• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“70-vjeçari hakmarrës Trump do të na hedhë në erë”

14:59 : 23/01/2017
në BOTA

Duke trembur edhe më shumë aleatët perëndimorë, Donald Trump ripohoi vendosmërinë e tij për të ribërë krejtësisht politikën e jashtme amerikane, teksa merrte detyrën javën që kaloi.

Në intervista të dhëna për gazetat, Trumpi përsëriti kritikat ndaj NATO-s si “e vjetëruar”, përshkroi Bashkimin Europian si një “mjet për Gjermaninë”, dhe sugjeroi që mund të heqë sanksionet ndaj Rusisë. Aksionet në prodhuesit gjermanë të automjeteve pësuan rënie, teksa Trumpi kërcënoi që të vendosë një tarifë 35% mbi BMë-të që prodhohen në Meksikë, për t’u shitur në SHBA. Por oferta e tij për një marrëveshje të shpejtë tregtare Angli-SHBA, pas Brexit, u mirëprit në Britaninë e Madhe. Trumpi hodhi gjithashtu poshtë me zemërim, zërat se ai kishte zhvilluar festa me prostituta në Rusi.

Elton John dhe shumë artistë të tjerë të famshëm refuzuan ftesat për të kënduar në inaugurimin e Trumpit, të premten. John Lewis, një veteran në mbrojtjen e të drejtave civile, tha se po qëndronte larg në shenjë proteste ndaj zgjedhjes së paligjshme të Trumpit. Pasi Trumpi deklaroi se Leuis është një person “që vetëm flet”, 50 kongresmenë demokratë deklaruan se as ata nuk do të merrnin pjesë.

Çfarë shkruajtën editorialët?

Lexo edhe:

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

“Inaugurimi i një presidenti të ri në SHBA, normalisht është një moment shpresash të mëdha”, shkruante The Observer. Jo këtë herë. Ideja e Trumpit në Zyrën Ovale ka shkaktuar “frikë, ankth dhe parandjenja të këqia”. Gjatë fushatës ai tregoi se nuk është aspak i përshtatshëm për detyrën, dhe sjellja e Trumpit kohët e fundit vetëm sa e ka konfirmuar këtë gjykim.

Brenda pak minutash pasi hapi një konferencë shtypi javën që kaloi, ai sulmoi shërbimet amerikane të inteligjencës, goditi fort kompanitë amerikane që investojnë jashtë si dhe eleminoi me një firmë reformat e kujdesit shëndetësor të Obamës. “Ngjitja e tij është një poshtërim kombëtar”.

Ndërkombëtarisht, steka nuk ka qenë kurrë më lartë, shkruante The Times. Administrata e re po kërcënon jo vetëm me një luftë tregtare potencialisht shkatërrimtare me Pekinin, por ajo po zgjedh edhe një “përleshje” mbi krijimin prej Kinës të ishujve artificialë, në detin e jugut të Kinës. Një përplasje që mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur. Si për t’i përkeqësuar gjërat, shkruante Financial Times, Trumpi duket se është gati që të rrezikojë armiqësimin e aleatëve në Europë, duke hequr dorë nga politika 70-vjeçare e Amerikës, në mbështetje të një Europe të bashkuar. Eshtë totalisht “në drejtimin e gabuar”. Si e treguan shumë qartë Lufta e Ftohtë dhe 11 shtatori, SHBA ka nevojë për aleatë të fortë në Europë.

Çfarë thanë komentatorët

Presidenca e Trumpit është e destinuar të shkojë keq, shkruante Richard Cohen në The Washington Post. Ashtu si me Lyndon B. Johnsonin “një aromë paligjshmërie nuk i ndahet atij”. Ai e ka marrë detyrën me një defiçit prej pothuaj 3 milionë votash, në votën popullore; një sondazh i ditëve të fundit e bën atë më pak popullorin ndër shtatë presidentët e fundit të zgjedhur. Vetëm 40% e votuesve kanë një opinion të mirë për të (krahasuar me 78% për Barack Obamën në kohën e inaugurimit, 62% për George W. Bushin dhe 66% për Bill Clintonin). “I uroj më të mirën; i uroj më të keqen. Dilema është si të ndaj urrejtjen për të nga dashuria për vendin”.

Amerika ka zgjedhur një demagog, shkruante Bret Stephens në The Wall Street Journal. Por “nëse liberalët kanë ndërmend të kalojnë katër vitet e ardhshme, në një gjendje indinjate me decibelë të lartë, me siguri do i shtrojnë rrugën rizgjedhjes së tij”. Për shkak se sulmet e Trumpit kanë një kuocient të të vërtetës, zjarri i tij i madh i përnderimeve liberale mund të rezultojë popullor. Anëtarët e BE në NATO nuk kanë peshën e tyre; BE vetë është në telashe; John Lewis e teproi shumë që vuri në dyshim ligjshmërinë e zgjedhjes së tij. Eshtë gjithashtu e vërtetë që gjërat kanë nevojë të shkunden, pas “sigurive të mpira të viteve të Obamës”. Shqetësimi i madh është se Trumpit i mungon ndjesia e përmasës apo vetëpërmbajtjes; “se gjenialiteti i tij në shembjen e gjërave, është shumë më lart se sa aftësia e tij për të ndërtuar gjëra”.

Ky është një shqetësim shkruante Matthew Cooper në Newsweek, “nëse beson që Trumpi ka një seri të pandryshueshme besimesh”. Por ai nuk ka. Për shembull, ai duket se është sprapsur nga plani i propozuar prej tij, për të ndaluar myslimanët. Ai gjithashtu do që të emëruarit e tij “të shprehin mendimet e tyre, jo të miat”. Gjenerali James Mattis, i përzgjedhuri i Trumpit për Sekretar të Mbrojtjes, bëri pikërisht këtë kur deklaroi se ai (ndryshe nga Trumpi) e sheh Rusinë si “rrezikun kryesor” për SHBA. Ky është problemi, shkruante Max Hastings në Daily Mail. Edhe rrethi i tij më i ngushtë nuk e di se si do të sillej ky “70-vjeçar i çrregullt dhe hakmarrës”.

A është ai gati të nisë një luftë të re me Iranin, apo t’i dorëzojë Rusisë shtetet e Balltikut? Kemi arsye të jemi nervozë. Sa për mua, do të ndihemi që ia hodhëm “nëse presidenti i 45 nuk shkakton një rënie totale globale – apo nuk na hedh të gjithëve në erë”. / The Week – www.bota.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025
AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025
NDRYSHE

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
Para

20 euro policit për të mos i vënë gjobë, por ky i ri e pëson keq

TË GJITHA

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com