• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Ballkani Perëndimor në pasqyrën e progres-raportit 2016

18:02 : 15/11/2016
në OP-ED

Nga Lavdrim Lita

Më shumë përgëzime sesa kritika përmban raporti i progresit të këtij viti për vendet e Ballkanit Perëndimor. Progres raporti është instrumenti përmes të cilit komisioni Europian vlerëson gjendjen aktuale të punëve të rajonit dhe Turqisë në përgatitjet për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Para disa ditësh komisionari për Zgjerim i BE, austriaku Johannes Hahn, bëri me dije se “perspektiva e anëtarësimit në BE vazhdon të udhëheqë transformimin dhe siguron një bazë për stabilitet” në Ballkan. Sipas tij, raporti ka gjetje shumë interesante, dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i japin një rëndësi të veçantë reformave dhe zhvillimit ekonomik.  Pavarësisht progresit të realizuar në vitin e shkuar, sipas Komisionit Europian mbeten për t’u përballur shumë sfida të rëndësishme.

Për Shqipërinë, Komisioni Europian vlerësoi reformën kushtetuese në drejtësi dhe rekomandoi hapjen e kushtëzuar të negociatave për anëtarësim.  Kryeministri i vendit Edi Rama i pakapur në befasi nga gjetjet e raportit deklaroi se “u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin”.  Në raport, Komisioni Europian vlerësoi se në fushën e lirisë së fjalës, vitin e fundit Shqipëria nuk ka bërë progres, dhe se në përgjithësi “vendi ka një nivel të ulët/është në mënyrë të moderuar i përgatitur”. Në raport kërkohet përmirësimi i mëtejshëm i administratës publike dhe i kontrollit mbi shpenzimin e fondeve buxhetore nga ana e autoriteteve lokale. Korrupsioni mbetet dominues në shumë fusha dhe vijon të jetë një problem serioz. Fjala korrupsion përmendet 91 herë në raportin për Shqipërinë.

Për Serbinë, Komisioni Europian vlerësoi se “Serbia ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara, e cila lejoi hapjen e katër kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në BE, duke përfshirë ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve të saj me Kosovën. Ritmi i përgjithshëm i negociatave do të varet në mënyrë të veçantë për progresin e bërë në këto dy fusha”. Beogradi duhet të trajtojë dhe zgjidhë problemin e ndikimit politik në sistemin e drejtësisë.  Po ashtu, raporti i Progresit për Serbinë,  edhe këtë vit nuk ka shpërfaqur disa probleme të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ky raport thotë se është e nevojshme që Serbia të ketë një qasje gjithëpërfshirëse për integrimin dhe nxitjen e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe  se procedura për miratimin e teksteve në gjuhët e pakicave duhet të lehtësohet.  Fjala korrupsion përmendet 80 herë në raportin për Serbinë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

Për Maqedoninë, raporti i Komisionit Evropian është treguar dashamirës pas luajtjes së Shkupit një rol pozitiv në trajtimin e çështjes së emigrantëve nga Siria, dhe për këtë arësye kanë rekomanduar hapjen e negociatave me kusht. Shqetësues është konstatimi i KE-së për mosfunksionimin e sundimit të shtetit ligjor dhe sistemit gjyqësor në Maqedoni. Rekomandimi për hapjen e bisedimeve është i kushtëzuar me zgjedhje të besueshme në 11 dhjetor, punë të papenguar të Prokurorisë Speciale dhe zbatimin e të gjitha reformave urgjente. Fjala korrupsion përmendet 64 herë në raportin për Maqedoninë.

Për Malin e Zi, Komisioni Europian vlerëson se vitin e kaluar ka përparuar në rrugën drejt integrimeve evropiane, por është e nevojshme që shteti të bëj përpjekje në luftë kundër korrupsionit dhe implementimin e legjislacionit. Sipas KE, zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në tetor kanë qenë transparente. Raporti për Malin e Zi për këtë vit është raporti më i mirë, krahasuar me shtetet tjera të rajonit dhe Turqinë. Në raport ekziston fjala, “megjithatë”, e cila ka të bëjë me detyrimet të cilat Mali i Zi duhet të fokusohet në rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, rastet e mëparshme të dhunës kundër përfaqësuesve të mediave. Fjala korrupsion përmendet 82 herë në raportin për Malin e Zi.

Për Kosovën, Komisioni Europian jep me shkrim dritëhijet e saj për progresin dhe regresin e vendit, duke vlerësuar  se ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë. Por pa caktuar një datë se kur do të ndodhë lëvizja pa viza. Megjithatë, vihet në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje. E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë. Fjala korrupsion përmendet 83 herë në raportin për Kosovën.

Për Bosnje-Hercegovinën, Komisioni Europian  vë në dukje se Kushtetuta mbetet në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas vendimit të çështjes Sejdiç-Finci. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen plotësisht në të gjithë vendin. Bosnja dhe Hercegovina është në një fazë parake me reformën e administratës publike. Në raport theksohet se, kërcënimet e motivuara politikisht ndaj gjyqësorin nga disa politikanë në vend kanë vazhduar dhe se pavarësia e gjyqësorit nevojitet të forcohet. Fjala korrupsion përmendet 49 herë në raport për Bosnje-Hercegovinën.

Sido që të jetë raport progresi i këtij viti kishte si element cilësor gjuhën më politike, më të dobishme, më të kuptueshme dhe me elemente krahasues.

Procesi i zgjerimit do të vijojë, si nga ana e BE-së ashtu dhe nga ana e vendeve kandidate apo potenciale për të përmbushur kriteret dhe detyrat e lëna për në shtëpi.  Rreziku më i madh i këtij procesi është mungesa e legjitimitetit në sy të qytetarëve evropianë. Në shumë opinione publike evropiane procesi i zgjerimit është kthyer në një argument toksik, sidomos për referendumit Britanik.  Po ashtu, taktika e ecjes së procesit të zgjerimit “fshehurazi” nuk mund të funksionojë për një kohë të gjatë. Është e kuptueshme që nevojitet një legjitimitet i ri.

* Gazetar nga Tirana dhe njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. MA në Kolegjin Europës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Buxheti 2017/Qeveria lë trokë presidencën, Nishani paralajmëron padi në kushtetuese

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com