• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Dashuria për Enverin”, Shehu: Kanë mall për komandantin e vdekur, që ishte më i egër se pasardhësi i tij i gjallë

08:56 : 14/12/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

Një studim i fundit OSBE-së në Shqipëri ka treguar se 52% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën.Studimi tregon se: më shumë shqiptarë mendojnë se E. Hoxha ka pasur ndikim pozitiv në historinë e vendit (45%) se sa ndikim negativ (42%); vetëm 22% mendojnë që trashëgimia e të shkuarës komuniste është problem i madh; vetëm 8% janë të interesuar të mësojnë më shumë për periudhën komuniste; 91% mendojnë që shteti komunist ka garantuar punësim për të gjithë ndërsa 60% mendojnë që ke pasur mundësi të udhëtosh lirisht brenda vendit gjatë periudhës komuniste.

Mbi këto të dhëna, shkrimtarit Bashkim Shehu që ka shkruar për komunizmin, por që edhe ka jetuar në atë kohë, në dy anët e medaljes, i është kërkuar nga “GSH” një mendim në “është shqetësues ky studim, a tregon që nuk njohim të shkuarën ose sipas tij, çfarë do të thotë kjo përqindje?”.

Në përgjigje, Shehu thotë: “Nga sa munda të lexoj prej linkut që më dërguat (shpejt e shpejt), ata 52% janë të moshave mbi 55 vjeç, pra nuk është një statistikë e të gjithë popullsisë. Po edhe kjo është shumë shqetësuese dhe mendoj se nuk po them ndonjë gjë të re apo të vështirë për t’u kuptuar”. Sipas shkrimtarit, “gjithsesi, një nga shqetësimet është se kjo tregon që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë mund të pranojë rishfaqje të autoritarizmit në forma të ndryshme. Dhe kjo është një mundësi në rritje po të kemi parasysh kontekstin e sotëm europian dhe ndërkombëtar. Më e lartë ishte në Gjermaninë Perëndimore të viteve ’50 përqindja e atyre që kishin mendim të mirë për Hitlerin, po konteksti ndërkombëtar ishte krejt tjetër”. Shehu shton se, “po kështu, nuk është ndonjë gjë e re po të them se shumë pak e njohim të shkuarën”. “Ndërkaq, nga statistikat që më dërguat me e-mail, ata që mendojnë se shteti komunist e garantonte punësimin, harrojnë apo nuk dinë se një pjesë e konsiderueshme e punës në atë sistem nuk ishte rentabël, përveç – që pjesa më e madhe e njerëzve paguhej keq ose shumë keq. Njëkohësisht, liria e zgjedhjes së profesionit ishte e kufizuar, për arsye diskriminimi politik dhe jo vetëm për to”.

Pas rezultateve të këtij studimi, Shehu kujton se, “nga ana tjetër, një peshë të rëndësishme në ekonomi ka pasur puna e detyruar prej skllavi e mijëra të burgosurve, në tharje kënetash, miniera, etj. Për lëvizjen e lirë brenda vendit do të thosha se ajo përjashtonte ato që quheshin ‘zona kufitare’. Pra, ishte pak a shumë njëlloj si liria e lëvizjes në kampe të internuarish apo të burgosurish, ku nuk mund të kaloje vijën e bardhë pranë telave me gjemba”. Në fund, e jo për nga rëndësia, për të gjithë ata që duan Enverin (mbase edhe për ata që nuk e duan po heshtin kundrejt përhapjes së frikshme të kësaj ‘dashurie’ alogjike edhe prej mosnjohjes a prej harresës) Shehu bën një vërejtje: “Dhe, në përgjithësi, këto statistika më kujtojnë tregimin e Kafkës ‘Kolonia penale’, ku banorët e ishullit kanë mall për Komandantin e vdekur, që ishte më i egër se pasardhësi i tij i gjallë”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025
AKTUALITET

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025
Para

"Ngrihu dhe rrotullohu të shikoj nga mbrapa", gazetarja me origjinë shqiptare padit bosin e Fox News

TË GJITHA

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo të japi dorëheqjen

11:52 : 10/11/2025

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 32 të protestës, 62 punëtorë të larguar nga puna

10:58 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com