• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Muri është ilegal dhe në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit”

20:09 : 11/12/2016
në RAJONI

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e ka cilësuar “ilegal” një ‘mur’ të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se “muri është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit” për lirinë e lëvizjes.

Me vendim të autoriteteve lokale të veriut të Mitrovicës, pak ditë më parë filloi ndërtimi i një muri, me një lartësi prej mbi dy metrash, duke ngjallur reagime të fuqishme dhe rritur tensionet.

Ndërtimi i murit u bë në kohën kur po kryheshin punimet për revitalizimin e urës qendrore në Mitrovicë, pas heqjes së “Parkut të Paqes”, sipas një marrëveshjeje të arritur në Bruksel, me qëllim të rikthimit të normalitetit në qytetin e ndarë të veriut të Kosovës.

“Jam deklaruar qartë se ky mur është ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Ne, si Qeveri, po punojmë për zgjidhjen e këtij problemi dhe mur nuk do të ketë”, tha ministrja Tahiri në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Por për Bashkimin Evropian, që po lehtëson bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, “muri është një shkallë që lidh unazën me zonën e këmbësorëve”. Sipas BE-së “shkallët do të sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”.

Lexo edhe:

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se muri megjithatë nuk do të rrënohet por ai do të ridizajnohet. Kryetari i Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, tha se muri “do të shndërrohet në teatër veror”.

“Ky nuk është mur. Ky është një mbështetës që do të ndihmojë zonën e këmbësorëve. E kam thënë edhe më herët dhe edhe në takimin e djeshëm është arritur pajtimi, e po e përsëris që kjo do të shndërrohet në një teatër veror dhe do të jetë kështu”, ka thënë Rakiq.

Megjithatë, muri sërish krijoi ndarjet, thanë qytetarët e Mitrovicës. Ndërkaq analistët ndërtimi i murit po bëhet me qëllim të “krijimit të problemeve të reja dhe ngritjes së dilemave shtesë”.

Analisti Halil Matoshi ka thënë se muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës është bërë për të ushtruar presion të drejtpërdrejt për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

“Ky mur është një problem më shumë që i vihet përpara palës kosovare dhe e dyta është presion direkt për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë dhe si i tillë është edhe një skandal që i shfaqet edhe vetë Brukselit zyrtar. Sepse edhe zyrtarët e BE-së i gjetën të habitur. Nuk dinin se çfarë të deklaronin kur në shekullin 21, në mes të Evropës ngrihen mure të reja që ndajnë, jo vetëm popujt, por edhe qytetet”, ka vlerësuar Matoshi për Radion Evropa e Lirë.

Brukseli, ka shtuar Matoshi, “me tolerancën që i iu ka bërë serbëve të Kosovës, iu ka dhënë mundësinë që ata të sillen ashtu si të duan”

Ndërtimi i murit në veri të Kosovës, që më vonë u cilësua si pjesë e shtegut për këmbësorë që do të ndihmojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, bëri që partitë në opozitë në Kosovë të kërkojnë sqarime shtesë nga autoritetet e vendit që po zhvillojnë bisedimet në Bruksel.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në opozitë, së fundi, ka kërkuar interpelancë nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për të dhënë sqarime, siç thuhet, për arsyet e ndërtimit të murit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

14:16 : 11/05/2025
AKTUALITET

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025
AKTUALITET

KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë votuar deri më orën 13:00

14:03 : 11/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Po minohet procesi zgjedhor

14:02 : 11/05/2025
Para

Vëllezërit Korçarë akuzojnë Brunon dhe Artiolën për këngën, Flori i del në mbrojtje

TË GJITHA

Shqipëria voton/ Ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14:00

14:33 : 11/05/2025

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, ja sa të dënuar kanë votuar

14:16 : 11/05/2025

Memaliaj/ Patronazhisti Ilir Ruka kapet duke orientuar votuesit në qendrën e votimit – VIDEO

14:15 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë votuar deri më orën 13:00

14:03 : 11/05/2025

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Po minohet procesi zgjedhor

14:02 : 11/05/2025

Fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

13:59 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com