• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Basha me demokratët e Tepelenës: Bashkimi i gjithë qytetarëve të ndershëm, rruga e largimit të kësaj qeverie

18:32 : 27/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka takuar banorët e Tepelenës këtë fundjavë. Me demokratët e Tepelenës, Lulzim Basha ndau shqetësimin për gjendjen e rëndë të vendit si pasojë e keqqeverisjes dhe vizionin e tij për të kthyer pushtetin në duart e qytetarëve.

Basha tha se shqiptarët po kërkojnë në masë ndryshim dhe Partia Demokratike duhet t’i prijë kësaj vale popullore. Por kreu i opozitës, nuk harroi t’i kujtojë demokratëve se ndryshimi fillon nga vetja.

“Po ngjizet një konsensus mbarëkombëtar që kështu nuk shtyhet më, por ne jetojmë me këtë realitet e duhet të jetojmë me këtë realitet. Duhet të përballemi me këtë realitet, të gjithë, duke filluar nga unë i pari”, tha kryetari i Partisë Demokratike.

Basha theksoi se kjo nuk ka të bëjë thjesht me një rotacion të pushtetit, por me rikthimin e tij në duart e qytetarëve. Ndaj themeltare, për Lulzim Bashën, është rëndësia e identifikimit të secilit prej tyre, qytetarë në nevojë, të pa punë, në varfëri apo të dëmtuar nga abuzimi qeveritar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi jo thjesht një ide, por regjistrin e plotë të familjeve në nevojë ekonomike, të të papunëve me qëllim që buxheti ynë që në ditët tona të para, t’i përgjigjet këtyre nevojave, t’i përgjigjet këtyre sfidave. Familjeve në nevojë ekonomike 200KW për muaj, do t’i kenë falas të paguara nga buxheti i shtetit. Familjet në nevojë ekonomike, do të kenë të paguar faturën e ujit nga buxheti i shtetit. Unë nuk do të pranoj kurrë asnjë investim, asnjë lek që hidhet për fasada dhe për luks sa kohë që nuk kemi zgjidhur tërësisht problemin e bukës, ujit dhe dritave, për çdo familje shqiptare, për çdo shqiptar kudo që është”, tha Basha.

Lexo edhe:

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

“Në Tepelenën e gjunjëzuar për shkak të narkotrafikut,- pohoi kreu i PD-së- droga nuk është zgjedhja e fshatarëve të varfër apo e të rinjve që nuk kanë asnjë mundësi tjetër, por e bandave të lidhura me pushtetin”.

Basha tha se përmes Partisë Demokratike do të ndërtojë një Shqipëri të shanceve të barabata dhe meritokracisë.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi që u ofron mundësi të gjithë shqiptarëve. Cili është sekreti shoqërive që ecin përpara. Nderojnë punën, nderojnë djersën dhe mundin e njerëzve. Kush punon ecën përpara. Çfarë kemi ndërtuar këtu në Shqipëri? Një sistem ku sado të punosh, sado i ndershëm të jesh, sado mund dhe djersë të derdhësh, nuk ecën përpara. Kush ecën përpara? Servili, gënjeshtari, i paafti, i korruptuari, krimineli. Cili vend ka bërë përpara në këtë mënyrë? Cila shoqëri është ndërtuar mbi këto baza? Asnjëra.
Kjo është rruga për të shkatërruar shoqërinë, për të shkatërruar bashkëjetesën, dhe kjo po ndodh. Shqiptarët po ikin përsëri masivisht në kërkim të një jete më të mirë, jashtë Shqipërisë. Shkojnë në vende të huaja. Ikin nga vendi i tyre, shkojnë në vende të huaja në vende ku sistemi ofron që puna nderohet. Mundi nderohet, djersa shpërblehet. Ku hajduti dhe i korruptuari shkojnë në burg. Ndërsa këtu, puna, mundi, djersa ndëshkohen. I korruptuari dhe hajduti bëhen deputetë, bëhen ministra, bëhen kryeministra. Bëjnë ekonomi. Kanë pushtet, kanë mirëqenie, kanë para. Premtimi ynë kryesor ndaj shqiptarëve është që së bashku me shqiptarët e ndershëm, që janë shumica absolute këtu, ne do ta përmbysim këtë realitet. Do ta përmbysim duke marrë pushtetin që ka kjo pakicë e duke ja dhënë shumicës, të cilës i takon. Është pushteti i shqiptarëve. Është qeverisja e shqiptarëve. Janë pasuritë e shqiptarëve. Këta janë zaptuesit. Këta duhet të largohen. Dhe bashkimi ynë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, është rruga e largimit të kësaj qeverie”, tha kryetari i opozitës Lulzim Basha.

basha-tepelene-1 basha-tepelene-5 basha-tepelene-4 basha-tepelene-3 basha-tepelene-2

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

16:05 : 14/10/2025
AKTUALITET

Qëlluan drejt një banese dhe fshehën armën në një varr, arrestohen 2 adoleshentë në Pogradec

15:53 : 14/10/2025
AKTUALITET

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

15:45 : 14/10/2025
AKTUALITET

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

15:41 : 14/10/2025
BOTA

OBSH ngre alarm për disa shurupet: Dhjetëra fëmijë të vdekur, ndalohet përdorimi i tyre

15:35 : 14/10/2025
Para

Drejtonte 'keq' makinën por nuk i bindet policisë për testin e alkoolit, arrestohet turku

TË GJITHA

Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

16:05 : 14/10/2025

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe e shqiptarit, arrestohet autori i dytë i ngjarjes

16:05 : 14/10/2025

Qëlluan drejt një banese dhe fshehën armën në një varr, arrestohen 2 adoleshentë në Pogradec

15:53 : 14/10/2025

Si u kthye Gjykata e Apelit në skenë krimi/ Dalin detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

15:45 : 14/10/2025

Zbulohet emri i të riut shqiptar që u kap me 200 kg kokainë në Romë! Çfarë i tha hetuesve

15:41 : 14/10/2025

OBSH ngre alarm për disa shurupet: Dhjetëra fëmijë të vdekur, ndalohet përdorimi i tyre

15:35 : 14/10/2025

Rihapet autostrada Tiranë-Durrës, punimet pezullohen për shkak të trafikut të rënduar

15:29 : 14/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com