• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreth 600 gjyqtarë dhe prokurorë “dorëzohen” tek ILDKPKI

10:14 : 29/01/2017
në AKTUALITET

Afro 600 gjyqtarë e prokurorë kanë dorë­zuar deri dje në mbyllje të orarit zyrtar formularët e vetingut në ILDKPKI.

Zyrat e këtij institucioni kanë qenë të hapura edhe dje për prokurorët e gjyqtarët nga i gjithë vendi, në mënyrë që të administrohen formularët e vetingut të plotësuar tashmë nga nëpunësit e sistemit të drejtësisë në vend, raporton “Panorama”.

Mësohet se me numrin e prokurorëve e gjyqtarëve që kanë dorëzuar formularët deri në mbyllje të orarit ditën e djeshme, konsiderohet se procedura është ezauruar nga rreth 70 për qind e totalit të personave që do t’i nënshtrohen vetingut. Procesi mësohet se është i hapur dhe vazhdon deri në ditën e martë të javës që vjen, më datë 31 janar, kur përfundon edhe afati për dorëzimin e formularëve të vetingut.

Procedura më pas parashikon një kontroll formal të dosjeve nga ILDKPKI dhe më pas, shqyrtimi bazik i dosjeve do të bëhet nga Komisioni i Vetingut, i cili ende nuk është krijuar. Gjatë këtyre ditëve, ILDKPKI krijoi dhjetë sportele për pranimin e dokumenteve, me qëllim që të përballojë fluksin nga prokuroritë e gjykatat e Tiranës dhe gjithë rrethet e vendit.

PASURITË

Lexo edhe:

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

Sipas verifikimeve paraprake që janë bërë në formularët e dorëzuar deri më tani, rezulton se gjyqtarët e prokurorët kanë pasuri të shumta në emër të tyre dhe të personave të afërm. Përveç apartamenteve, makinave, tokave dhe llogarive bankare, gjyqtarët e prokurorët kanë deklaruar edhe aksione në biznese të ndryshme.

Pronë sia në këto raste deklarohet se i përket bashkëshortit/es së prokurorit apo gjyqtarit. Një tjetër fenomen që vihet re është se një pjesë e mirë e prokurorëve e gjyqtarëve që zotërojnë pasuri të tilla, në shumicën e rasteve i paraqesin ato si të krijuara para se të nisnin punën në sistemin e drejtësisë, apo si pasuri të trashëguara. Në raste të tjera, llogaritë bankare apo prona të tjera paraqiten si të përfituara nga dy punësime apo në disa raste edhe tri apo katër punë të ndryshme që gjyqtarët e prokurorët deklarojnë se i kanë kryer në të njëjtën kohë. Veçanërisht e përmendur te dy apo trepunësimi është mësimdhënia në institucionet e arsimit shtetëror apo privat.

Deri tani mësohet se nuk ka asnjë gjyqtar apo prokuror të dorëhequr për t’u shmangur nga vetingu. Edhe Sylejman Tola, prokuror në Krujë, për të cilin u aludua, në fakt rezulton se nuk është dorëhequr, por duke qenë se dilte në pension në shkurt, ka njoftuar ILDKPKInë se nuk do të kalojë në veting, edhe pse e ka deklaruar të gjithë pasurinë, raporton “Panorama”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
SHOW BIZ

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025
AKTUALITET

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025
Para

Çifti humb rrugën e kthimit në malin e Llogarasë, gjendet pas orësh kërkime

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
Screenshot

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

15:06 : 14/05/2025

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025

“Kemi qeverinë që meritojmë”/ Studentët janë mosbesues ndaj zgjedhjeve

14:49 : 14/05/2025

“Rama, Toto Rina i Tiranës”, Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës

14:37 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com