“Komisioni i Venecias e ka hedhur të zezën mbi të bardhë, i thotë Kushtetueses ligji është kushtetues e duhet të hyjë sa më shpejt në zbatim”.
Kështu ka deklaruar deputeti i PS -së, Pandeli Majko pak pasi Komisioni i Venecias zbardhi zyrtarisht përgjigjen për vetingun. Në një prononcim për mediat Majko tha se mesazhi për Kushtetuesen është tashmë i qartë.
Sipas tij, “Sikur nesër Kushtetuesja ta ripohojë atë që Venecia dha me shkrim, aq më shpejt duhet nisur puna”. Majko theksoi se ditën e premte komisioni do të ecë me paketën e Reformës së Drejtësisë. Sa për vërejtjet e PD-së lidhur me përkthimin, Majko u përgjigj: “PD mund të ketë vërejtje edhe për shiun kur bie, por unë them për vendimin e Venecias, institucioni sipas saj më i besueshëm”.