Edhe pse masteplani i ri i Tiranës u miratua në fund të dhjetorit, qeveria e ka planifikuar që më parë zbatimin e tij në disa fusha. Më poshtë po shpjegojmë dy nga shembujt.
Shkollat publike –private
Një shembull është partneriteti publik-privat i lajmëruar nga Bashkia e Tiranës, më 21 dhjetor, përsa i përket ndërtimit të 17 shkollave të reja. Kjo skemë financimi e ndërtimit të shkollave nga kompanitë private është e kushtueshme për qytetarët dhe një mënyrë artificiale për të ulur borxhin publik. Ato shërbejnë thjesht si fasada financiare pas të cilave janë qytetarët ata që do t’i paguajnë faturat. Për më shumë, kompania e ndërtimit do të shfrytëzojë mjediset e shkollave pas përfundimit të mësimit për komunitetin, duke kthyer pronat publike në makinë përfitimi për privatin.
Rrjeti i shkollave të reja ëshët pjesë e Materplanit të Tiranës edhe pse nuk ishte miratuar ende në momentin kur bashkia e njoftoi këtë nisëm. Në fakt ky është një nga 13 “projektet strategjike” të Bashkisë Tiranën të përfshira në Masterplanin e Tiranës.
Një grafik brenda raportit kryesor tregon se si do të financohen dhe ndërtohen këto shkolla të reja. Hapat se si do të veprohet janë katër:
- Shpronësimi dhe shkatërrimi i pronës private në hapësirat ku do ndërtohen shkollat. Qeveria shqiptare ka një histori të gjatë paditjesh në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për shpronësimet e paligjshme dhe të pamjaftueshme të pronarëve. Ndërtimi i këtij rrjeti të ri shkollash pa dyshim do të dërgojë më shumë raste në Gykatën e Strasburgut, duke i kushtuar shtetit shumë para.
- Qeveria do të tenderojë sipas një skeme të partneritetit publik-privat ndërtimin e shkollave. Kjo është mënyrë ekonomikisht joefikase për të ndërtuar prona publike, të cilat për më tepër nuk do të jenë publike pjesën më të madhe të kohës.
- Përveç ndërtimit të shkollave, qeveria do të japë dhe leje ndërtimi për kate shtesë në ndërtesat aty pranë. legalizojë edhe shtesat pa leje nëpër palate. Duke qenë se pjesa më e madhe e ndërtimeve, nga ana strukturore nuk janë ndërtuar për të mbajtur shtesë (prandaj janë të paligjshme), do të duhet që këto ndërtime të prishen dhe të ndërtohen nga e para godina më të larta.
- Hapësira e liruar do të përdoret si hapësirë e gjelbërt dhe godina shtetërore në shërbim të qytetarëve. Ashtu siç Exit.al ka shpjeguar më parë, politikat e bashkisë për të shkatërruar godina dhe krijuar hapësira të gjelbra të reja deri më tani ka dështuar. Ajo çfarë ka ndodhur është pushtimi i këtyre hapësirave nga aktorë të ndryshëm privat.
Zonat e ndryshimit
Pesë zonat e lidhura me “unazën e gjelbër” në anën e majtë të figurës 1 quhen “zonat e transformimit”:
Me 573 hektarë [1400 akra] zonat e transformimit janë motorët e rinovimit të gjitha hapësirave urbane.
Ato përfaqësojnë nyjet e strukturës së re policentrike që do të tejkaloj përtej konceptit të dikotomisë qendër-periferi dhe shpërndarjes hierarkike të vlerave të tregut.
Çfarë do të thotë ekzaktësisht kjo është e paqartë, por sikurse qartësohet në figurën 2, logjika nën të është e njëjtë si për ndërtimin e shkollave të reja: shkatërrim i pronës ekzistuese dhe ndërtimi i qendrave tregtare dhe “hapësirave të gjelbra”.
Këto ide nuk janë të gjeneruara nga bashkia, por vijnë nga praktika e arkitektit Stefano Boeri në Milano, një qytet i cili në terma të strukturës urbanistike është deri diku i krahasueshëm me Tiranën. Më specifikisht në këtë rast do të na duhet të shqyrtojmë rizhvillimin e zonë në Milano të njohur si Porto Nuova. Agjencia italiane e pasurive të paluajtshme Hines donte të transformonte zonën industrial prej 71 hektarësh në një zonë të re biznesi, duke ndjekur një logjikë të përafërt me një nga ato të përshkruara në figurën 2. Stefano Boeri ishte në fakt mendja kryesore pas këtij projekti, që përfshinte dhe gradacelën e projektuar prej tij “Pylli Vertikal”.
Edhe pse projekti u reklamua si arkitekturë inovatore “të qendrueshme”, ndërtesat ende kanë nevojë për një sistem të kushtueshëm ujitjeje i cili përdor ujin e pijshëm, në mungesë të një sistemi grumbullimi të shiut të mjaftueshëm për gjithë ndërtsën. Për më shumë, si pasojë e sipërfaqes së kufizuar të rritjes, pemët eventualisht do të vyshken nga kequshqyerja dhe përbëjnë një rrezik serioz për ato që jetojnë aty.
Ajo çfarë është komentuar më pak është se ndërtesat luksoze të Boerit kanë hasur në rezistencën e banorëve të lagjes Isola, pjesërisht sepse Boeri shkatërroi një ish zonë industrial e cila ishte shndërruar në qendër lokale arti. Një dokumentar rreth kësaj qendre arti nga Bert Theis po shfaqet aktualisht në ekspozitën Onufri XXII. Megjithëse shtypi i huaj mund të përgëzojë përpjekjet e Boerit, njerëzit që jetojnë në të dhe përrreth asaj zone që ai ndryshoi, mendojnë ndryshe.
Ndryshimi i plotë i zbatuar në Porta Nuova çoi në zhvendosjen e banorëve, shkatërrimin e bizneseve të vogla, krijimin e fasadave të shtrenjta dhe përfitime të mëdha për investitorët e mëdhenj, kompanitë e ndërtimit dhe arkitektët me aspirata politike. Një shembull i ngjashëm në një kontekst rajonal është rizhvillimi i Skelës së Beogradit, e financuar nga investitorë kuvajtianë. Sërish ajo është një inciativë kulturore dhe banorët do duhet t’i hapin rrugë aparatamenteve të shtrenjta në ndërtesa të larta të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i përballojnë dot.
Që Bashkia Tiranë po planifikon të ndjekë shëmbullin e Milanos u kuptua nga “rrjedhja” e një projektligji për modele të reja e si mund të organizohen koncesionet. Ky projektligj parashikon krijimin e “Distrikteve të Përmirësmit të Biznesit”, rinovimi dhe rikualifikimi i të cilëve do të tenderohet nga bashkia drejt kompanive private, praktikisht duke privatizuar të gjithë zonën ku do të ndërtohen këto distrikte. Dhe në mungesë të mekanizmave të domosdoshëm të kontrollit nga bashkia, rezultati do të jetë i frikshëm për të gjithë./Exit.al