• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i ri për noterët/ Kushtet dhe procedurat e reja për marrjen e titullit

09:42 : 21/01/2017
në AKTUALITET

Ashtu si gjyqësori, prokuroria dhe avokatia edhe shërbimi i noterisë do të reformohet në kuadër të reformës në drejtësi. Tashmë është gati drafti i hartuar nga ekspertët e EURALIUS, i cili do kalojë në Komisionin e Ligjeve për diskutim dhe miratim.

Ai parashikon kushte të forta dhe provime të njëpasnjëshme deri në marrjen e licencës nga ana e aplikuesve.

Kushti i parë është që aplikuesit për noterë të kenë përfunduar arsimin juridik. Por arsimi nuk është gjithçka, ai është vetëm një hap i parë drejt aprovimit të një personi si profesionit në Noteri pasi në vijim parashikohen edhe shumë vite trajnim dhe asistencë, deri në marrjen e licencës.

Ligji i ri parashikon që personi që do të marrë një licencë noterie nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë. Ndër kushtet e tjera që përmenden në projektligji janë që aplikuesi: “Të jetë shtetas shqiptare; të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar; të mos jetë dënuar më një vendim gjyqësor të formës së prerë me burgim, për një vepër penalë të kryer me dashje, e cila cenon figurën dhe integritetin e profesionit të noterit; të këtë përfunduar arsimin juridik”, thuhet në projektligj.

Kushtet janë të forta edhe për arsimin. Nuk do të mjaftojë thjeshtë një diplomë, por aplikuesi duhet të ketë rezultate të mira. “Programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë, të barazvlefshme me 300 kredite, për një kohëzgjatje prej jo më pak se 5 vite akademike, në një universitet publik ose privat në Shqipëri”, thuhet në pr.ligj.

Lexo edhe:

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

Për aplikuesit që kanë kryer studime jashtë vendit, do të shikohen programet dhe konvertimi i diplomës do të kryet në bazë të ligjit të ri për arsimin. “Studime jashtë shtetit në drejtësi, që i përkasin niveleve nga 6 deri në 8, të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, të cilat njihen dhe njësohen përmes lëshimit të dokumentit zyrtar, të barasvlershëm nga pikëpamja e së drejtës për të vazhduar punësimin në Shqipëri, në zbatim të nenit 92, pika1 të ligjit nr.80/2015 “ Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në projektligj. Aplikantët për noterë do e kenë të detyrueshëm trajnimin 1 vjeçar pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve. Po ashtu, noterët duhet të kryejnë 2 vjet punë pranë një noteri, si asistentë dhe më pas i nënshtrohen provimit të kualifikimit pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve. Këtu kandidati duhet të marrë 80 për qind e pikëve.

Pas përfundimit të studimeve, kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e noterit i nënshtrohen një provimi të posaçëm, që quhet i kualifikimit. “Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve administron aplikimet e kandidatëve për noter, dhe ja paraqet ato Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila nga ana e saj vë në dijeni Ministrin e Drejtësisë për aplikimet e dorëzuara. Qendra Shqiptare për Trajnimin e Noterëve organizon provimin e kualifikimit të noterisë. Mbi bazën e vendimit të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë, pranë Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve ngrihet për çdo provim kualifikimi, një komision had hoc, i quajtur ‘komisioni i kualifikimit’ “, përcaktohet në nenin 2. Në vijim ligji përcakton ditën dhe orën e bërjes së provimit të kualifikimit.

“Data, vendi dhe ora për organizmin e provimit të kualifikimit për noter, caktohen me vendim të Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë. Ky vendim i komunikohet kandidatëve për noterë që kanë aplikuar për provimin për kualifikim për noter të paktën 1(një) muaj përpara. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Dhomës Kombëtare të Noterisë publikohet në faqen zyrtare të Dhomës Kombëtare të Noterisë”, thuhet në projektligj.

Ligji parashikon edhe masa disiplinore të forta për shkelësit e parashikimeve ligjore për ushtrimin e profesionit të noterit. Për këtë krijohet një bord i posaçëm. “Masat disiplinore të parashikuara në Nenin 7 të këtij ligji jepen nga Bordi Disiplinor i Avokatisë”, thuhet në projektligj. Në nenin 7 janë parashikuar të gjitha masat, që nga paralajmërimi me shkrim deri tek heqja e licencës. “Vërejtje me shkrim; gjoba nga 50.000 lekë deri në 300.000 lekë; pezullim i përkohshëm i ushtrimit të aktivitetit noterial për një periudhë 6 (gjashtë) mujore; heqje e licencës për ushtrimin e profesionit të noterit. Gjoba mund të shoqërohet në mënyrë kumulative, me masa të tjera disiplinore, të parashikuara nga germat c) dhe ç) të pikës 1 të këtij neni”, parashikohet në projektligji.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

08:26 : 12/05/2025
Para

Kapet gomonia në Vlorë me dy shtetas italianë, dyshohet për trafik droge

TË GJITHA

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Pogradec, kush kryeson deri më tani

09:12 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Dibër, PS po dominon në çdo bashki të qarkut

09:00 : 12/05/2025

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

08:26 : 12/05/2025

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com