• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali, 150 mijë lekë për një provim në Universitetin e Vlorës

21:07 : 22/11/2016
në AKTUALITET

Shitja e provimeve me para është një rast që ndodh rëndom edhe pse një ditë më parë, prokuroria e Shkodrës njoftoi një sërë arrestimesh, pedagogë, sekserë dhe studentë, që kryejnë të tilla veprime.

Duket se e tillë skemë, po sofistikohet çdo ditë e më tepër.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop”, tregon rastin sesi pedagogia e Shkencave, Dorina Mino, e cila jep lëndën e Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i jep provimet studentëve të saj kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo të tillë. Rasti është shënuar në fakultetin e Shkencave Teknike.

Takimi me pedagoge Dorinën

Studentja – Presore, erdhi gjë presore Dorina?

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Përgjigjet pedagogia kalimtare– Po aty është.

Studentja– Presore përshëndetje! Erdha drejt, më morën në telefon nga shpia, më duhej të largohesha. Tani me X, (sekserja) nuk është se kam pasur shumë mundësi të flas, se më ndodhi një aksident i vogël në shtëpi. Më kanë humbur disa gjëra dhe telefonin s’e kam për momentin.Tani për pagesën, për një lëndë?

Pedagogia – Fol me X….

Studentja – Ëëë.. Presore, më duhet të iki tani prandaj po, erdha tek juve. Sic ju thashë më mori. Isha me dajën tani dhe  kam pak mamin në spital presore dhe nuk jam mirë. Tani për pagesën është sa ishte në kurs apo…?

Pedagogia – Sa ishte në kurs, sa e kanë pasur të tjerët.

Studentja – Me 120 (mijë lekë të vjetra) apo..

Pedagogia – E mi aq sa të tjerët edhe ti, sa shoqet.

Studentja – Ok! Atëherë, unë kam dy lëndë. A t’jua jap lekët që tani sepse..

Pedagogia – Jo nuk do m’i japësh mua, do t’ia japësh asaj.(sekseres)

Studentja – Ok!

Pedagogia– Ik, tani ta mbyll edhe unë këtë.

Studentja – Ok! Duhet t’i jap Ermelindës 240 (mijë lekë të vjetra).

Pedagogia – Po.

Studentja – Ok në rregull! Faleminderit!

Pas bisedës së zhvilluar me pedagogen Dorina Mino, studentja detyrohet të takojë sekseren e rekrutuar nga vetë pedagogia, për t’i dorëzuar lekët, për dy lëndë. Por edhe vetë sekserja është studente e Dorina Minos, e cila edhe ajo ka paguar për provimet që nuk ka marrë.

Sekserja – Ajo s’bën kurrë për ne, vdektë në vend! U çfarë njeriu!… U çfarë robi, si s’i vjen keq moj, si… nuk e di unë çfarë njeriu paska qenë. Njeri pa shpirt. Ajo është…

Studentja – Moj çoji edhe mesazh ti asaj. Presore thuaj, m’i dha lekët …. thuaj, më dha 300. (mijë lekë të vjetra)  Edhe thuaj, rregulloja atë, thuaj..

Sekserja – Pikët.

Studentja –  Pikët në sistem, thuaj.

Sekserja – Po, e di vetë ajo. Na thotë edhe mos e zgjat më, pa mirë. Ua nuk e ke idenë, sesi ndihem.

Studentja – Çfarë po i shkruan?

Sekserja – Në rregull, i thashë.

Studentja – I the, që ia mora.

Sekserja – Po, pa merak moj…, se nuk jam …

Studentja – Nuk po them tek ty, kam hall tjetër. Kam hallin e saj.

Sekserja – Ajo do ta rregullojë, se s’bën, se ndryshe kemi ne çfarë i bëjmë pastaj. Unë i bëj… Qysh t’i marri ajo lekët?

Studentja – Po sa lekë mori tani, për semestrin e dytë ajo?

Sekserja – Ajo, 120 mori, në kurs po them.

Studentja –  Në total?

Sekserja – Ëë në total…Po di unë…Po mori shumë. Çfarë thua o …., ishte gjithë klasa.

Studentja – Po ti, sa i dhe asaj?

Sekserja – Unë, që më dhanë këta, që nuk vinin në kurs,  ë.. 700- 800 (mijë lekë të vjetra). Unë ia dhashë të tëra njëherësh. Ça 700? Një milionë e ca. 900 (mijë lekë të vjetra) mbaj mend, që kisha dhe ikja me frikë rrugës, se kisha gjithë ato lekë.

Studentja – Ëhë.

