• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Hafizi-Ramës: Po fsheh minimumin jetik të shqiptarëve për të mbuluar koncesionet dhe humbjet në dogana e tatime

16:17 : 17/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputetja socialiste Mimoza Hafizi ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemin e varfërisë në vend duke mos treguar as sa është numri i të varfërve në vend dhe as sesa është minimumi jetik i shqiptarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Hafizi i ka kujtuar Kryeministrit Rama se ‘ky tregues do e bëjë të duket edhe më të paskrupullt politikën e konçesioneve, që çon me dhjetëra milionë euro të buxhetit publik në xhepat e privatëve; do bëjë të duket se sa të rënda janë humbjet miliardash në dogana e tatime, çdo vit; do të bëjë të qartë se sa të pashpirta janë shpenzimet miliona euro për mobilje luksi e dekore palmash që mbillen e shkulen”.

“Ne do kërkojmë që këto fonde, të abuzuara e të shpenzuara keq, të shkojnë për të nxjerrë me mijëra shqiptarë nga varfëria ekstreme. Se vetëm kështu mund të integrohen në tregun e punës dhe të kontribojnë në rritjen ekonomike të vendit, vetëm kështu mund ta shohin jetën me kurajo e të bëhen pjesë e realitetit dhe progresit. Nuk ka politikë më të mirë kundër papunësisë!”, tha ajo.

Hafizi e nisi fjalimin e saj në Kuvend me një tallje për projektligjin e sjellë në Kuvend, Kodin e Hekurudhës, në një kohë kur Shqipëria nuk ka hekurudhë.

“Sot varfëria është ulur cep më cep, por mund ta thotë kush se sa është numri i të varfërve në Shqipëri? Zyrtarisht jo, sepse ne nuk kemi përcaktuar nivelin e minimumit jetik. Minimumi jetik, që siç e thotë dhe termi, është ai nivel të ardhurash që garanton përmbushjen e kërkesave minimale fizike dhe sociale të qytetarëve tanë.

Lexo edhe:

Hëna e re në Virgjëreshë, ja tre shenjat që do të preken më shumë

E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

Sa është ky nivel në vendin tonë? Askush nuk e thotë dhe askush nuk e di. Se asnjë nga qeveritë, prej dy dekadash, nuk e ka dashur dhe nuk e ka njohur këtë tregues. Sot të paktën 400 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 400 lekë të vjetra në ditë, shifër e pranuar përmes ndihmës ekonomike që u jepet rreth 80 mijë familjeve. A është ky minimumi jetik? 400 lekë të vjetra në ditë? Sigurisht që jo, kjo shumë nuk përmbush asgjë nga kërkesat, sado minimale fizike, e jo më sociale.

Sot 30% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë. A është ky minimumi jetik? Sigurisht që jo. Se 1.9 dollarë nuk mjaftojnë për t’u ushqyer me kaloritë jetike e aq më pak mjaftojnë për një strehë mbi kokë e për pak rroba sa për tu mbrojtur nga ngricat.
Por sa është minimumi jetik në Shqipëri? Nuk ekziston ky tregues tek ne, injorohet, prej dekadash lihet në terr. Nuk nxirret prej aty, se është pasqyra ku qeveritë dhe shtetarët nuk duan ta shohin veten.

Nuk i bëhet vonë askujt për ta nxjerrë nga terri këtë shifër, se qeveritë nuk kanë patur as ndjeshmërinë minimale për të bërë detyrën ndaj qytetarëve, për t’i trajtuar si njerëz, për të cilët dinjiteti i jetës është e drejtë themelore.

Nuk i intereson ta bëjnë të njohur minimumin jetik pushtetarëve të pashpirt, që arrijnë t’i marrin njerëzve me dhunë lekët e bukës, të ndihmës ekonomike, për të paguar dritat, këtyre pushtetarëve që e shohin varfërinë si cen, si mish i huaj dhe jo si produkt i pashmangshëm i një bote të ndërtuar keq.

Nuk i duhet minimumi jetik qeveritarëve të paaftë për të kuptuar se pa mundësinë e një mbijetese, askush nuk mund të ketë kurajon për t’u integruar në një realitet, një realitet që mund të pranohet vetëm po nuk qe aq i zi, sa ç’është i zi për njerëzit që as ushqehen, as vishen e as të strehohen përtej mbijetesës. Jetojnë në varfëri, madje varfëri ekstreme.

