• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

ATP vë në dispozicion 10 milion dollarë për ish pronarët

09:52 : 25/12/2016
në EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

Akident në Korcë, makina përplas këmbësoren

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicion të pagesave të përshpejtuara për pronarët një fond prej 10 milionë dollarësh.

Paratë do të shpërndahen vitin e ardhshëm. Pronarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo skemë pagese duhet të paraqesin në ATP një kërkesë. Në këto raste nuk merret në konsideratë kronologjia e vendimeve, çka do të thotë se, pavarësisht në cilin vit është dhënë vendimi për dosjen, pronari mund të aplikojë për të përfituar pagesën. Burime zyrtare nga Agjencia e Trajtimit të Pronave bëjnë të ditur se falë skemës së parashikuar tashmë në ligj për kompensimin e pronarëve, në vitin buxhetor 2017 është planifikuar fondi prej 30 milionë dollarësh në funksion të kompensimit të pronarëve.

Risi e skemës është aplikimi i metodës progresive të kompensimit të pronarëve, ku ligji i ri shfaqet si një ligj mjaft inovativ. Përmes një mekanizmi shumë të thjeshtë për t’u zbatuar, ligji i ri garanton çdo vit buxhetor një fond financiar prej 1/3 të buxhetit, i cili vihet në dispozicion të të gjithë pronarëve, të cilët kanë një datë vendimmarrjeje të vonshme referuar rendit kronologjik. Përmes kësaj mënyre, skema e kompensimit bëhet akoma edhe më fleksibël në funksion të të gjithë atyre pronarëve të cilët, përkundrejt likuidimit si kompensim i plotë në masën 20-30-40% të vlerësimit ekonomik të tyre, dalin nga radha e rendit kronologjik dhe përfitojnë shpërblimin menjëherë.

LLOGARITJA

Kompensimi për ish-pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi, do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall, përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.133/ 2015, dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht, nga fondi i tokës. Neni 8, pika a e ligjit nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” thotë se, subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim financiar.

KOMPENSIMI FINANCIAR DHE AI FIZIK

Sipas formularëve-tip mësohet se kërkuesi, duket të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar. Për plotësimin e dosjes duhet të paraqitet: Kërkesa për kompensim financiar/fizik, konfirmim nga ZVRPP-ja për gjendjen juridike të pronës, vërtetim nga gjykata nëse vendimi përfundimtar apo i vlerësimit të tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, dëshmi trashëgimie nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimtarëve, prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët, vërtetim numër llogarie, vërtetim nëse subjekti ka përfituar ose jo tokë bujqësore, dokument identifikimi dhe mandat pagese. Të njëjtat dokumente duhet të paraqiten edhe në rastin kur pronari kërkon kompensim fizik.

DOKUMENTET

Për pagesën e përshpejtuar paraqitet: Kërkesa për kompensim fizik me pronë shtetërore, vendimi përfundimtar i ish-AKKP-së, shoqëruar me planvendosjen e vendimit, vërtetim nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për statusin juridik të pronës që kërkohet, shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, dhe vërtetimin nga bashkia se sipërfaqja e tokës, sipas studimit dhe/ose gjendjes faktike, nuk ka funksion publik. PAGESA Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjitha subjektet kërkuese, të cilat shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor. AFATET Në rastet kur ATP-ja konstaton mungesë në dokumentacion, subjektit të shpronësuar i kërkohet plotësimi i dosjes përkatëse, brenda 30 ditëve nga çasti i marrjes së njoftimit për plotësim dokumentacioni. Plotësimet mund të bëhen për të gjitha dosjet e depozituara në ATP për shqyrtim përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji si dhe për kërkesat e paraqitura nga subjektet brenda afatit 90-ditor të përcaktuar në ligj.

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

09:59 : 10/06/2025
AKTUALITET

Akident në Korcë, makina përplas këmbësoren

09:49 : 10/06/2025
AKTUALITET

Mungesë dokumentacionin dhe shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

09:42 : 10/06/2025
BOTA

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025
RAJONI

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

09:32 : 10/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar

09:20 : 10/06/2025
Para

Kur Erion Veliaj nxirrte vrerë për Ilir Metën (Video)

TË GJITHA

Izraeli sulmon portin Hodeidah në Jemen, kërcënon me bllokadë detare dhe ajrore

09:59 : 10/06/2025

Akident në Korcë, makina përplas këmbësoren

09:49 : 10/06/2025

Mungesë dokumentacionin dhe shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

09:42 : 10/06/2025

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil

09:32 : 10/06/2025

VIDEO/ Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë, nuk ka të lënduar

09:20 : 10/06/2025

Sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

09:17 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com