• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I vodhi nga kasaforta babait 950 mijë lekë, i riu i prish brenda natës

19:40 : 27/01/2017
në AKTUALITET

Një 25 -vjeçar në Tiranë, “dashamirës” i lojërave të fatit, nuk i ka bërë ballë tundimit të kasafortës së babait të tij në shtëpi.

Pasi e ka zhvendosur, ai e ka hapur atë dhe ka marrë plot 950 mijë lekë, si dhe dy pajisje elektronike që ndodheshin në të. Gjithë këtë shumë i riu e ka zeruar në më pak se 12 orë “arrati” në Durrës, duke e shpenzuar të gjithën në një kazino. Pas kallëzimit të vjedhjes nga babai i tij dhe më tej i pranimit të marrjes së kasafortës, Albion K. përfundoi si i pandehur në gjykatë për akuzën e “vjedhjes”.

Në përfundim të gjykimit, ai u deklarua i fajshëm për akuzën dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie. Sipas “Panorama”, gjatë gjykimit ai ka shfaqur pendesë të thellë për veprën e kryer dhe kërkoi një dënim sa më të lehtë nga ana e Gjykatës.

Sipas vendimit të Gjykatës, vjedhja në banesë është konstatuar nga babai i të pandehurit në 12 qershor të vitit të kaluar. Në kallëzimin e bërë në polici, babai i të dëmtuarit ka rrëfyer se në banesën e tij ishte vjedhur kasaforta. Brenda saj ndodheshin 950 mijë lekë, një dokument pronësie banesë, një iPad dhe një kamera.

Sipas Gjykatës, bashkë me dy pajisje të tjera elektronike, totali i vlerës së vjedhur shkonte në 993 mijë lekë. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, i dëmtuari ka shfaqur dyshime se vjedhja mund të ishte kryer nga djali i tij, Albion K., i cili luante nëlojëra fati, ose nga shokët e tij. Sipas kallëzuesit, kur është konstatuar vjedhja e kasafortës, djali i tij, Albion K., nuk i është përgjigjur thirrjes telefonike të tij dhe se ai kishte biseduar me nënën e tij, i nervozuar dhe i shqetësuar, duke i deklaruar se “kishte mbaruar si njeri”. I pyetur disa ditë pas ngjarjes, si person nën hetim, i pandehuri Albion K. ka pranuar faktin e vjedhjes së lekëve në banesën e tij.

Lexo edhe:

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka rrëfyer me detaje se si i kishte lindur mendimi për të marrë paratë, si edhe se si i kishte shpenzuar ato brenda së njëjtës ditë. Sipas të pandehurit, më datë 12.06.2016, rreth orës 22:45, ai është ndodhur në shtëpi i vetëm dhe pa e menduar gjatë, ka marrë kasafortën që ndodhej në shtëpi.

Albion K. ka treguar se e ka futur kasafortën në një kuti kartoni dhe është ulur me ashensor nga banesa. Ai ka mundur të hapë kasafortën ku ka vjedhur shumën prej 950 mijë lekësh. “Pasi ka marrë shumën e parave, ka udhëtuar në drejtim të qytetit të Durrësit me taksi, ku ka mbërritur në orën 01:20. Është akomoduar në hotel ‘A…’, në zonën e plazhit, duke rezervuar për dy ditë. Më pas, rreth orës 02:30, ka shkuar në një kazino e ndodhur rreth 200 metra larg hotelit, ku ka luajtur deri nga ora 12:00 e drekës, duke i lënë të gjitha paratë e vjedhura në banesë në kazino. Është kthyer në qytetin e Tiranës, më datën 14 qershor 2016, rreth orës 19:00. Nga frika e prindërve nuk është kthyer në shtëpi, por ka qëndruar te shokët e tij. Për sendet e tjera të gjendura në kasafortë, sipas deklarimeve të tij, ia ka dhënë mamasë së tij”, thuhej në vendimin e Gjykatës. I pandehuri Albion K. ka deklaruar se është penduar për veprimet e tij dhe është vetëdorëzuar në polici, duke sqaruar rrethanat e hetimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
SPORT

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025
BOTA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025
AKTUALITET

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025
Para

Miku i Tahirit shkarkohet nga doganat, Rama e emëron drejtor në Policinë e Vlorës

TË GJITHA

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

21:47 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com