Ambasadorja e BE -së në Tiranë, Romana Vlahutin ka organizuar një pritje me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fotot e publikuara nga ajo, vihet re miqësia me Genc Rulin dhe Majlinda Bregun, dy deputetë të PD -së. Kohët e fundit, PD ka sulmuar vazhdimisht ambasadoren e BE¬së për çështjen e reformës në drejtësi, por duket se dy deputetët e PD¬së nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj saj sikurse ka lidershipi i PD¬së. Në pritje ishin të ftuar dhe disa deputetë të tjerë të Partisë Demokratike si Bumci dhe Islami.