• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkrimi i ‘La Repubblica’ mbi terrorizmin në Shqipëri, Tahiri letër gazetës: Përgënjeshtrojeni

12:04 : 16/01/2017
në AKTUALITET

Pas publikimit të artikullit në gazetën italiane “La Repubblica” të Barit me titull “Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puglia-n”, ka mbërritur reagimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri mësohet se i ka dërguar një letër drejtorit përgjegjës Ezio Mauro, ku i kërkon përgënjeshtrimin e artikullit dhe që shkrime të tilla të mos publikohen pa marrë informacion zyrtar të autoriteteve të shtetit shqiptar.

Sipas Tahirit dizinformimi nxit mosbesimin mes partnerëve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
“Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit”, shkruan në letër ministri.

Ndër të tjera Tahiri vlerëson rolin e medias në informimin publik, por sqaron që do kishte qenë profesionale dhe raportim i të vërtetës nëse përpara publikimit gazetarët të kontaktonin autoritetet zyrtare shtetërore të Shqipërisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të cilat japin pa asnjë pengesë çdo të dhënë në lidhje me problemin e “foreign fighters” apo “celulave” që mund të kenë lidhje me të ashtuquajturin ISIS.
“Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”. Pra Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që ka arritur të çojë në zero numrin e shtetasve që largohen si “luftëtarë të huaj”, thotë ministri.

Teksa liston masat që kanë çuar në arritjen e këtij rezultati. Por dhe një detaj interesant: që Shqipëria ka sot njësinë Antiterror më të madhe krahasuar me çdo vend të Ballkanit, e për numër popullsie krahasuar më të madh se dhe vetë Italia.

Lexo edhe:

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

“Kjo është një strukturë e mirëpajisur dhe e specializuar kundër këtyre fenomeneve, falë edhe ndihmës së partnerëve tanë ndërkombëtarë, ku Italia është ndër vendet kryesore” vlerëson ministry.

“Kemi nënshkruar me vendet fqinje ashtu si dhe me Italinë, protokolle bashkëpunimi policor për shkëmbimin e menjëhershëm të informacioneve që kanë të bëjnë me krimin e në këtë kuadër dhe me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ndërkohë, kemi pasur rezultate konkrete nga hetimet, duke arrestuar dhe dënuar rrjetet që merreshin me rekrutimin e “foreign fighters”.

Disa hetime shumë të rëndësishme janë zhvilluar edhe në nivel bilateral me Italinë, me rezultate konkrete në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë, besoj është shumë e tepërt t’Ju sqaroj se në vendin tonë, nuk ka asnjë fshat ku “ngrihet” flamuri i ISIS, kësisoj asnjë rrezik i shtuar nuk i vjen Italisë, përveç rrezikut të përbashkët, nga i njëjti armik i përbashkët, terrorizmi. Është kjo arsyeja që ju shpreh keqardhjen për shkrime të tilla që jo vetëm nuk i përputhen të vërtetës, por shtojnë premisa për më shumë mosbesim”, mbyll letrën Tahiri.

Lajme të lidhura

BOTA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
SPORT

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025
BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025
Para

FOTOT/ Rrëzohet avioni në Kirgistan, së paku 37 viktima

TË GJITHA

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com