Një burrë është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, pasi akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në linjën e autobusëve të unazës në kryeqytet.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është arrestuar Pjerin Prendushi, 50 vjeç. Ky i fundit akuzohet se dje në orën 16:30, në rrugën “Bardhyl”, në autobusin e linjës së Unazës, i ka vjedhur portofolin me 12 mijë lekë, 18-vjeçares me inicialet O. Zh., studente në Tiranë.
Sipas policisë, Prendushi është autor edhe i të paktën 3 vjedhjeve të ndodhura në autobusët e unazës së Tiranës.