Shqipëria është i vetmi ndër vendet e Europës lindore pa një tregues zyrtar të minimumit jetik. Maqedonia 98 euro në muaj, Mali i Zi 186, Serbia 120, vende fqinjë me ne që e njohin dhe e deklarojnë minimumin jetik. Pa folur për vendet europiane, Franca e njeh, 1060 euro në muaj, Italia, 788, etj, etj.
Ne as e njohim e as duam ta njohim.

Po kjo s’mund të jetë më Shqipëria jonë. Le ta nisim duke nxjerrë nga mjegulla e terri atë tregues që është minimumi jetik.

Ka studime që thonë se ky minimum është 160 mijë lekë të vjetra. Mund të jetë aq, më sipër ose më poshtë. Por duhet ta dimë e ta njohim. Ta shohim vendin tonë përmes tij.

Të kthjellojmë shikimin para atyre dhjetra mijë njerëzve që u japim vetëm 45 mijë lekë të vjetra në muaj, për familje, si ndihmë ekonomike. Ndërkohë kur për të mbijetuar duhet shumë herë më tepër se kaq.

Të shohim nga minimumi jetik kur vendosim për pagën minimale.

Ta dimë se ka një minimum jetik edhe kur vendosim për pensionet sociale, 67 mijë lekë të vjetra sot, të pamjaftueshme ; edhe kur vendosim për pensionet minimale, në qytet dhe në fshat.

Të mendojmë për minimumin jetik edhe kur vendosim për pagesën e papunësisë, e sidomos për pagesën e paaftësisë.

Kjo nuk është ëndërr. Është çështje koncepti për vendin, për njerëzit, për bashkëjetesën.

Ku do gjenden paratë ? Sa janë ato? Si do të shpërndahen ? Ç’përqindje zënë në buxhetin e shtetit? Mundemi apo nuk mundemi ? E gjitha kjo llogaritet shumë thjesht. Por përpara se ta llogaritim, duhet ta pranojmë bashkërisht këtë tregues. Duhet ta marrim në dorë pasqyrën e të shohim veten para saj.

Se ky tregues do e bëjë të duket edhe më të paskrupullt politikën e konçesioneve, që çon me dhjetra milionë euro të buxhetit publik në xhepat e privatëve ; do bëjë të duket se sa të rënda janë humbjet miliardash në dogana e tatime, çdo vit; do të bëjë të qartë se sa të pashpirta janë shpenzimet miliona euro për mobilje luksi e dekore palmash që mbillen e shkulen.

Ne do kërkojmë që këto fonde, të abuzuara e të shpenzuara keq, të shkojnë për të nxjerrë me mijëra shqiptarë nga varfëria ekstreme. Se vetëm kështu mund të integrohen në tregun e punës dhe të kontribojnë në rritjen ekonomike të vendit, vetëm kështu mund ta shohin jetën me kurajo e të bëhen pjesë e realitetit dhe progresit. Nuk ka politikë më të mirë kundër papunësisë!

Përmes minimumit jetik, duhet të rishikohen të gjitha politikat e buxhetit dhe politikat ekonomike.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Hëna e re në Virgjëreshë, ja tre shenjat që do të preken më shumë

21:21 : 19/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

21:12 : 19/08/2025
SPORT

Kristjan Asllani drejt Bologna-s/ Problemi i vetëm, paga e mesfushorit

21:04 : 19/08/2025
BOTA

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

20:46 : 19/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

20:25 : 19/08/2025
Para

Aksident tragjik në Francë, dy të rinjë shqiptar humbin jetën

TË GJITHA

Hëna e re në Virgjëreshë, ja tre shenjat që do të preken më shumë

21:21 : 19/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

21:12 : 19/08/2025

Kristjan Asllani drejt Bologna-s/ Problemi i vetëm, paga e mesfushorit

21:04 : 19/08/2025

SHBA po shqyrton mundësinë e një takimi mes Trump, Putin dhe Zelensky në Budapest

20:46 : 19/08/2025

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

20:25 : 19/08/2025

E zbulon Rutte: Ja ku dhe kur do të mbahet samiti i radhës i NATO-s

20:02 : 19/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com