• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Andi Bushati i shpall “luftë” të hapur propogandës së Erion Veliajt

20:36 : 04/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Lapsi.al botoi këtë të mërkurë një hetim modest për mënyrën se si kryebashkiaku i Tiranës po i përdor mediat kombëtare dhe ato lokale për qëllim të karrierës së tij politike. Në këtë shkrim vërtetohej se si gjithçka që publiku sheh prej muajsh në ekrane është thjeshtë një farsë, e filmuar dhe e montuar në zyrat e bashkisë (lexo poshtë). Se si në çdo rast që shfaqet në publik, Erion Veliaj nuk flet për reporterët dhe gazetarët, por ai bashkëbisedon me rogtarët e tij dhe pastaj këto fjalë dhe këto pamje u’a servir televizioneve që i trasmetojnë plot servilizëm dhe zell këta shembuj flagranë të vdekjes së medias të lirë.

Për çudi, sapo u botua shkrimi, në inboksin faqes sonë dhe me mesazhe private vërshuan një sërë dëshmish nga shumë redaksi ku flitej për torturat e redaktorëve për të plotësuar tekat e « Lali Erit ». Aty flitej për smartfonët e dhuruar për gazetarët e preferuar, për afro 20 vetë që paguhen për manipulimin e mediave në bashki dhe plot anekdoda të tjera, nga puna e përditshme.

Duke qenë se të friksuar nga padronët e tyre mediatikë denoncuesit këmbëngulnin të ishin « off », ne nuk po i raportojmë ato. Por problemi mbetet. Ashtu sikurse dilte qartë nga artikulli ynë, publiku nuk sheh më asnjë gjë të vërtetë nga aktiviteti i qytetarit të parë të Tiranës.

Pikërisht për të ndaluar këtë turp, Lapsi.al po ndërmer sot një inisiativë. Ashtu sikurse bëmë me një kroninkë simbol, atë të përurimit të një ure në Tiranë, ne do të veprojmë me çdo kronikë të gënjeshtërt që Erion Veliaj infiltron në media. Ne do të raportojmë çdo ditë se si televizionet kombëtare dhe lokale, i shërbejnë në në mënyrë të paskrupullt kryebashkiakut, i cili i shpërblen më pas në forma të tjera, qoftë me leje kioskash dhe qoftë me leje ndërtimi.

Përse kjo nismë ?

Lexo edhe:

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

Begaj dekretoi “Diellën”/ Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese! Ushtar Bajrami një palaço…

Së pari sepse kjo ka qenë një konstante e politikës botuese të Lapsi.al. E kemi bërë një gjë të tillë me disa artikuj edhe kur kreu i opozitës Basha zhvilloi një tur në mbarë Shqipërinë, ku komunikonte me të përzgjedhurit e tij dhe filmohej nga kamerat e tij, me njerëz që i thoshin se po vdisnin urie dhe se donin ta braktisnin këtë vend.

E kemi bërë edhe me kryeministrin Rama dhe me ksatetat që ai shpërndante gjatë zgjedhjeve vendore 2015.

Por, Erion Veliaj e ka çuar këtë praktikë sa të turpshme dhe absurde në kulm. Ai e aplikon atë për ditë.

Së dyti ne gjykojmë se një nismë e tillë është e domosdoshme sepse për të hesht edhe opozita. Si një parti e kastës, e lidhur gjithashtu ngushtë me interesat e pronarëve të mediave, PD nuk guxon të demaskojë asnjë paraktikë që i bie ndesh televizioneve të mëdha dhe interesave të tyre.

Së treti, si njerëz që e duam këtë profesion dhe besojmë ende tek ai, për ne është i pasuportueshëm turpërimi publik, që për interesat e tij të ngushta, Erion Veliaj po i bën çdo gazetari në këtë vend, duke i trajtuar si çirakë, zëdhënës apo puntorë me mëditje të propagandës së tij.

Të bindur se shumë kolegë nuk e durojnë dot këtë çnderim përbuzës, ne i ftojmë ata të denoncojnë pranë Lapsi.al. çdo rast të kronikave të gatshme për të cilat nuk ngrenë dot zërin në redaksitë e tyre të kapura.

Në ftojmë gjithashtu të gjitha ato pak media të mbetura të lira t’i bashkohen kësaj nisme. Le të demaskojë edhe ato, të gjitha ato ekrane që shndërohen në një të vetëm kur vjen puna për Erion Veliajn : duke dhënë të njëjtat pamje, të njëjtat sinkrone dhe të njëjtin montim që ka porositur kryebashkiaku.

Vetëm kështu, duke bërë këtë rezistencë, në do të mund të ruajmë atë çka mund të ruhet nga integriteti në tkurrje dhe nga besueshmëria e krisur e fjalës së gazetarëve, e cila po zbehet përditë e më shumë në sytë e publikut.

Natyrisht, ne nuk jemi as delirantë dhe as naivë që të besojmë se nisma për ta denoncuar çdo ditë çdo kronikë të gatshme që Veliaj shpërndan për televizionet, si dhe bashkimi rreth saj i disa profesionistëve të vërtetë që mund ta përqafojnë atë, do t’i ndalojë praktikat manipuluese të « Lali Erit ».

Ajo është shumë me e dobët sesa protagonizmi i ethshëm i këtij politikani për të gënjyer në ekran.

Ajo është shumë më e pafuqishme përballë pacipësisë së bosëve të mediave, që pranojnë të shkelin mbi çdo cak në emër të kioskave dhe pallateve që marrin në këmbim.

Por ne kaq mund të bëjmë. Të demaskojmë ketë gënjeshtër. Dhe ti gëzohemi së paku fitores modeste që do t’i sfilisë pak më shumë manipuluesit e vegjël, që kollajllëku i ka bërë aq përtacë, sa të nisin të njëjtin material në çdo ekran.(Lapsi.al)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Begaj dekretoi “Diellën”/ Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese! Ushtar Bajrami një palaço…

13:55 : 12/09/2025
AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025
Para

Alarm për orteqe bore në Theth, largohen turistët (Foto)

TË GJITHA

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025

Begaj dekretoi “Diellën”/ Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese! Ushtar Bajrami një palaço…

13:55 : 12/09/2025

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com