• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

“Rama po i lëpihet Metës për një mandat të dytë”

11:37 : 13/01/2017
në OP-ED

NGA ERVIN SALIANJI

U desh një mot me acar, siç e ka thuajse çdo vit Shkupi apo Beogradi, si edhe shumë qytete të tjera në rajon, që bojatisja 3­ vjeçare e qeverisë së paRilindur shqiptare të rrëzohej dhe të thërrmohej që në gripin e parë të përballimit me natyrën. Për ironi, Edi Rama është bërë edhe më acarues në këtë acar, duke u shfaqur më shume nëpër hotele luksoze bashkë me ministrat e tij dhe duke bërë llogaritarin e mandateve të ardhshme apo fallxhoren e fatit me Metën.

Sepse ankthi i zgjedhjeve, luhatjet e Metës dhe ngritja e opozitës nuk e lënë Ramën të qeverisë. Acari ngriu kështu të gjithë ngrehinën prej kartoni të bojatisur të “rilindjes”, ndërkohë që numërohen kufomat e ngricës dhe paaftësisë qeverisëse. Kanë dështuar shërbimet sociale, ka dështuar pushteti vendor i drejtuar nga socialistët, ka dështuar qartas shërbimi shëndetësor, sepse 345 milionë eurot e vjedhjes me partneritetin e ashtuquajtur publik – privat nuk kanë mundur të përballojnë në mënyrë normale, as edhe një virozë apo grip banal, që çdo vit qarkullon në Shqipëri!

U mbyllën shkollat dhe u paralizua jeta normale, për të mos i çuar në katastrofë spitalet publike, që përveç parave që u merren për llogari të oligarkëve të qeverisë, u rripet lëkura duke paguar për çdo shërbim, që nga hyrja dhe parkimi e deri te shtrimi në krevat spitalor. Sepse duhen para për ilaçe, para për çdo shërbim, para për aparaturat e prishura që bëhen funksionale kundrejt pagesave ekstra. Por Kryeministri merret me presionin ndaj pronarëve të mediave dhe me persekutimin e gazetarëve që nuk janë në shërbim të tij.

Ai përgatitet për Zgjedhje si për Luftë, duke liruar të burgosurit dhe duke u dhënë atyre mundësinë që të rehabilitohen për fushatën zgjedhore që po vjen. Sigurisht, duke u caktuar atyre detyra kriminale për të deformuar procesin e ardhshëm zgjedhor. Rama nuk merakoset që ka dështuar në administrimin e emergjencës kombëtare, që në të vërtetë nuk është as edhe emergjencë, sepse ishte një situatë e paralajmëruar prej kohe. Qindra fshatra janë bllokuar pa ushqim, pa energji, pa rruge, në mëshirë të motit dhe acarit, me asnjë shërbim realisht të përforcuar nga reforma territoriale qe i ka larguar shërbimet fare larg qytetarëve.

Lexo edhe:

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

Sepse ky acar, ka nxjerrë blof edhe reformën territoriale, duke nxjerrë zbuluar bashkitë e reja, që nuk menaxhojnë dot territoret e stërmëdha dhe numrin e lartë të banorëve që duhen të mbikëqyrin. Ky acar, që ngrin shqiptarët e braktisur, bëri akull edhe propagandën pabukse për reformën në energji, sepse rritja e çmimit të energjisë vetëm se sa shtoi kostot e faturave duke zbrazur xhepat e të gjithëve. Sepse është kjo qeveri që i fali CEZ­it 600 milionë euro, sikur të ishin karamele, ndërkohë që kjo është një superzhvatje kombëtare, që do të ketë pasoja afatgjata varfëruese për të gjithë.

Paratë e energjisë të mbledhura edhe me gjakun e qytetareve, si rasti për 30 mije lekë të vjetër i të ndjerit Qamil Zela në Lushnjë, apo me burgosjen e mijëra të tjerëve në të gjithë Shqipërinë, nuk solli asnjë zhvillim në sektor. Mungesa e investimeve në rrjet dhe në burime njerëzore ka bërë që më shumë se gjysma e fshatrave në Shqipëri të jenë në errësirë për ditë të tëra, që heroizmat e elektricistëve të papaguar mirë dhe të veshur edhe më keq ka bërë që të rikthehet në shumë të tjera.

Dështimi bëhet edhe me rrëqethës kur shikon që paratë e marra me kërbaç kanë shkuar për marrjen me qira me çmime stratosferike të godinave të deputetëve të rilindjes, apo për suvatimet e godinave që janë shndërruar në rezidenca luksoze. Acari i ngriu qeverisë edhe propagandën për rrugët. Dështimin me rrugët, me infrastrukturën, përveç mungesës së asnjë aksi kombëtar të shtruar me asfalt apo të mbyllur nga projektet e lëna të gatshme nga qeveria e mëparshme.

Dështimi me rrugët nxori në pah edhe sherrin e partneritetit të famshëm me privatin. Qindra rrugë dhe akse nuk u zhbllokuan dot në kohë, nuk iu hodh as kripë, sepse edhe kripa mungonte! Por Kryeministri e ka mendjen te Zgjedhjet dhe mendon se duke iu lëpirë Ilir Metës, ose duke shantazhuar këdo që i del para në luftën për pushtet, do të bëjë votat që duhen dhe do t’ia hedhë edhe kësaj radhe. Unë mendoj se shqiptarët kanë kujtesë të mirë dhe pavarësisht vapës së Qershorit, do ta kujtojnë fare mirë këtë Acar, të këtyre ditëve dhe këtë braktisje në vështirësi ekstreme gjatë gjithë mandatit të qeverisë së paRilindur!

Lajme të lidhura

SPORT

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

17:35 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

17:33 : 14/05/2025
BOTA

Turneu i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësi i Katarit: Trump, “njeri i paqes”

17:27 : 14/05/2025
BOTA

Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

17:22 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

17:16 : 14/05/2025
SPORT

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025
Para

50 mijë euro rryshfet/ Shtyhet seanca ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sampdoria prek fundin, bie në Serie C për herë të parë në histori

17:35 : 14/05/2025

Përplasen makinat me targa shqiptare në “Prizren-Morinë”, vdes 32-vjeçarja, 2 të plagosur/ Emrat

17:33 : 14/05/2025

Turneu i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme/ Udhëheqësi i Katarit: Trump, “njeri i paqes”

17:27 : 14/05/2025

Kryen 7 vjedhje me vlerë 2 milionë euro në Francë, policia belge vë në pranga 6 persona

17:22 : 14/05/2025

Mori vetëm 1 mandat, Lapaj: Më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar! Nxorri lakuriq sistemin elektoral

17:16 : 14/05/2025

VIDEO/ Sulmuesi i Nottingham pëson dëmtim të rëndë, futet në koma artificiale

17:13 : 14/05/2025

Samiti i BE në Tiranë/ Aeroporti i Rinasit: Akset alternative për të shmangur trafikun

16:58 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com