• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Shokut i ngushtë i Kikës: E detyronte çdo ditë gruan të shkonte me meshkuj të tjerë për 30 euro

12:38 : 31/01/2017
në SHOW BIZ

Kreshnik Husaj, i njohur nga të gjithë si Kika i “Big Brother Albania 8”, dyshohet se ka rënë në prangat e policisë, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. 28-vjeçari nga Peja thuhet se është arrestuar më 13 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa që prej atëherë ndodhet në qeli, në burgun e Pejës.

“Bluetooth” ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila fillimisht tha se do të bënte konfirmimet përkatëse, por më pas refuzoi të përgjigjej. Ndërkohë, u kontaktua edhe ish-bashkëshortja e Kikës, V., e cila është protagoniste e kësaj historie, por ajo u tregua e gatshme të fliste vetëm nga afër. Në pamundësi të konfirmimit nga palët kryesore të përfshira në këtë histori, arrestimin dhe akuzat kundër Kikës i rrëfen ekskluzivisht për “Bluetooth” të “GSH” një nga miqtë e ish-banorit të “Big Brother”, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

Ai shpjegon se Kika është arrestuar në shtëpinë e tij në Pejë më 13 dhjetorin e shkuar, rreth orës 4 të mëngjesit. “E ka denoncuar ish-gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorjen e saj me qëllime përfitimi”, tregon ai. Miku i Kikës, ka thënë se gjatë martesës me Vlora Tahirin, ai e dërgonte në Prishtinë, ku e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë. “E detyronte të shkonte me meshkuj të tjerë për 30 euro”, rrëfen ai. Por jo vetëm kaq, ish-banori i edicionit të tetë të “Big Brother” i ka shkaktuar probleme ish-partneres së tij me familjen e saj. “Në familje ajo nuk mund të shkojë më, i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund t’i durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë, që të tregojë të vërtetën e saj”, shpjegon ai më tej.

I pyetur nëse kishte informacion gjatë kohës që Kika dhe Vlora ishin të martuar, për mënyrën se si ai e trajtonte dhe për shfrytëzimin e saj, shoku i Kikës shprehet, “Nuk e ka bërë kurrë në praninë time. Megjithatë, një person nga Prishtina më kishte thënë që Kika ia kishte çuar bashkëshorten dhe i ka marrë 30 euro për një marrëdhënie. Nuk e besova”.

Ai shpjegon se gjërat janë bërë të qarta, pasi ka takuar Vlora Tahirin, pas arrestimit të Kikës. “Jam takuar pas arrestimit të Kikës me ish-gruan e tij për kafe. Kam ruajtur raporte të mira me të dhe ajo më tregoi gjithçka, se si e ka keqtrajtuar Kika”, pohon ai.

Lexo edhe:

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

I pyetur pse Vlora kishte pranuar që të shfrytëzohej nga ish-bashkëshorti, shoku i tij thotë, “Ajo nuk kishte asgjë, familje jo, shtëpi jo, si të jetonte? Ky e detyronte të shkonte dhe nuk i jepte para. Si mund të jetonte? Ajo është e shkatërruar plotësisht, është për t’u dhimbsur se si e ka shfrytëzuar”.Sa i takon akuzave kundër Kikës, shoku i tij i afërt rrëfen se, në fakt, kundër Kreshnik Husajt nuk rëndon vetëm kjo akuzë, por edhe ajo e mashtrimit. “Ka mashtruar shumë këngëtarë. U ka marrë para për xhirime televizive dhe nuk i ka nxjerrë askund”, tregon shoku i Kikës, ndërsa thotë se çdo artist e ka paguar ish-banorin e “Big Brother” minimumi 100 euro, e në raste të tjera edhe më shumë. “Artistët nuk kanë thënë gjë në polici, gjithsesi për gjykatën shfrytëzimi i ish-gruas është primare si çështje”.“Aktualisht Kika është në burgun e Pejës dhe pritet që gjatë ditëve që vijnë të dalë përpara gjykatës. Normalisht më pas do të vendoset dënimi kundër tij”, shpjegon më tej miku i Kikës.

Kreshnik Husaj dhe Vlora Tahiri janë prindër të një vajze 2-vjeçare, e cila quhet Vesa. Ish-banori i “Big Brother 8” ka kujdestarinë e vogëlushes, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja. Por duket se Kika i shmang sa më shumë kontaktet e Vesës me mamanë e saj. “Kika nuk e lejon që Vlora të takojë Vesën. Mama e bijë shihen shumë rrallë dhe atëherë nga 5 minuta”, rrëfen ai, ndërsa shpjegon se tashmë që ish-banori i “BB8” është në burg, për vogëlushen kujdeset familja e Kikës.

Gjithsesi, për këtë histori, deri tani nuk ka konfirmime nga protagonistët e saj, apo autoritetet policore, të cilat, përsërisim, pas premtimit se do të konfirmonin ngjarjen, refuzuan të përgjigjen.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025
BOTA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025
BOTA

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025
AKTUALITET

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025
SHOW BIZ

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025
Para

Mosarrestimi i Balilit, Nishani: Më 3 shkurt mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com