• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Festat “zbrazin” burgjet, ja sa të burgosur pritet të dalin

12:55 : 01/12/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

Rrëfimi i Pierluigi Collina, ish-arbitri italian zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

Me rastin e festave të fundvitit, ministria e Drejtësisë është në prag të finalizimit të një drafti fillestar të ligjit “Për dhënie amnistie”. Ky zbatim pritet të lirojë qindra persona të dënuar me burg.

Shifër zyrtare nuk ka ende, pasi dokumenti pritet të zyrtarizohet këtë javë, por sipas burimeve jozyrtare, rreth 900 të burgosur pritet të jenë përfitues. Nga ana tjetër, përfitues pjesërisht pritet të jenë edhe rreth 3 mijë persona të dënuar që përfitojnë ulje të një pjese të dënimit të dhënë apo pushim të çështjes penale ndaj tyre për rastet e krimeve të lehta. Burime pranë kësaj Ministrie konfirmuan për “Panorama” se ditët e fundit, në kuadër të këshillimeve për draftin e ligjit, i është kërkuar mendim Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe Avokatit të Popullit. Bazuar në vlerësimet që këto institucione do t’i përcjellim Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit do të dalë së shpejti me një draft konkret, i cili do të përmbajë kriteret e kategorive të të dënuarve apo të proceduarve që do të përfitojnë. Sipas burimeve, për shkak të mungesës së një drafti konkret, ende nuk mund të flitet për një shifër të përafërt të përfituesve. Nga ana tjetër, burime jozyrtare bënë me dije se një nga kriteret e amnistisë mund të jetë falja e një viti burg për të gjithë të dënuarit. Po ashtu, një tjetër kriter i mundshëm është edhe prekja nga efektet e amnistisë, për personat që janë nën hetim, pra në fazën e procedimit, për disa vepra të caktuara penale. Nisja e punës për përgatitjen e një amnistie u pohua nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë një seance dëgjimore të pak ditëve më parë në Komisionin e Integrimit.
AMNISTIA E MBIPOPULLIMI
“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta ‘europianizojmë’. Mua më pëlqen të them të jetë eficiente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”, tha Manjani. Burime pranë Ministrisë saktësuan se hartimi i draftit nisi në përfundim të një shqyrtimi të të dhënave mbi situatën e mbipopullimit dhe mbi veprat penale të favorshme për t’u amnistuar, si edhe veprat penale për të cilat amnistitë e kaluara nuk kanë dhënë efekt pozitiv. Një nga veprat penale të amnistuara në vitin 2015, e cila ka rezultuar e pasuksesshme, ka qenë ajo e “vjedhjes së pasurisë”, pasi sipas të dhënave, një pjesë e mirë e të liruarve u kthyen sërish në qeli. Finalizimi i një projektligji “Për dhënie amnistie” pritet të sjellë uljen e mbipopullimit në burgje dhe po ashtu uljen e kostos financiare të mbajtjes së tyre. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri aktual i personave të cilëve u është privuar liria në institucionet e mbyllura është afërsisht 6027 persona, nga të cilët gati 900 janë mbi kapacitetet e institucioneve të vuajtjes së dënimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

21:36 : 31/07/2025
SPORT

Rrëfimi i Pierluigi Collina, ish-arbitri italian zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

21:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

21:23 : 31/07/2025
SPORT

Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën

21:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore

21:06 : 31/07/2025
SPORT

Vllaznia reziston vetëm 10 minuta, Vikingur në avantazh

21:02 : 31/07/2025
Para

Rama marrëzia pa fund

TË GJITHA

KLP voton me shumicë variantin e Stojanit për mentorët e magjistratëve

21:36 : 31/07/2025

Rrëfimi i Pierluigi Collina, ish-arbitri italian zbulon ndeshjen që s’do ta harrojë kurrë

21:36 : 31/07/2025

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

21:23 : 31/07/2025

Vikingur-Vllaznia, Bekim Balaj rikthen baraspeshën

21:19 : 31/07/2025

Himarë/ Ujësjellësi i Vranishtit kushtoi 1.7 milionë euro, por uji është me pikatore

21:06 : 31/07/2025

Vllaznia reziston vetëm 10 minuta, Vikingur në avantazh

21:02 : 31/07/2025

Gati për kulla? Pallati i Kongreseve i kalon në administrim ministrisë së Ekonomisë

20:56 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com