“Një mashtrues, një gjysëm politikan që do të bëhet diktator”. Kështu e cilëson miliarderi George Soros, presidentin e ri të SHBA-ve Donald Trump.
Soros duke folur në një darkë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se kishte besim se fuqitë e Trump do të jenë të kufizuara nga Kongresi.
“Ai nuk do të jetë në gjendje të shkojë shumë larg dhe të bëhet një diktator,” tha ai.
Më herët Soros tha se priste që zoti Trump të dështonte: “Idetë që udhëheq janë krejtësisht kontradiktore. Ai ka tre drejtues stafi, në vend që këtë një dhe kabineti i tij është shumë i fragmentuar dhe lufton njëri-tjetrin”, tha ai.