• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet Çiço-Aliaj/ Implikimi i ish-policit të ekzekutuar në trafik droge dhe i dyshuari kryesor

14:45 : 27/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Hetimet në lidhje me përplasjet mes bandave të Elton Çiços dhe Jani Aliajt kanë hedhur dritë edhe mbi një vrasje tjetër të ndodhur në Tiranë në mars të vitit 2016. Bëhet fjalë për vrasjen e ish-efektivit të policisë Ajet Zeqaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz më 16 mars 2016.

Kur ndodhi ekzekutimi, 35- vjeçari Ajet Zeqaj sapo ishte kthyer nga Franca ku jetonte prej vitit 2007, pasi la detyrën në polici. Ai u ekzekutua fare pranë banesës në zonën e Bllokut.

Atentatori e priti për disa minuta 35-vjeçarin dhe në momentin që ai doli nga një salle lojërash fati e qëlloi 6 herë me pistoletë. Ndonëse në vendngjarje kishte kamera, për policinë ishte i pamundur identifikimi i autorit edhe për shkak të mënyrës mafioze të ekzekutimit.

Pas hetimeve për rastin, dhe ngjarjeve të tjera të ndodhura muaj më vonë, hetuesit dyshojnë se edhe eliminimi i Zeqajt është pjesë e zinxhirit të ngjarjeve kriminale mes dy bandave Çiço-Aliaj. Policia zbuloi se 35 vjeçari Zeqaj kishte miqësi me Elton Çiçon i cili u vra më 1 maj të këtij viti në në lokal po në Bllok. Sipas hetuesve, lidhja mes dy viktimave ka qenë trafiku i narkotikëve brenda dhe jashtë vendit dhe prishja e pazareve mund të jetë bërë shkak për eliminimin e kundërshtarëve.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë si edhe provave të tjera që zotërojnë hetuesit, po punohet për identifikimin e autorit të vrasjes së Zeqajt. Paraprakisht dyshimet janë orientuar drejt një emri shumë të përfolur të ngjarjeve të ndodhura muajt e fundit në Shqipëri. Identifikimi i autorit të vrasjes se Zeqajt, ka gjasë të hedhë dritë mbi veprimtaritë e paligjshme të grupeve dhe motiveve që kanë shkaktuar kaq shumë atentate e vrasje. /BW/

Lexo edhe:

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

Lajme të lidhura

SHENDETI

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025
AKTUALITET

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025
Para

Krishtlindjet me familjen Beckham

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com