• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Amnisti për bizneset/ Zbulohet drafti për faljen e 30 mijë gjobave, ja kush përfiton

09:15 : 27/12/2016
në EKONOMI

Rreth 30 mijë biznese që kanë marrë gjoba deri në 10 mijë lekë për mosdeklarim të administratorit do të përfitojnë falje të këtij detyrimi. Burime nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë të ditur se Ministria e Financave po harton një draft për faljen e gjobave që u janë vënë bizneseve në qershor të këtij viti. “Ministria e Financave është duke punuar për draftimin e një projektligji për fshirjen e një pjese të detyrimeve të prapambetura. Në këtë kuadër, parashikohet që të bëhet edhe fshirja e gjobave për personat e vetëpunësuar, të cilët nuk kanë bërë në afatin e caktuar deklaratën e tyre”, bëjnë të ditur burimet nga Tatimet.

Gjobat

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja, u gjobitën masivisht më 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administratorit, pas përditësimit të sistemit të “e­tax”. Burime nga Tatimet bëjnë të ditur se janë rreth 30 mijë biznese që kanë paraqitur ankesa për gjoba të padrejta. Bëhet fjalë për mikrondërmarrjet, me një të punësuar, të cilët janë kryesisht tregtarët ambulantë apo biznese të tjera mbijetese me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit.

Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR, këto biznese duhej të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave, pra administratorin. Ndaj, me këtë motivacion, nga data 22 qershor këto biznese janë gjobitur masivisht me 10 mijë lekë të reja gjobë, sipas nenit 113 të Procedurave. Tatimet bëjnë të ditur se penalizimi është ligjor dhe janë bizneset ato që nuk kanë respektuar afatin kohor të deklarimit të punonjësve brenda 48 orëve të parashikuara në ligj.

Gjoba është vënë sipas ndryshimit ligjor, që ka hyrë në fuqi në dhjetor 2014 nëpërmjet udhëzimit nr. 23, i cili ka të bëjë me kontributet e sigurimeve shoqërore, kryesisht me momentin e deklarimit të bizneseve të reja apo marrjes në punë të punonjësve ose largimit të tij. Sipas ligjit, deklarata “esig027” është një deklaratë e detyrueshme për të gjitha bizneset, qofshin këto të reja apo biznese që ushtrojnë aktivitete në mënyrë normale. Deklarata “esig027” është një deklaratë që nuk dorëzohet 24 orë kur fillon punonjësi punën, por 48 orë mbas aktivizimit apo marrjes së NIPT­it nga biznesi në QKR.

Lexo edhe:

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

Bizneset janë të instruktuara, qoftë në momentin e regjistrimit kur pajisen me NIPT apo pranë DPT­së, që të logohen në sistemin elektronik të Tatimeve dhe brenda 48 orësh të bëjnë vetëdeklarimin e administratorit apo të vetëpunësuarit. Pasuordi është universal dhe është publikuar në uebsaitin e DPT­së dhe në udhëzimet e publikuara, shoqëruar edhe me video ilustruese. Në procedurat elektronike të regjistrimit vihet re se njoftimi mbi gjobat i bizneseve del në mënyrë automatike, që do të thotë se tatimpaguesi është në dijeni.

Premtimi

Në korrik, ministri Ahmetaj tha se qeveria do t’i propozojë parlamentit faljen e gjobave masive që sistemi elektronik i Tatimeve ka vendosur ditët e fundit mbi bizneset e vogla për mosdeklarimin e punonjësit të vetëm. Lajmi për fshirjen e rreth 30 mijë gjobave është bërë i ditur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, por duket se në atë kohë nuk u gjet dakordësia me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi në këtë pikë ishte edhe falja e një sërë detyrimesh të tjera të prapambetura për bizneset. “Qeveria e ka parë me vëmendje, kryeministri po ashtu, dhe meqë ka qenë hera e parë dhe tatimpaguesit të painformuar, ne do t’i propozojmë parlamentit që këto gjoba të falen dhe të fshihen nga sistemi”, – ka deklaruar ministri i Financave, Arben Ahmetaj në korrik të këtij viti. GazetaShqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026
AKTUALITET

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:05 : 08/06/2026
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Sadik Llanaj, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz!

13:55 : 08/06/2026
AKTUALITET

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve, kërkon dorëheqjen e Ramës

13:46 : 08/06/2026
AKTUALITET

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

13:32 : 08/06/2026
AKTUALITET

Vrasja në Kamëz, policia jep detajet, autori ende në arrati

13:22 : 08/06/2026
Para

Ja cilat janë 50 ngjarjet më të rëndësishme që ndodhën gjatë 2016

TË GJITHA

“Uria urbane ishte e madhe…”/ Dëshmia e Rulit për “Partizanin”: Ja biseda në zyrë me Albert Xhanin

14:13 : 08/06/2026

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:05 : 08/06/2026

FOTO/ Ky është Sadik Llanaj, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz!

13:55 : 08/06/2026

PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjeve, kërkon dorëheqjen e Ramës

13:46 : 08/06/2026

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

13:32 : 08/06/2026

Vrasja në Kamëz, policia jep detajet, autori ende në arrati

13:22 : 08/06/2026

Detaje të reja nga vrasja në Kamëz, autori qëlloi nga makina, të dy ishin banorë lagjeje

13:12 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş