• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Biznesi akuzon doganat për korrupsion me referencat dhe gjobat

11:33 : 13/12/2016
në EKONOMI

Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka evidentuar në një raport të fundit disa gjetje lidhur me problematikat e të bërit biznes në Shqipëri, gjatë anketimeve me bizneset si dhe takimet dhe fokus grupeve. Ankesa të shumta ka pasur për përdorimin e çmimeve të referencave në dogana, ndërsa fasoni është shprehur I shqetësuar për gjoba si rrjedhojë e kodeve të materialeve.

Referencat në dogana, shkak për korrupsion

Disa biznese paraqitën komente lidhur me zbatimin e çmimeve të referencës në disa degë doganore, si për mallra të ardhura nga vendet e BE, ashtu edhe për mallrat e importuara nga vende jashtë saj. Pretendimi i këtyre bizneseve është se edhe në rastet kur ato disponojnë të gjithë dokumentacionin justifikues të transaksionit (përfshirë edhe faturat e rregullta të cilat janë lehtësisht të verifkueshme nga administrata doganore shqiptare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit me administratat doganore të vendeve eksportuese), sërish kanë qenë të detyruar të paguajnë TVSH-në në doganë mbi çmimin e rivlerësuar në bazë të listave të çmimeve të referencave sipas metodave alternative të vlerësimit. Sipas këtyre bizneseve mosnjohja e çmimit real të transaksionit/faturës nga doganat dhe zbatimi i metodave alternative shton mundësitë për korrupsion, duke qenë se rrit kontaktet e drejtpërdrejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, krijon konfuzion, mungesë stabiliteti dhe lë hapësira për interpretime evazive. Në një vështrim më të gjerë kjo e bën të vështirë për vetë biznesin për të siguruar pajtueshmëri fiskale dhe financiare.

Sipas administratës doganore, në fillim të këtij viti është krijuar dhe është bërë funksional DataBase Kombëtar i vlerësimit sipas rekomandimeve të OBD-së28. DataBase Kombëtar i Vlerësimit unifikon vlerësimin doganor në degë të ndryshme doganore si dhe siguron trajtim të barabartë të gjithë operatorëve në mbarë vendin. Bazuar në legjislacionin në fuqi lidhur me vlerësimin doganor të mallrave, rivlerësimi i tyre bëhet në ato raste kur ka dyshime të arsyeshme. Pavarësisht kësaj, detyrimi i administratës doganore është që t’i argumetoj këto ndërhyrje.

Sipas DPD, përdorimi i metodës së transaksionit ka ardhur në rritje. Aktualisht metoda e transaksionit përdoret për rreth 88% të deklarimeve. Metodat alternative përdoren kryesisht për mallrat me origjinë jashtë EU. Lista me të dhëna të disponueshme ka ardhur duke u zvogëluar në numër artikujsh. Për vitin 2015 janë hequr nga lista 92 artikuj dhe për 2016 jane hequr 83 artikuj.

Lexo edhe:

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT

Gjoba për procedurat doganore/kodet doganore

Disa subjekte (fason) kanë qenë subjekte të gjobave me argumentin që kodi i materialit në deklaratën doganore ka qenë i gabuar, bazuar në një vlerësim te laboratorit të doganës i cili sipas bizneseve nuk ju është dorëzuar. Edhe pas ankimimit administrativ, nuk i është vënë në dispozicion përgjigjja e laboratorit dhe “përgjigjja ndaj ankesës nuk ishte e qartë, por kishte vetëm referenca ligjore”. Sipas bizneseve – vendosja e kodit doganor bëhet nga doganat e shteteve të tjera ( p.sh. Itali) dhe ndryshimi i tyre nuk mbart asnjë efekt financiar për doganën sepse janë kode për mallra të përpunimit aktiv të cilat nuk janë objekt në asnjë rast i taksës doganore. Për pasojë gjobat e vendosura konsiderohen prej tyre të tepruara.

Sipas DPD-së sqarohet se bizneset duhet të pajisen me përgjigjen e laboratorit. Konkretisht, bazuar në Udhëzimin 8909/1 Prot. Datë 10.04.2014, pika 6.2/a përcaktohet shprehimisht se “Laboratori i dergon 2 kopje të Certifikatës Degës Doganore. Degët Doganore kanë detyrimin, që “Çertifikatën e Verifikimit të llojit të mallit dhe Klasifikimit Tarifor” të lëshuar nga Laboratori Doganor t’ja bashkëngjisin praktikës doganore. Degët Doganore çertifikatën tjetër origjinale ja dërgojnë subjektit ose përfaqësuesit të tij për njoftim në lidhje me konkludimin e nxjerrë nga Laboratori Doganor”. Gjithashtu nga DPD bëhet me dije se Ministria e Financave ka propozuar që pjesë e Paketës Fiskale 2017 të jenë edhe ndryshimet në ligjin për tarifat doganore, në të cilën është propozuar që për një listë të konsiderueshme produktesh të cilat përdoren nga industria e fasonëve, tarifat doganore të bëhen 0% duke filluar nga data 1 janar 2017.

Mosçlirimi i garancive doganore dhe moskomunikimi në kohë i argumentave përkatëse biznesit.

Ndonëse evidentohet një situatë e përmirësuar e procedurave doganore (e konfirmuar edhe nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër, Durrës, etj.) akoma mbetet problem mosçlirimii garancive doganore të vendosura me kërkesë të administratës doganore. Nga takimet (dy-tre raste) u raportua se edhe pse kishte kaluar afati konkret 6 mujor i kërkuar i garancisë nga administrata doganore dhe kjo e fundit kishte kryer kontrollin përkatës mbi mallrat e zhdoganuara, sërish nuk ishin cliruar garancitë doganore edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bizneseve. Për më tepër nuk kishte një përgjigje të këtyre kërkesave. Këto biznese e perceptonin këtë fakt me nevojën e doganave përkatëse për të rritur të “ardhurat e realizuara”.

Nga verifikimi i kësaj problematike me DPD, nga kjo e fundit bëhet me dije se: “Këto raste lidhen me garancitë që mbajnë degët doganore kur pranojnë transaksionin si vlerë doganore deri në verifikimin e faturës. Ka raste që pergjigja nga doganat homologe nuk vjen brenda afatit 6-mujor dhe dogana kuptohet që nuk cliron garancinë. Kjo çështje nuk ka lidhje me te ardhurat doganore, pasi garancitë janë një shumë e ngurtësuar në bankë që nuk përdoret as nga dogana dhe as nga biznesi”. /Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

13:13 : 12/06/2025
AKTUALITET

Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT

13:02 : 12/06/2025
AKTUALITET

Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë

13:01 : 12/06/2025
AKTUALITET

Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral

12:47 : 12/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, një i plagosur

12:38 : 12/06/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12:28 : 12/06/2025
Para

Qëlloi me pistoletë shokun e tij, pranga 45-vjeçarit shqiptar

TË GJITHA

Të shtënat me armë zjarri në “Ali Dem”/ Arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

13:13 : 12/06/2025

Sherr në Patos, plagoset me kaçavidë një 35-vjeçar/ EMRAT

13:02 : 12/06/2025

Identifikohen 4 vatra të murtajës së bagëtive të imëta, ngordhin 716 krerë

13:01 : 12/06/2025

Berisha replikon me Spiropalin për raportin e PE: Lexove një trillim! Rama damkoset se ka krijuar shtetin elektoral

12:47 : 12/06/2025

Aksident në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, një i plagosur

12:38 : 12/06/2025

Zhdukja e Jan Prengës/ Avokati i Bexhdilit përplaset me prokurorin: SPAK ka keqinterpretuar pamjet

12:28 : 12/06/2025

Arrestohet nëna e reperit Ghetto Geasy, DETAJE nga aksioni i policisë së Kosovës

12:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com