Policia arreston në flagrancë brenda 10 orëve autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mesditën e sotme në fshatin Vranisht, shtetasin; Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Bashkë me të, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe bashkëpunëtorin e tij për përkrahje në kryerjen e krimit, shtetasin: Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Si rezultat i operacionit policor në vendin e quajtur “Qafa e Halimit” Vranisht, u be kapja e tyre ne tentative per ti shpëtuar ndjekjes së policisë. Policia po bën shoqërimin e personave të arrestuar drejt ambienteve të Policisë së Vlorës. Detaje të tjera do t’ua bëjmë me dije në vazhdim.