• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

Ndarja nga jeta e shkrimtarit Dritëro Agolli, politika përcjellë ngushëllimet

19:43 : 03/02/2017
në KULTURE, POLITIKE
Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Shkrimtari Dritero Agolli, gjate festes se 79 vjetorit te lindjes se tij.

Ndarja nga jeta e shkrimtarit Dritëroi Agolli është një humbje e madhe jo vetëm për letrat shqipe, por dhe politikën.

Rama: Dritëroi, vend pelegrinazhi për të dashuruarit pas letrave shqipe

“Lamtumirë Dritëro. U prehsh i qetë në tokën ku le pas një mal të lartë përjetësie, i cili do të mbetet vend pelegrinazhi për gjithë të dashuruarit pas letrave shqipe, brez pas brezi…”

Ilir Meta ka vlerësuar lartë figurën e tij dhe ka thënë se Shqipëri ka humbur një njeri të madh.

Ilir Meta: Mësuam me dhimbje lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të shkrimtari Dritëro Agollit. Pas këtij lajmi bota shqiptare është më e varfër. Si kryetar i kuvendit por edhe si mik duhet t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. Duhet t’i shpreh ngushëllime gjithë botës për këtë humbje të pasi ishte dhe do të mbetet figurë, reformator, përfaqësues më i madh i kulturës shqiptare, reformator dhe e i politikës shqiptare. Njeri që jetoj në kohët moderne me filozofi naimjane,. Në dritëroftë gjithnjë dritëroi ynë. Të prehet në paqe dhe mirësi.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Basha: Kombi humbi kolosin e letrave shqipe

Shefi i opozitës Basha shkruan në fb se kombi humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tone të madh.

“Kombi shqiptar humbi sot kolosin e letrave shqipe, poetin tone të madh, shkrimtarin e njerëzve të vërtetë, Dritëro Agollin. Familja e tij, miqtë dhe të dashurit, lexuesit, shqiptarët kudo ku ndodhen ndajnë sot dhimbjen për ndarjen nga jeta të babait, bashkëshortit, mikut dhe gjeniut të letrave shqipe.Pak shqiptarë kanë ndikuar në ndërgjegjen dhe emocionet tona si Dritëroi i madh. Ai transformoi letersine shqipe duke emancipuar shoqërinë shqiptare me veprën e tij për të mirën dhe të keqen, për njerëzit e thjeshtë, për dashurinë për vendlindjen dhe atdheun.Kam patur nderin dhe privilegjin ta njoh, ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër Dritëroin sepse dera e tij e madhe ishte gjithnjë hapur. Vepra e tij është e përjetshme. Në paqe u prehtë shpirti i tij”.

Idrizi: Humbje e madhe për kombin

Edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar një humbje të madhe për kombin ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

“Humbja e Dritëro Agollit është një humbje për kombin tonë. Vepra e tij do të mbetet përjetë, por ajo që do të na mungojë është qetësia dhe thellësia e mendimit të Dritëroit, që ndikonte vazhdimisht për mirë në jetën publike shqiptare.Kujtoj me respekt faktin se edhe pse sëmurë, ishte i pari që iu bashkua rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame, duke treguar vlerat e tij të mëdha kombëtare, që nuk i kufizonte vetëm në letërsinë që lëvroi dhe do t’i mbijetojë kohrave. Kujtimi i tij do të jetë i paharruar!U prehtë në paqe!”

Mirela Kumbaro: Secili nga ne ka një kujtim shumë të bukur, një varg, një poezi, një tekst prej Dritëro Agollit

Mirela Kumbaro: Hera e parë e takimit ka qenë shumë herët kur unë kam qenë student, por unë nuk mund të harroj herën e fundit që ishte pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij, ku përveçse një moment shumë emocional për mua dhe të dashur, ruaj një kujtim dhuratë prej tij të cilën besoj e kam si një ndër gjërat më të çmuara që Dritëroi pati dëshirën dhe nderimin që më bëri duke më falur librin e tij të fundit me dorën që i dridhej dhe një mbishkrim fantastik. Secili nga ne ka një kujtim shumë të bukur, një varg, një poezi, një tekst prej Dritëro Agollit dhe personazhin me humor. Secili ka kujtimin e vet.

Koço Kokëdhima:
O i pavdekshmi Dritëro!
Këto foto i kam kujtim nga vizita e fundit që bëra në shtëpinë e Dritëroit, në tetorin e vitit 2014. Bëmë shakara, kujtuam shumë ngjarje dhe njerëz, ndërsa zonjë Sadija na sajdisi me një raki shumë të mirë Përmeti. Dritëroi ishte i kthjellët, gëzonte shëndet të mirë, edhe pse i duhej të përdorte herë pas here tubat e oksigjenit. Ishte i dashur dhe i mençur, patriot e atdhetar si askush tjetër, një patrik i ndritur që i ndiqte me aq pasion e përkushtim të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, kulturore, sportive e shoqërore të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mbaj mend se diskutuam për politikën, për ngjarjet e fundit në stadiumin e Beogradit dhe për të majtën shqiptare.
Koha fluturoi dhe kur u ndamë e ftova në shtëpinë time. Shëndeti nuk ia krijoi mundësinë Dritëroit dhe ky mbeti takimi ynë i fundit.
Ikja jote Dritëro është kaq e dhimbshme për të gjithë popullin tonë. Ne dhe brezat që vinë nuk do të harrojmë kurrë, i madhi Dritëro, do të takojmë në librat e tu, në fjalët që aq bukur ia kushtove popullit dhe Atdheut tënd, i shtrenjti Dritëro, në këshillat e urta e plot mençuri, në kujtimet aq të çmuara nga jeta jote, që shqiptarët do t’i përcjellin me dashuri nga brezi ne brez,
O i pavdekshmi Dritëro!
Të qoftë i lehtë dheu yt!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Rita Lati rrëfen jetën e saj, dikush ja ka rrëmbyer zemrën

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş