• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Partitë shqiptare në Maqedoni, “presion” Gruevskit

20:26 : 23/12/2016
në RAJONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar për të shtunën liderët e partive politike shqiptare në një takim për të harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjet që janë në interes të shqiptarëve, para nisjes së bisedimeve për formimin e qeverisë së re.

Nisma e Ahmetit vjen pas rezultatit të ngushtë mes partive politike maqedonase, VMRO dhe LSDM, të cilat nuk do të mund të formojnë qeverinë pa koalicionin me të paktën dy parti politike shqiptare, por edhe për shkak të rezultatit jo të favorshëm të BDI-së, e cila ka një përgjysmim të mandateve nga përbërja e kaluar parlamentare.

“BDI-ja në zgjedhjet e fundit ka dalë me platformë të qartë, me pesë përbetimet e saja, mirëpo për hir të konstruktivitetit, ne në takimin e së shtunës nuk do të imponojmë agjendën apo platformën tonë, pasi dëshirojmë të kemi një takim të hapur, ku secili do të ketë mundësinë të jep qëndrimet veta dhe kontributin për krijimin e një platforme shqiptare, për shkak të kontestit historik të krijuar, ku shqiptarët duhet të përcaktojnë ose të jenë çelësi i qeverisë së ardhshme”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Çështjet për të cilat partitë shqiptare duhet të merren vesh kanë të bëjnë me zyrtarizmin e gjuhës shqipe, zgjidhjen e kontestit të emrit – që do të përshpejtonte integrimin euroatlantik – statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, ndarjen e barabartë të buxhetit, drejtimin e njërit nga postet më të larta në shtet, aspektet e përfaqësimit në institucione dhe çështje tjera.

Nga Lëvizja BESA ende nuk kanë një qëndrim të qartë nëse do të marrin pjesë në takim, edhe pse mbështesin harmonizimin e qëndrimeve mes partive shqiptare.

Lexo edhe:

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

“Do të ishte mirë që të ndodhte diçka e tillë, edhe pse do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh se në çka janë të përfshira partitë politike, sidomos këto që janë aktualisht në pushtet. Ato nuk e kanë as kredibilitetin e as legjitimitetin e popullit që të thirren në një gjë të tillë. Nuk e dimë se cili është relacioni me partinë maqedonase në pushtet.”

“Pra, ka shumë pikëpyetje. Megjithatë, ne si subjekt i ri politik do të bëjmë të pamundurën, ose do të bëjmë gjithçka që është në dobi të shqiptarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Afrim Gashi, nënkryetar i Lëvizjes BESA, e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit doli partia e dytë shqiptare, me 5 mandate të fituara.

Partia e tretë që në zgjedhje mori tre mandate është “Aleanca për Shqiptarë”, një koalicion i përbërë nga tri parti politike. Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela thotë se qeveria e re është në duart e shqiptarëve dhe partitë e tyre përfaqësuese, sipas tij, duhet të shfrytëzojnë këtë rast për të mbyllur shumë çështje që nuk kanë marrë zgjidhje edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj se është një moment historik që t’i zgjidhim disa çështje të hapura që ju interesojnë shumë shqiptarëve, që të mos jemi të detyruar që më pas apo në zgjedhjet e ardhshme t’iu premtojnë shqiptarëve gjuhën shqipe, por këtë ta bëjmë tani”, ka deklaruar Ziadin Sela, nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”.

Subjekti tjetër politik që pritet të jetë pjesë e bisedimeve është Partia Demokratike Shqiptare, por ajo për momentin po përballen me zhvillime të brendshme, pas dorëheqjes së parevokueshme të kreut të saj, Menduh Thaçi. Kjo parti në zgjedhje është radhitur e fundit, me vetëm dy mandate, nga shtatë deputetë që kishte në përbërjen e fundit. Por, pavarësisht kësaj, edhe dy mandatet e saj mund të kenë rol kyç në qeverinë e re.

VMRO dhe LSDM kanë nga 51, përkatësisht 49 deputetë, ndërsa partitë shqiptare 20. Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota./REL

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025
AKTUALITET

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025
AKTUALITET

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025
BOTA

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025
Para

Milani mposht Juven dhe fiton Superkupën e Italisë

TË GJITHA

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025

U kap me 6 kg kokainë dhe para, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Bari

10:22 : 10/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Të rinjtë indiferentë, vendosin të moshuarit mbi 65 vjeç

10:01 : 10/11/2025

Sa do të zgjasin ditët me shi? Meteorologia: Do ketë reshje ekstreme, ja zonat më të rrezikuara

09:59 : 10/11/2025

Arka me peshk e Rovenës dhe 50 milionë eurot e Belindës. Dy gra, dy peshore drejtësie!

09:52 : 10/11/2025

Përplasen dy trena me 800 pasagjerë në Sllovaki, dhjetëra të plagosur

09:44 : 10/11/2025

Sokol Sadushi fshehu informacione të rëndësishme për Asim Vokshin? Reagon KED: Akuza të pabazuara

09:42 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com