Një dhomë e veçantë në Shtëpinë e Bardhë për Melania Trump

Melania Trump duket gjithmonë e përsosur në daljet e saj publike.

Zonja e parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tyre në Washington, e megjithatë për ato herë kur do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, po bëhet gati një dhomë e veçantë vetëm për përgatitjet e saj përpara daljeve publike.
“Do të ketë patjetër një dhomë të veçantë për flokët, grimin dhe garderobën e saj”, thotë grimierja e besuar e Melania Trump prej vitesh, Nicole Bryl. Ajo kujdeset për një sërë klientësh të rëndësishëm, mes tyre familja Rockefeller.

LEXO EDHE  Mjaft na e kanë futur gishtin politikanët... kishte të drejtë Bes Kallaku/ Ermal Mamaqi sherr për çmimin e lartë të biletës

“Melania dëshiron të ketë një dhomë me ndriçimin më të mirë të mundshëm, që puna e ekipit tonë për kurimin e imazhit të saj të jetë e përsosur.”

Regjimi i bukurisë i ish-modeles 46-vjeçare është shumë i përpiktë.

“Grimi i Melania-s kërkon rreth një orë e 15 minuta, pa asnjë lloj shpërqëndrimi”, thotë Bryl, “Nëse do që look-u i saj të mos lëvizë gjatë gjithë ditës, duhet pak më shumë kohë dhe punë.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here