• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Raporti i UEFA-s, ja sa paguhen futbollistët në Shqipëri

22:29 : 13/01/2017
në SPORT

Të jesh trajner në futbollin shqiptar mund të konsiderohet si një punë “stinore”. Shumica e shikon veten të shkarkuar pas disa muajsh dhe pjesa tjetër të emëruar në mes të një edicioni futbollistik. Kjo lidhet në mënyrë direkte me durimin e pakët që kanë presidentët e klubeve, të cilët i shoqërojnë largimet edhe me një kosto financiare.

Sa u përket “strategëve” shqiptarë, bie në sy një numër i vogël emrash që qarkullojnë nga njëri klub te tjetri, duke nënkuptuar qoftë mungesën e promovimit të “zbulimeve” të reja, por edhe mbase prodhimin e pakët të tyre. Sidoqoftë, as të huajt që kanë marrë përsipër të jenë kryepankinarë nuk kanë lënë gjurmë, për të krijuar modën se prurjet nga jashtë do konsiderohen efikase.

pagat e futbollisteve

Duke qëndruar pikërisht te ky profesion, në raportin e publikuar ditën e djeshme nga UEFA, që përfshin analizën e sezonit 2014-2015, Shqipëria pozicionohet e katërta në Europë sa i përket përqindjes së ndryshimit të trajnerit nga një ekip futbolli. Vendi i parë ndahet midis Rumanisë dhe Turqisë, ku largimi i teknikut që ka filluar edicionin me skuadrën është 94% i sigurt, për t’u pasuar me Moldavinë (91%) dhe më pas Shqipërinë me 90%. Saktësisht, kjo nënkupton se vetëm njëri ka arritur të nisë dhe të mbyllë sezonin dhe ai ka qenë pikërisht Mirel Josa, që u shpall edhe kampion i Shqipërisë.

Duke iu referuar raportit që UEFA ka publikuar, saktësohet edhe që mosha mesatare e tyre, pavarësisht ndryshimeve të shpeshta, është llogaritur të jetë 44.4 vjeç.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

Të huajt

Mesatarja e moshës së lojtarëve në futbollin shqiptar ka qenë 24.4 vjeç, ndërsa e atyre të huaj ishte 24.1 vjeç. Në total, 20% e sportistëve që kanë luajtur në Kategorinë Superiore ka qenë e përbërë nga futbollistë joshqiptarë, çka konsiderohet edhe një mesatare relativisht e ulët, krahasuar me kampionate të tjera të kontinentit që arrijnë deri në 50-60%.

Raporti-UEFA-490x608

Rrogat

Një element shumë interesant në raportin e UEFA-s lidhet edhe me rrogat e futbollistëve përgjatë sezonit 2014-2015, duke iu referuar kontratave që ata kanë dorëzuar në federatë dhe që njëkohësisht njihen edhe nga organi drejtues i futbollit në kontinent. Kategoria Superiore ka një buxhet total pagash prej 3.4 milionë eurosh dhe me një mesatare prej 340 mijë eurosh për çdo ekip. Kjo shifër ka pasur një rritje nga viti paraardhës prej 16%.

Në pozicionin europian, Shqipëria renditet e 42-ta, duke lënë pas vetes kampionate si: Moldavia, Estonia, Mali i Zi, Maqedonia, etj. Pagesat e futbollistëve dhe stafit zënë afërsisht 49% të buxhetit të një klubi, që mund të cilësohet si një kuotë e pranueshme në logjikën e administrimit. Gjeorgjia ka bërë një përjashtim, pasi rrogat e sportistëve janë 105%, duke bërë që klubet të hyjnë në borxhe pikërisht prej buxhetit të pagave.

Rregullat / Pse klubet shqiptare nuk përfshihen në “fair-play” financiar

Në raportin e UEFA-s, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe “fair-play” financiar, i cili lidhet me limitet që duhet të ruajnë klubet në raportin e shpenzimeve dhe arkëtimeve. UEFA ka vendosur rregulla të rrepta, në mënyrë që klubet të mos shtyjnë veten drejt falimentit, duke bërë shpenzime më të mëdha, sesa kanë të ardhura. Por, te klubet shqiptare këto rregulla nuk praktikohen dhe në raportin e publikuar ditën e djeshme sqarohet edhe arsyeja.

“Klubet shqiptare nuk futen dot në rregullat e ‘fairplay’-t financiar pasi asnjë prej tyre nuk e kalon buxhetin vjetor në kuotën e 5 milionë eurove. Duke pasur buxhete të ulëta, UEFA nuk monitoron me imtësi në këtë aspekt. Gjithsesi, raportet e tyre financiare tregojnë se dalin me humbje, duke pasur më shumë shpenzime, se sasia e parave që arkëtojnë”, thuhej në këtë raport.

Tifozet-Harta-490x277

Në Europë rriten spektatorët, në Shqipëri bien

Numri i tifozëve në stadiumet europiane për ndeshjet e kampionateve vendëse dhe kompeticionet e UEFAs i kaloi 170 milionët gjatë sezonit 2015/16. Duke përfshirë edhe numrin e tifozëve në shkallët e stadiumeve të ligave më të ulëta të UEFA-s, mes të cilave renditet edhe Superliga Shqiptare, klubet gjermane dhe angleze mbajnë rekordin e tërheqjes së spektatorëve, ku ato ndajnë plot 55 milionë tifozë mes tyre. Trendi në ligat kryesore europiane është jashtëzakonisht pozitiv, ku 34 liga në total shënojnë rritje të numrit të spektatorëve në shkallët e stadiumeve, krahasuar me 17 në të cilat ka pësuar rënie.

Por mes këtyre të shtatëmbëdhjetave renditet edhe Superliga Shqiptare. Në një krahasim të shifrave të spektatorëve në stadium gjatë sezonit 2014/15 me atë 2015/16, është vënë re një rënie mbi 20 për qind e numrit të tifozëve në shkallët e stadiumeve tona. Por ligat kryesore kanë shënuar një rritje me më shumë se 2.6 milionë spektatorë në total ndërmjet sezoneve 2014/15 dhe 2015/16.

Premier Liga ka përqindjen më të madhe të të huajve

Anglia nuk është vetëm mbretëresha e financave në Europë, por është e para edhe në shtrirjen gjeografike të lojtarëve. Premier Liga ka përqindjen më të lartë të lojtarëve të huaj. 69.2% e futbollistëve që luajnë në elitën e futbollit anglez janë të huaj, një shifër shumë e lartë në krahasim me vendin e dytë, të cilin e mban Qipro me 57.1%.

Gjashtë liga të tjera europiane që kanë më shumë futbollistë të huaj sesa vendës përfshijnë sërish ato të futbollit britanik, Championship-in (kategorinë e dytë në Angli) dhe Premiershipin Skocez. Premier Liga ka edhe GJEOGRAFIA diversitetin më të madh me 65 nacionalitete të ndryshme, shumica francezë dhe spanjollë. /Panorama Sport/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025
SPORT

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025
SHENDETI

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025
AKTUALITET

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025
Para

Pas lënies së Shtëpisë së Bardhë vajzat Bush i shkruajnë vajzave Obama

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com