• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Super të pasurit i ikin apokalipsit dhe kolapsit të sistemit kapitalist

16:49 : 03/02/2017
në EKONOMI

Me pamjet që të lënë pafrymë, drerë të egjër dhe me pyje që mund të sigurojë mjaftueshëm dru zjarri për të mbajtur çdo miliarder ngrohtë gjatë dimrit të ftohtë…

Lake Hawea Station, një pronë prej 4,605 hektarësh në Otagon qendrore, është në rritje në tregun e pronave në Zelandën e Re. Rritjet janë zakonisht të nxitura nga blerësit offshor dhe sipas analistëve, është marrëzia më e fundit e super të pasurve që i tremben kolapsit të sistemit kapitalist, shkruan Financial Times. Ky është artikulli i dyti brenda pak ditëve për arratisjen e të pasurve në Zelandën e Re, pas atij të TheGuardian. (Super të pasurit e Sillicon Valley i drejtohen Zelandës së Re për të shpëtuar nga Apokalipsi)

Rreth 40% e klientëve tanë janë amerikanë, ata kërkojnë privatësi, siguri  dhe pamje mbresëlënëse rurale, tha Matt Finnigan, menaxher shitjes i International Realty New Zealand, e cila po i bën marketing pronave në Zelandën e Re.

Pasuritë e paluajtshme zakonisht janë të pajisura me burimet e tyre ujore, energjitike dhe me kapacitetet për të prodhuar ushqime, tha ai.

Lajmi i kësaj jave se Peter Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal, ishte ndër 92 aplikuesve sekretë për të marrë nënshtetësinë  e Zelandës së Re  jashtë procedurave normale, ka kthyer fokusin e fluksit të emigrantëve të pasur në shtetin e Paqësorit të Jugut. Ky artikull vjen pas shkrimeve se Zelanda e Re ishte destinacioni i preferuar për të pasurit që po përgatiten për apokalips.

Lexo edhe:

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Robert A Johnson, kreu i Institutit për Mendim të Ri Ekonomik, tha për audiencën në Davos se njihte disa menaxherë të fondeve gardh  në të gjithë botën që po blinin aeroporte dhe ferma në vende si Zelanda e Re pasi mendonin se kishin nevojë për një vend ku të arratisen dhe të fshihen në rast se rritja e pabarazi provokon revolta.

Zoti Thiel zotëron një pronë prej 193 hektarësh në Lake Wanaka, të cilën e ka blerë në 2015-ën për 14.5 milionë dollarë. Të tjerë të pasur të Amerikës së Veriut me prona në Zelandën e re janë James Cameron, regjisori i filmave, Julian Robertson, guru-ja i fondeve gardh, si dhe Matthew dhe Briana Monahan, bashkëthemelues të Inflection, kompania e të dhënave.

Disa të pasur rusë, përfshirë Mikhail Khimich, ish manjati i naftës, gjithashtu zotëron prona në Zelandën e Re.

Nuk aspak dyshime se vendi me 4.6 milionë banorë, i njohur për skuadrën e tij të ragbisë po shijon investimet e huaja dhe bumin migrator. Qeveria aprovoi blerjen e 465,863 ha nga të huajt në 2016-ën, thuajse gjashtë herë më shumë se një vit më parë. Emigracioni gjithashtu kapi vlerën më të lartë, 70,588, nga të cilët 1,286 qytetarë amerikanë siguruan banimin e përhershëm.

Ka shenja se interesat e Shteteve të Bashkuara në Zelandën e Re kanë mbetur të larta. Një javë pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Donald Trump, emigracioni në Zelandën e Re raportoi 13 mijë qytetarë amerikanë të regjistruar si të interesuar për të punuar apo studiuar në këtë vend.

Por shumë prej banorëve të Zelandës së Re refuzojnë se të pasurit po vërshojnë në vend për t’u mbrojtur prej katastrofave në atdhe.

Me fluturime direkte, afërsia me bregun perëndimor të SHBA-së është tërheqës për amerikanët, thotë Justin Murray, themelues i Murray & CO, bankë investimi në Zelandën e Re.

Duket se ka një numër në rritje të atyre që po e konsiderojnë një vend të mirë për të pasur një shtëpi të dytë, në një kohë kur destabiliteti politik po rritet në SHBA, por megjithatë njerëzit janë kryesisht të tërhequr për atë çka Zelanda e Re ka për të ofruar.

Zelanda e Re për shumë kohë ka qenë një destinacion popullor për të huajt që të fshehin paratë falë rregullave që ka vendi. Ka më shumë se 11 mijë të huaj që falë këtyre ligjeve nuk iu nënshtrohen taksimit dhe e kanë kërkesën për dhënie informacioni të kufizuar.

Ekonomia po rritet me një normë vjetore prej 3.5 për qind, ndërkohë që çmimet e shtëpive u rriten mesatarisht me 52% nga janari 2015 deri gusht të 2016-ës.

Zoti Finnigan tha se në vitet pas krizës globale financiare blerjet amerikane të pronave të luksit u lidhën me frikën ndaj të ardhmes. Por, ai thotë se tashmë shumica e blerësve të pasur janë në kërkim të shtëpive të pushimit në zona me bukuri natyrore.

Nuk po dëgjojmë për blerës që kërkojnë të arratisen në rast shpërthimi të një bombe, tha ai. Në vend të kësaj, ata janë në kërkim të një vendi që nuk është i populluar, ka një qeveri të qëndrueshme, një ekonomi në rritje dhe një tokë relativisht të lirë.

Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025
AKTUALITET

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

08:06 : 16/05/2025
SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
Para

FOTOT/ Tranvestiti nga Kosova shokon Gjermaninë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025

Tirana sot sërish në “paralizë”, një pjesë e banorëve “ngujohen” në banesa/ Rrugët që bllokohen

08:06 : 16/05/2025

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com