shtyp. Por me ardhjen e agimit, babai qetësohet, siç edhe jam shprehur kur them ‘ti pret dritën’” Vajza e poetit, ndërsa ndodhet jashtë vendit për punë, thotë se “unë ngaqë di mendimet e përjetimet e babit kur bie muzgu e errësira, jetoj me mendimet e përjetimet e tij. Dhe kaq. Thjesht dashuri e qashtër bije, si çdo bije që do atin pa fund, njerëzisht e pafundësisht”. Ajo shton se Dritëroi madje e ka porositur para se të udhëtonte për penë e bojë, pasi ai ende shkruan. Madje edhe më herët, Elona ka shkruar: “Sa e sa poezi të shkruara për natën nga ati im! ‘Veçanërisht tani që nuk shkruaj si më parë, nata më ngjason me një buldozer që më afrohet për të më shtypur” – më përsëriste para dy netësh. ‘Ah sa inat e kam natën, tmerr e kam’ – thoshte. Si do shpëtoj dhe sonte nga kjo natë?!”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

16:06 : 12/09/2025
AKTUALITET

Baçi: ‘Diella’ është Rama versioni femër! Do të vijojë vjedhjet me inteligjencë artificiale

16:02 : 12/09/2025
AKTUALITET

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

15:50 : 12/09/2025
RAJONI

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

15:45 : 12/09/2025
RAJONI

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025
Para

Ndarja nga jeta e Agollit/ Basha: Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe

TË GJITHA

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

16:06 : 12/09/2025

Baçi: ‘Diella’ është Rama versioni femër! Do të vijojë vjedhjet me inteligjencë artificiale

16:02 : 12/09/2025

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

16:00 : 12/09/2025

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

15:50 : 12/09/2025

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në Kosovë

15:45 : 12/09/2025

James Rubin thotë se do të jetë dëshmitar në mbrojtjen e Hashim Thaçit

15:40 : 12/09/2025

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

15:36 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com