Më pas, studentja i jep shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra, për dy provime. Në këtë bisedë të filmuar, përmendën mjaft emra studentësh që janë bërë pjesë e skemës së Dorina Minos, e cila shfrytëzon postin e saj si pedagoge, pranë universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Studentja – Shiko! Hajde ulemi në një tavolinë tjetër, sa të them nja dy gjëra unë.

Sekserja – Për çfarë?

Studentja – Epo hajde, se fola edhe pak me Dorinën, po hajde.

Sekserja – Çfarë tha ajo? Pse s’ia dhe lekët vetë?

Studentja – Nuk m’i mori moj. Unë prandaj po them. Hajde ulemi pak andej.

Sekserja – Qysh t’ia jap unë asaj lekët, moj?!

Studentja – Po prandaj, po them. Hajde ulemi pak veç , çfarë do bëjmë tani?

Sekserja – O…  po pse s’i the, që presore nuk e takoj dot X (sekseren).

Studentja – I thashë. O presore, kam mamin në spital, i thashë  …

Sekserja – Nuk e takoj dot X, (sekseren) ia jepje lekët. Pse s’i merrte ajo?

Studentja – Nuk i merrte.

Sekserja – Më dërgoi mesazh mua dje ajo. Nuk i marr lekët nga ata (studentët) mblidhi ti.

Studentja – Shiko…Unë..

Shoqja – Ti i ke lekët tani?

Studentja – I kam moj lekët e saj. Po tani… Ej, dëgjo këtu..

Shoqja – Çoja edhe të kësaj, edhe mos merr më lekë. Se do hapet ndonjë nam andej nga shkolla dhe do thojë: i mblidhte lekët X (sekserja). Jepi dhe të … dhe mos i jep më, se e ha sa krahu.

Sekserja – Hajt, të më kalojnë më ata. Sa turp më vjen.

Shoqja – Jepi edhe të … ti, se s’ka kujt t’ia japi ajo dhe mos i merr më njeriu. Thuaji: ik jepja pedagoges vetë.

Studentja – Edhe asaj thuaj, që nuk merrem më. Hajde ulemi neve, t’i jap me stil unë, hajde ulemi atje.

Sekserja – Futi tek çanta.

Studentja –Shiko, dëgjo këtu! Shiko, ajo mua më tha: i thashë unë presore aq sa ka qenë? Se s’doja t’i thoja a do 150 (mijë lekë të vjetra).

Sekserja – Ajo më tha mua 150 (mijë lekë të vjetra), lajmëroji. Ja ku e kam mesazhin (tregon telefonin). I thuaj tha, që është një e gjysëm,150. Dale Dorina.  Shumë, shumë faleminderit, më thotë mua. Edhe po munde X… lajmëroji pak, që është një e gjysëm, pa të bezdisur. Më fal, që të bezdisa. I thashë unë, s’ka problem.

Studentja – I thashë unë, presore aq sa ka qenë në kurs, i thashë unë 120? Aq tha. Tani për dy lëndë, të jap 240 i thashë unë? Fol me X, tha ajo.

Shoqja – Kam hall, se po ia dhe 120,  s’të kalon ajo.

Sekserja – Merr lekë, pa iu dridhur dora. Nuk i bën përshtypje fare moj, fare. Nuk do t’ia dijë fare, po të them.

Studentja– Po mirë, përvec meje, tjetër i ka dhënë lekë asaj?

Sekserja – I kanë dhënë … e këta cunat. …. i dha 300 (mijë lekë të vjetra) asaj, për të dyja.

Studentja – 150 mijë lekë një.

Sekserja – I dha edhe njëri, 150 për një lëndë. Se ajo bën edhe pyetje, nuk kisha çfarë t’i bëja. Sa i ke thënë ti, aq thuaj edhe mos ta zgjasim më.

Studentja– Na këtu, X nuk kam kohë , nuk kam marrë as portofol sot. I kam marrë, futur në xhep.

Sekserja – Ashtu, të shikojnë të tërë.

Studentja – Hë, moj hë, se lekët e qirasë po të jap. 150 (mijë lekë të vjetra).

Sekserja – Ah, mos i hëngërt!

Studentja –Atë thuaj, se i kam edhe 50-tëshe. Numëroji edhe një herë, sa kam. Numëroji moj, sa kam.

Sekserja– Nuk i numëroj dot. Pa pikë turpi i merr ajo, hë…

Studentja – E unë s’të thashë, qysh i merr.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Historia e Kennedy-t, njeriu që na bëri të ëndërronim Hënën dhe pastaj na e dha

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com