• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Qeveria Rama nuk u jep paratë kompanive që punojnë. Krijohen 24 mln euro borxhe për vetëm pak muaj

09:41 : 25/01/2017
në EKONOMI, POLITIKE

Qeveria Rama nuk po mban premtimin për të mos krijuar detyrime të prapambetura ndaj kompanive private.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në 10 muaj, nga janari deri më 31 tetor 2016, borxhi i akumuluar arriti në 3.3 miliardë lekë ose 24 milionë euro.

“Më shumë se 75% të këtyre detyrimeve u përkasin kontratave të papaguara në rrugë”, shkruan revista Monitor duke paralajmëruar se borxhi i prapambetur mund të jetë edhe më i lartë pasi në monitorim për detyrimet e krijuara rishtas janë vetëm 16 ente publike, teksa qindra të tjera që kryejnë shpenzime nuk janë përfshirë në raportim.

Kur erdhi në pushtet kryeministri Rama pati si fushatë kryesore fajësimin e qeverisë Berisha për borxhet e papaguara kompanive. Ai tha se 8 vjet qeverisjes, Berisha kishte lënë një borxh prej 400 milionë dollarësh pa u paguar kompanive, kryesisht atyre që kishin ndërtuar rrugë.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë me këtë ngërç të krijuar nga borxhi ndaj sektorit privat. Është një borxh që ka futur gjithë ekonominë në ngërç dhe ka paralizuar fuqinë ndikuese të bankave mbi ekonominë, për shkak të ndërthurjes së të gjithë këtij zinxhiri borxhi. Po përgatitemi ta shlyejmë një orë e më parë”, deklaronte Rama më 20 shtator të vitit 2013.

Lexo edhe:

‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

Në emër të shlyerjes së këtij borxhi qeveria Rama mori 330 milionë euro nga FMN. Kur ka arritur fundin e mandatit, qeveria Rama po sillet njësoj si qeveria paraardhëse, duke mos paguar kompanitë private që kanë kryer punë publike, në rrugë, ujësjellësa, mirëmbajtje, studime.

BORXHET

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës raportoi që detyrimet për periudhën nga janar -31 tetor 2016 janë në vlerën 2 533.5 milion lekë, të krijuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), për 10-mujorin e vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtas në vlerën 1 817.3 milionë lekë për:

1-Kontrata, studime, projektime dhe oponencë, në vlerën 82.2 milionë lekë, që kanë ardhur si pasojë e mosplanifikimit të tyre në buxhetin e vitit 2016 nga ARRSH.

2-Kontrata investimi (ndërtime, rikonstruksione) në vlerën 811.8 milionë lekë, janë kontrata shumëvjeçare dhe buxhet i pamjaftueshëm për likuidimin e plotë të faturave, ndërkohë që kontraktorët vazhdojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.

3-Supervizione punimesh, në vlerën 23.5 milionë lekë, kanë lidhje me kontratat e ndërtimit.

4-TVSH dhe kosto lokale, në vlerën 86.2 milionë lekë.

5-Vendime gjyqësore – në vlerën 139.2 milionë lekë.

6-Sinjalistika dhe të tjera – në vlerën 223.2 milionë lekë.

7-Kontrata mirëmbajtjeje – në vlerën 451.2 milionë lekë.

8-Ujësjellës Kanalizime, për 10-mujorin e vitit 2016 deklaron detyrime të krijuara rishtazi në vlerën 716.2 milion lekë:

9-Për projektet me financim të huaj që ka të bëjë me pagesat e rimbursimit të TVSH-së dhe Kosto Lokale, 338.3 milionë lekë.

10-Për projektet me financim të brendshëm, kryesisht në objektet për furnizimin me ujë të plazheve Durrës – Kavajë, 377.9 milionë lekë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka raportuar 19.9 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë në disa institucione.

Ministria e Drejtësisë raporton që detyrimet për periudhën nga 01.01.2016 – 31.10.2016, janë në vlerën 201.1 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë të ndara sipas institucioneve si më poshtë:

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave – 169.2 milionë lekë që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nga AKKP është ngritur problemi për pamjaftueshmëri fondesh.

Mjekësia Ligjore raportoi 5.2 milionë lekë detyrime. Aparati i Ministrisë së Drejtësisë ka raportuar 21.7 milionë lekë detyrime që ka të bëjë me detyrime për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Ministria e Shëndetësisë raportoi detyrime të prapambetura për periudhën në vlerën 26.3 milionë lekë, ndërsa Ministria e Bujqësisë, 28 milionë lekë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes raporton që detyrime 278.5 milionë lekë të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë në disa institucione.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë raporton që detyrime në vlerën 54.1 milionë lekë.

Të gjitha këto borxhe, ashtu siç deklaronte kryeministri Rama sapo kishte ardhur në pushtet, janë probleme për ekonominë. /Lapsi.al

Image

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

10:06 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

09:48 : 17/08/2025
RAJONI

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

09:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Bilanci katastrofik i zjarrit në Delvinë, flakët dogjën një sipërfaqe mbi 40 km²

09:34 : 17/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025
RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
Para

Postimi i vajzës së Dritëro Agollit që përloti të gjithë, ja pse e shkruajti Elona

TË GJITHA

‘Bella mafia’ në Londër ku Pati Travel mbledh paratë e pista që sjell në Shqipëri, tarifa 12% e shumës

10:06 : 17/08/2025

EMRI/ Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet 38-vjeçari

09:48 : 17/08/2025

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

09:42 : 17/08/2025

Bilanci katastrofik i zjarrit në Delvinë, flakët dogjën një sipërfaqe mbi 40 km²

09:34 : 17/08/2025

Ndezi zjarrin që dogji një sipërfaqe me pemë frutore, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

09:26 : 17/08/2025

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com