Itali, shqiptari vret shqiptarin në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shtetasve shqiptarë sot në Itali ku njëri prej tyre ka humbur edhe jetën.

Sipas mediave italiane viktima është 43-vjeçari me iniciale G.R. i martuar dhe babai i një djali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në një fabrikë tekstilesh të braktisur prej kohësh në Cremona, e cila po rindërtohej sërish për t’u rikthyer në gjendje optimale.

LEXO EDHE  Çfarë e pret Shqipërinë këtë vit.../ Soreca: Në krye të agjendës së integrimit, SPAK dhe BKH

Viktima ishte duke punuar në ndërtesë kur është shtypur nga piruni, që drejtohej nga një tjetër shqiptar, i cili edhe ai po punonte në këtë ndërtesë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here