Ronaldo ka arritur ta fitojë Topin e Artë të katërt në karrierë. Portugezi e fitoi këtë çmim falë fitoreve në Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Evropian.
Në edicionin e 61-të të ‘France Football’, portugezit i buzëqeshi ky çmim. Më parë ai e kishte fituar edhe në vitet 2008, 2013 dhe 2014.
Neymar zuri pozitën e pestë. Vendi i katërt shkon për Luis Suarez. I treti mbeti Antoine Griezmann, ndërsa i dyti është Lionel Messi.