• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhet SMS kërcënuese ndaj Ajtanga Lubonjës: Hiq dorë se…

20:15 : 20/12/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata e Tiranës ka gjobitur një 32-­vjeçar, që ka kërcënuar me SMS aktivisten e shoqërisë civile, Ajtanga Lubonja.

Kërcënimi i është dërguar aktivistes në gusht të vitit 2014, kur ajo mblidhte firma në një peticion qytetar për shkarkimin e ish­guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, raporton “Panorama”.

Sipas Gjykatës, autori i dërgimit të mesazhit ishte i pandehuri Aleksandër Rena. Ai u fajësua për akuzën e “pengimit të ushtrimit të së drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar” dhe u dënua me 80 mijë lekë gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës, procedimi ndaj Renës ka nisur pas një kallëzimi të depozituar nga Ajtanga Lubonja në 15 gusht 2014 në Komisariatin e Policisë nr.1, në Tiranë.

Ajo ka rrëfyer se si përfaqësuese e shoqërisë civile në periudhën gusht 2014, ka qenë e angazhuar në aktivitetin për mbledhjen e firmave të qytetarëve, lidhur me peticionin për shkarkimin dhe hetimin e ish­guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Lexo edhe:

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

Gjatë kohës që kallëzuesja mblidhte firma për peticion së bashku me kolegun e saj, shtetasin Basir Çollaku, në tavolinat e punës janë afruar dy persona, të cilët u kanë thënë me një ton agresiv dhe kërcënues se duhet të ndërprisnin punën që po kryenin dhe t’ia linin politikës të merrej me atë problem.

“Ju nuk e keni idenë se kush jemi ne dhe çfarë mund t’ju bëjmë juve”, ka cituar ajo frazat kërcënuese. Lubonja ka treguar dhe dy SMS kërcënuese të mbërritura në numrin e saj celular mbrëmjen e asaj dite me përmbajtje: “Dimë gjithçka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën, tani këto kohët e fundit po merresh me një peticion që po i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart, mos të të duket vetja e madhe kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty, hap sytë dhe shiko përreth, jam një që të dua të mirën, prandaj po të flas, mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje… hiq dorë sa je në kohë”.

Të nesërmen e kësaj dite, Lubonja është prononcuar publikisht për mesazhin kërcënues. Pas prononcimit për mediat, Lubonjës i ka mbërritur një SMS nga i njëjti numër që i kishte dërguar mesazhin kërcënues, duke i thënë në SMS: “Jam Aleks Rena dhe jam unë ai që të ka dërguar këto SMS”. Shtetasja Ajtanga Lubonja i ka njohur numrin, pasi ka rezultuar se e kishte si shok në “Facebook” dhe në telefonin e saj e kishte të regjistruar numrin e tij. /Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

16:22 : 23/09/2025
AKTUALITET

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: E shoh më shumë veten në një projekt 4-vjeçar

16:10 : 23/09/2025
BOTA

Shërbimi sekret amerikan zbulon një rrjet ilegal telekomunikacioni pranë selisë së OKB-së

16:03 : 23/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

15:58 : 23/09/2025
AKTUALITET

Sekretari i Këshillit tjetër letër Veliajt: Nuk ka vendim për të të ndaluar prezencën në mbledhje

15:50 : 23/09/2025
Para

FOTO+VIDEO/ Plagosi dy italianët se kundërshtuan fejesën e mbesës me shqiptarin, kamerat zbulojnë agresorin nga Kavaja

TË GJITHA

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025

Nis mbledhja për shkarkimin e Veliajt, mungon Ristani, Gaz Paja dhe dy këshilltarë të tjerë të PS-së

16:22 : 23/09/2025

A do të kandidojë për bashkinë e Tiranës? Alimehmeti: E shoh më shumë veten në një projekt 4-vjeçar

16:10 : 23/09/2025

Shërbimi sekret amerikan zbulon një rrjet ilegal telekomunikacioni pranë selisë së OKB-së

16:03 : 23/09/2025

Shqiptarët kryen 250 mijë transferta kombëtare në Euro për tetë muajt e parë të vitit

15:58 : 23/09/2025

Sekretari i Këshillit tjetër letër Veliajt: Nuk ka vendim për të të ndaluar prezencën në mbledhje

15:50 : 23/09/2025

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

15:42 : 23/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com