• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Kompania e njohur amerikane që kërkoi të hynte në Shqipëri, hap fabrikën në Maqedoni

11:24 : 10/11/2016
në EKONOMI

Maqedonia fiton garën rajonale edhe për një tjetër kompani, pas Johnson Control dhe Capcon…
Kompania amerikane Lear Corporation ka hapur fabrikën e saj të parë në Zonën Industriale të Tetovës në Maqedoni dhe të dytën në vend, pas asaj të Gostivarit që ka 300 të punësuar.

Prodhuesi amerikan i tekstileve në industrinë e automobilave ka investuar 15 milionë euro në këtë fabrikë dhe fillimisht ka punësuar 520 persona, ndërsa synon të punësojë deri në 3,000 persona.

Lear Corporation është një nga kompanitë që ka shfaqur interes edhe për të hyrë në tregun shqiptar, por më pas vendosi të hyjë në Maqedoni, ndonëse Shqipëria ka pozicion më të favorshëm gjeografik. Mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore në Shqipëri, por edhe tërheqja e zonave të lira industriale në Maqedoni duken arsyet kryesore që e bindën Lear Corporation të investonte në shtetin fqinjë. Edhe dy kompani të tjera, Johnson Control dhe Capcon, që punojnë për industrinë mbështetëse të makinave, ndonëse kanë parë me interes edhe Shqipërinë, kanë zgjedhur Maqedoninë për investimet e tyre.

Konkurrenca në rajon është pranuar dhe nga zyrtarë të lartë maqedonas.

“Për Tetovën kjo është një ditë historike, por edhe për të gjithë rajonin e Pollogut. Ne ishim në konkurrencë me vende të tjera për të tërhequr këtë investim dhe për ta sjellë këtu kompaninë amerikane. Ne jemi shumë optimistë për planet që ka kompania për të arritur së shpejti maksimumin e kapacitetit të punonjësve, mes 2,500 – 3,000”, tha Vele Samak, një nga ministrat e qeverisë i ngarkuar për Lehtësimin dhe Hyrjen e Investitorëve të Huaj.

Lexo edhe:

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

Fabrika e re e ndërtuar në Zonën Industriale të Tetovës ka sipërfaqe prej 12,0000 metër katrorë dhe mundësi për të punësuar 2,00 persona. Në të janë të instaluar pajisjet më të fundit të teknologjisë. Një zgjerim i mundshëm do ta rriste numrin e punëtorëve në rreth 3,000.

Përfaqësuesi i Lear, Sven Damm tha se kompania parashikon të prodhojë tekstile në vlerë totale nga 40-50 mln euro në fabrikën në Tetovë, që do të shkojnë për disa makina të markave të mirënjohura, si Jaguar dhe Land Rover.

“Lear është një markë që nënkupton perfeksionizëm. Ne presim që këtë ta zbatojmë edhe këtu në Tetovë”, tha Damm.

Zyrtarët e lartë që morën pjesë në ceremoninë e inagurimit ishin presidenti i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe presidenti i DUI Ali Ahmeti. Gruevski tha se hapja e kësaj fabrike do të ndikojë në të gjithë rajonin, duke mbështetur mijëra familje.

“Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i ekonomisë është ajo çka zgjidh problemet e qytetarëve. Ky është një investim tejet i rëndësishëm në kohën e një krize të vështirë politike. Kjo provon se ne nuk ndalemi për të bërë të mundur krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Gruevski.

Kompania me qendër në Miçigan ka marrëveshje me më shumë se 350 shtëpi prodhimi makinash dhe ka të punësuar 140,000 persona në 36 shtete. Në listën e Fortune 500 renditet e 154-a. /Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025
BOTA

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025
AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
Para

Kuvendi sot, ja çfarë pritet të diskutohet

TË GJITHA

Kush është inxhinieri i Shkëlqim Fushës që pritet të “marrë në dorë” drejtimin e Bashkisë së Vlorës

23:19 : 10/09/2025

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025

Horoskopi, e enjte, 11 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 10/09/2025

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com