• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I PLOTË/ Ky është fjalimi që tërboi presidentin e ri të SHBA-ve, Donald Trump

17:43 : 09/01/2017
në BOTA

Duke e hequr fokusin nga vetja dhe duke e çuar te Donald J. Trump, Meryl Streep e përdori fjalimin e saj për çmimin Cecil B. DeMille në Golden Globes për të kujtuar sesi presidenti i zgjedhur kishte tallur një reporter me aftësi të kufizuara të New York Times në 2015 dhe paralajmëroi që shtypi i lirë, është e nevojshme të mbrohet.

Streep ka bërë fushatë për Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016. Disa komentues konservatorë e kritikuan menjëherë që solli politikën kaq fort në spektakël, por salla i duartrokiti fjalët e saj, të cilat përfshinin dhe një lutje për të mbështetur Komitetin e Mbrojtjes së Gazetarëve.

Ja fjalimi i plotë i Meryl Streep:

Ju lutem uluni. Faleminderit. Ju dua të gjithëve. Duhet të më falni. Kam humbur zërin duke bërtitur dhe duke u ankuar këtë fundjavë. Dhe mendjen pak më herët këtë vit, kështu që duhet të lexoj.

Faleminderit, Hollywood Foreign Press. Thjesht për të vazhduar atë që tha Hugh Laurie: Ju dhe të gjithë ne i përkasim segmentit më të sulmuar në shoqërinë amerikane sot. Mendoni pak: Hollywood, të huaj dhe media.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

Por kush jemi ne dhe çfarë është Hollywood­i? Është thjesht një grup njerëzish nga vende të tjera. Unë jam lindur, rritur dhe arsimuar në shkollat publike të New Jersey­t. Viola është lindur në një kabinë në fushat e Carolina­s së Jugut, më pas erdhi në Central Falls, Rhode Island, Sarah Paulson është lindur në Florida, rritur vetëm nga mamaja në Brooklyn. Sarah Jessica Parker është një nga shtatë ose tetë fëmijët e familjes së saj në Ohio. Amy Adams është lindur në Vicenza në Itali dhe Natalie Portman në Jerusalem. Ku janë certifikatat e tyre të lindjes? Dhe e bukura Ruth Negga është lindur në Addis Ababa, Etiopi, rritur në London, jo, në Irlandë besoj dhe është këtu e nominuar për rolin e një vajze nga qyteti i vogël Virginia.

Ryan Gosling, si të gjithë njerëzit e mirë, është kanadez dhe Dev Patel është lindur Kenya, rritur në Londër dhe po luan një Indian të rritur në Tazmani. Kështu që Hollywood është plot me të ardhur dhe të huaj. Dhe nëse ne i dëbojmë të gjithë nuk do kemi çfarë të shohim, vetëm futboll dhe arte marciale të përziera, që nuk janë arte.

Më kanë dhënë tre sekonda për ta thënë këtë, kështu që: Puna e vetme e aktorit është të futet në jetët e njerëzve që janë ndryshe nga ne dhe t’i nxisë ta ndiejnë atë që duhet ndier. Dhe ka pasur shumë, shumë, shumë performance të fuqishme sivjet që e kanë arritur këtë. Një punë emocionuese sa të merret fryma.

Por ka pasur një performancë sivjet që më ka befasuar. M’i nguli çengelët në zemër. Jo sepse ishte e mirë, nuk kishte asgjë të mirë te ajo, por ishte efektive dhe e luajti rolin e saj. E bëri audiencën e synuar të qeshë dhe të tregonte dhëmbët. Ishte ai çast kur personi që i është dhënë e drejta të ulet në karrigen më të respektuar të shtetit, imitoi një reporter me aftësi të kufizuara. Më theu zemrën kur e pashë atë çast dhe ende nuk e heq dot nga mendja, sepse nuk ishte në film. Ishte në jetën reale. Dhe ky instinkt për të fyer, kur shfaqet në një platformë publike, nga një i pushtetshëm, filtron në jetën e gjithsecilit, sepse në një farë mënyre duket sikur u jep lejen njerëzve të tjerë të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Mungesa e respektit ngjall mungesë respekti, dhuna sjell dhunë. Dhe kur të pushtetshmit përdorin pozitën e tyre për të goditur të tjerët, ne humbim të gjithë. O.K., vazhdojmë.

Edhe një gjë: Në herë, kur isha në një set filmi, duke u ankuar për diçka, sepse ju e dini si është që po punonim në kohën e darkës, apo për orët e gjata, apo diçka si këto, Tommy Lee Jones më tha, “Nuk është një privilegj i madh, Meryl, thjesht që je aktore?” Po, është dhe ne duhet t’ia kujtojmë njëri tjetrit privilegjin dhe përgjegjësinë e aktit të empatisë. Ne duhet të jemi të gjithë krenarë për punën që Hollywood­i nderon sonte këtu. Si më ka thënë mikesha ime e shtrenjtë, e ndjera Princess Leia, merre zemrën e thyer dhe ktheje në art.

Meryl Streep u prezantua si një grua e rrallë, vëzhguese kur u ftua të marrë këtë çmim dhe mediat dhe publiku sot e kanë shpërndarë masivisht fjalimin e saj. /Class/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Burri e lë pa gjumë, por ja ideja "gjeniale" e gruas (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com