• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tregu i sigurimeve, thellohet konflikti mes Autoritetit të Konkurrencës dhe AMF

10:02 : 30/01/2017
në EKONOMI, KRYESORE

AMF kërkoi revokimin e pjesshëm të një vendimi të nëntorit të konkurrencës që i kërkonte Komisionit të Ekonomisë të ndërhynte në treg për zbatimin e sistemit Bonus Malus tek sigurimet, pasi AMF nuk po vepronte prej katër vitesh. Konkurrenca jo vetëm nuk pranoi, por i bën thirrje Komisionit të detyrojë AMF që të nxjerrë aktet e nevojshme ligjore…

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka pranuar kërkesën e Autoriteti të Mbikëqyrjes Financiare për revokimin e pjesshëm të vendimit të nëntorit të konkurrencës “Për masat dhe detyrime për ndërmarrjet e sigurimit dhe disa rekomandime për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare mbi rivendosjen e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

AMF kërkoi revokimin e pikës II të vendimit, që i drejtohej Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dhe i rekomandon atij (Komisionit) të detyrojë AMF për marrjen e masave për të siguruar konkurrencën e lirë dhe efektive në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (MTPL), nëpërmjet nxjerrjes së akteve nënligjore për Zbatimin e plotë të sistemit Bonus/Malus për sigurimin e detyrueshëm motorik ndaj palëve të treta duke diferencuar primet e sigurimit të të siguruarve sipas historikut të dëmeve dhe Dëmshpërblimin e drejtpërdrejtë për palët e siguruara që do të rriste ndjeshëm konkurrencën mes shoqërive të sigurimeve.

Në nëntor, Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të detyrojë AMF për marrjen e masave për të siguruar konkurrencën e lirë dhe efektive në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, (MTPL), ku ndër më kryesoret ishte zbatimi i sistemit Bonus Malus (duke diferencuar primet e sigurimit të të siguruarve sipas historikut të dëmeve).

Konkurrenca iu drejtua Kuvendit, pasi kishte konstatuar sepavarësisht vendimeve dhe udhëzimeve që Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë për rritjen e konkurrencës dhe rregullimin e tregut përgjatë viteve, nuk ka gjetur vullnetin për bashkëpunim të rregullatorit AMF, për vënien e tregut përkatës në kushtet e konkurrencës së lirë dhe efektive.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Për shembull, për sistemin Bonus Malus, megjithëse kanë kaluar më shumë se 4 vite, nga dhënia e këtij vendimit (Vendimin nr.247, datë 09.10.2012 “ Për disa rekomandime ndaj AMF në tregun e sigurimeve të detyrueshme motorike ndaj palëve të treta”), situata në tregun përkatës është e njëjtë, dhe sistemi Bonus/Malus nuk është bërë efektiv ende.

Kur do fillojë zbatimi i Bonus Malus

Në shkresën nr. 2853/2 prot. të datës 23.12.2016 që AMF i drejton AK, ajo pranon që “[…] sistemi Bonus/Malus teknikisht do filloj të zbatohet menjëherë, pas hyrjes në fuqi të amendimeve të ligjit, por efektet e sistemit, do të vërehen, një vit pas hyrjes në fuqi të tij”.

Vënia në funksionim e këtij sistemi, dhe rëndësia e tij në tregun përkatës, rezulton edhe nga vetë Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, datë 15.12.2016, “Për vlerësimin e veprimtarisë së AMF për vitin 2015”, ku ai (Kuvendi) i ka kërkuar nga AMF të angazhohet midis të tjerave, edhe në këtë drejtim:

– Të verifikohet algoritmi i serverit dhe sistemi i IT, në lidhje me sistemin e shitjes së gjithë tregut, në përdorim të brokerit, i cili tregton TPL, kartonin jeshil dhe kufitaren, për të siguruar konkurrencë të lirë dhe pa pengesa për shkak të këtij algoritmi;

Dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë për palët e siguruara

Në lidhje me rekomandimin e dytë gërma (b) e pikës II të Vendimit Nr. 443, datë për dëmshpërblimin e drejtpërdrejtë, Autoriteti i Konkurrencës argumenton, se AMF-ja pavarësisht nga sa sanksionohet në nenin 11 të ligjit Nr. 10076, datë 12.02.2009 “Mbi sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” dhe respektimi i këtij rregulli i është rekomanduar në të njëjtën kohë edhe AMF me vendimin e Komisionit të Konkurrencës nr. 325 datë 30.07.2014 “Për disa rekomandime ndaj AMF për nxitjen e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta”, në projektligjin e propozuar, prej saj, ajo (AMF) e ka parashikuar dëmshpërblimin e drejtpërdrejtë vetëm për dëme në vlerë modeste deri në 100.000 lekë.

Autoriteti i Konkurrencës, argumenton se nga procesi hetimor, që ai ka realizuar në këtë treg, ka rezultuar se kanë qënë vetë shoqëritë e sigurimeve të cilat kanë marrë përsipër angazhimin për sigurimin e drejtpërdrejtë për pagesën e dëmeve të kryhet nga ana e shoqërive ku është siguruar mjeti motorik, konform rregullimit të parashikuar shprehimisht në nenin 11 të ligjit nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Ky angazhim i ndërmarrjeve është marre parasysh nga ana e Komisionit të Konkurrencës, edhe në Vendimin Nr. 324, datë 30.07.2014 “Për marrjen e masave dhe detyrimeve nga ana e shoqërive të sigurimit për rikthimin e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta” në të cilin trajtimi i drejtpërdrejtë i dëmit është rekomanduar për të gjitha dëmet pavarësisht nga vlerat e dëmeve.

Konkurrenca, jo vetëm nuk pranon kërkesën e AMF, por ngul këmbë për zbatimin e rekomandimeve të saj

Në vendimin e fundit, Autoriteti i Konkurrencës ka risjelljë në vëmendje të rekomandimeve për Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, që të detyrojë AMF, për vitin 2017 të nxjerre aktet e mëposhtme nënligjore, në lidhje me:

Zbatimin e plotë të sistemit Bonus/Malus për sigurimin e detyrueshëm motorik ndaj palëve të treta duke diferencuar primet e sigurimit të të siguruarve sipas historikut të dëmeve, për të siguruar konkurrencë të lirë dhe efektive në treg, ashtu siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, datë 15.12.2016 “Për veprimtarinë e AMF për vitin 2015”.
Dëmshpërblimin e drejtpërdrejtë për palët e siguruara, për të gjitha dëmet, në funksion të përmbushjes së kërkesave të nenit 11 të ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 “Mbi sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, si një zgjidhje që do të rriste ndjeshëm konkurrencën mes shoqërive të sigurimeve.

Monitor.al

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Ahmetaj: Aleanca me LSI do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të qershorit

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com