• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pekini kërcënon hapur Trump: Bëhu gati për luftë nëse…

12:45 : 13/01/2017
në BOTA

Qeveria kineze ka paralajmëruar se nëse Trump do t’ua pengojë qasjen në Detin e Kinës Jugore, atëherë “duhet të jenë në gatishmëri për përplasje ushtarake”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta zyrtare vendase “Global Times” hapet sot me reagime ndaj deklaratës së ashpër të kandidatit për Sekretar Shteti në administratën e Donald Trump, Rrex Tillerson, i cili kishte theksuar se “Duhet ta pengojmë qasjen e Kinës në Detin e Kinës Jugore”.

“Tillerson ka marrë qëndrim të ashpër kundër Kinës në mënyrë që ta fitojë mbështetjen e senatorëve. “Duke pasur parasysh fuqinë aktuale ushtarake të Kinës, Washingtoni zyrtar në ardhje nuk do të ketë sukses ta pengojë qasjen e Kinës në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, vetëm nëse planifikon luftë të shkallës së lartë”, thuhet në kryeartikull.

Teksa shkrimi vijon: “Nëse Trump dhe ekipi i tij kanë plane të këtilla pas ardhjes në detyrë, atëherë ata duhet të jenë në gatishmëri ushtarake. Në të kundërtën, kjo lëvizje e tyre do të ishte qesharake”.

Paraprakisht Kina kishin reaguar edhe ndaj bisedës direkte telefonike të Donald Trump muajin e kaluar me liderët e Tajvanit, gjë e cila sipas tyre ishte cilësuar në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Lexo edhe:

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

Nga ana tjeter Pekini zyrtar, i cili përpiqet ta forcojë pozicionin në ujërat e kontestuar duke ndërtuar baza ajrore në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, është pjesë e kontestit për sovranitet me shtetet e rajonit, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Brunein dhe Malajzinë, për Detin e Kinës Jugore i cili është i pasur me resurse të pasura nëntokësore. Transporti detar që realizohet përmes këtij rajoni, mundëson një tregti globale vjetore e cila kap vlerën prej afërsisht pesë trilionë dollarësh.

Kina pretendon se ka të drejtë mbi 80 përqind të rajonit prej rreth tre milionë kilometrash katrorë në Detin e Kinës Jugore, ndërsa pretendimin në fjalë e mbështet në një hartë të ngelur nga viti 1940.

Vitin e shkuar Filipinet e kishin transferuar kontestin me Kinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Gjykata në Hagë të Holandës kishte dhënë vendimin se “pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore janë në kundërshtim me ligjet”.

Pas kësaj, Pekini zyrtar kishte deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës, ndërkohë që SHBA-të e kishin cilësuar atë si “kontribut i rëndësishëm” për zgjidhjen paqësore të kontestit.

Asokohe administrata Obama dërgonte njësite ushtarake në rajon, duke pohuar se Deti i Kinës Jugore është pjesë e ujërave ndërkombëtarë. Po ashtu, autoritetet amerikane kishin akuzuar Kinën për “militarizim të rajonit duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025
AKTUALITET

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025
RAJONI

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025
AKTUALITET

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025
AKTUALITET

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025
Para

ZGJEDHJET/ PS gjen justifikimet për t’i thënë “JO” listave të hapura dhe votimit elektronik

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com