• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Miti i rremë i etërve themelues

23:30 : 29/11/2016
në OP-ED

Në pamundësi për t’i thirrur në ndihmë ndonjë fabule më të mirë, kryeministri Rama i është kthyer në Berlin një miti të rremë që e përdorin shpesh herë liderët shqiptarë që nuk kanë plotësuar detyrat e shtëpisë. Ajo që ai tha përpara kancelares Merkel, që e përsëriti më pas në Tiranë dhe në një intervistë për Deutche Welle, ishte se “integrimi europian është një proces që na e imponojnë etrit themelues që krijuan shtetin shqiptar, 104 vite më parë”.

Por, sado i bukur të jetë ky pohim, sado këndshëm mund të kumbojë ai në veshët e udhëheqësve kristianë të Europës së sotme, për fat të keq, ai nuk është i vërtetë.

Etrit themelues, që më 28 nëntor 1912, vendosën pavarësinë e vendit dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar, nuk kishin as si ëndërr, as si aspiratë dhe as si qëllim, atë që ne konsiderojmë sot si Europën e perëndimit.

Endrra, aspirata dhe qëllimi i tyre, sado vizionare qoftë, nuk i kapërcente fatkeqësisht, caqet e perandorisë osmane e cila i kishte rritur, i kishte formuar dhe u kish dhënë ofiqe të larta.

Të gjithë historianët seriozë që janë marrë me Shqipërinë dhe Ballkanin, kanë vënë re një gjë unikale në lëvizjen kombëtare shqiptare, që e dallon atë nga ajo e vendeve përreth. Deri vonë ajo nuk ka qenë për shkëputjen nga sovraniteti i sulltanit. Deri në ditët e fundit, para 28 nëntorit 2012, ajo ka synuar një autonomi të zgjeruar nën Turqinë.

Lexo edhe:

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

Po të qëmtosh që në fillimet e saj, në Lidhjen e Prizërenit  (1878), kërkesat e artikuluara nuk shkojnë më shumë sesa bashkimi i katër vilajeteve, Janinës, Manastirit, Shkupit dhe Shkodrës nën perandorinë. Ata, as nuk e shpinin nëpërmend krijimin e një shteti të pavarur, ndryshe nga ç‘ndodhte me fqinjët tanë.

Edhe më pas, mbështetja që i bënë disa krerë nacionalistë shqiptarë, mes tyre edhe themeluesi i shtetit Ismail Qemali,  revolucionit të turqve të rij, ishte pikërisht për faktin se ai kërkonte një rikthim në kushtetutën osmane të vitit 1876, pra tek më shumë decentralizimi, më shumë të drejta për popullsitë jo turke dhe hapjen e shkollave shqip.

Deri në fund, pra deri pak muaj më parë se vendi të ngrinte flamurin, ideja që mbizotëronte në elitën shqiptare nuk qe ajo e pamvarësisë, por ajo e forcimit të pozitave në kuadrin e perandorisë.

Edhe kur u nis nga Stambolli, për udhëtimin e tij të famshëm që e kemi parë të glorifikuar në filmin “Nëntori i dytë”, Ismail Qemali nuk imagjinonte më shumë sesa autonomi në kuadër të perandorisë. Dhe kjo gjë kishte një arsye. Shqiptarët i druheshin më shumë synimeve ekspansioniste të fqinjëve që kërkonin të rrëmbenin teritiore, sesa vetë rregjimit ku ishin rritur dhe formuar.

Eshtë e njohur ajo historia e plakut të Vlorës, të cilit, ministri i jashtëm i Austro- Hungarisë, konti Bertold, i tha përpara se të shkelte në Shqipëri: “nëse nuk ke një shtizë ku ta varësh flamurin e pavarsisë, merr një bajonetë austriake dhe bëje”.

Pra më shumë sesa një ideal i elitës shqiptare, më shumë sesa një aspiratë apo qëllim i saj, pavarsia jonë ishte një realitet që u imponua nga jashtë.

Aty një rol të madh, madje të jashtëzakonëshëm, luajti perandoria Austro Hungareze, që për interesat e saj gjeopolitike, nuk e donte daljen e sllavëve dhe posaçërisht të Serbisë, në detin Adriatik.

Aty një rol jo të vogël luajti edhe Italia që e donte shtetin shqiptar si një protektorat, për ta kthyer Adriatikun në një liqen të kontrolluar prej saj.

Pra gjithë ky realitet historik është shumë larg fabulës së etërve themelues që projektuan dhe mishëruan një Shqipëri të pavarur.

Mjeshtëria e tyre e pa diskutueshme ishte se ditën të manovrojnë mirë politikisht, gjetën momentin e duhur (megjithëse shumë të vonuar) për të shpallur shtetin e ri.

Por nga këtu, ti vizatosh ata njerëz që besuan deri në fund tek perandoria otomane, si etrit themelues që na lanë trashëgim ëndrrën europiane, është një kapërcim i madh.

Në rastin më të mirë është një injorancë e tejskajshme, ndërsa në rastin më të keq, është një sharlatanizëm i pafalshëm që tenton të përdorë mitet e rreme historike, për interesa të ditës.

Fatkeqësisht me këto mite kanë luajtur jo pak për synimet e tyre meskine që nga Zogu dhe Enveri e deri tek Saliu. Në këtë linjë u fut së fundi edhe Edi Rama. i cili nuk donte të shkonte këtë herë në Berlin si një kryeministër me brekë nëpër këmbë, prandaj zgjodhi të sillej si trashigimtari i një porosie më shumë se një shekullore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025
AKTUALITET

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025
SPORT

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025
Para

Horoskopi 30 Nëntor 2016

TË GJITHA

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com