• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Donald Trump i shkruan Edi Ramës pas fitores, ja letra

12:58 : 10/11/2016
në POLITIKE

I dashur Edi,

Vendosa të të shkruaj në këtë ditë tepër të rëndësishme për mua sepse e di më mirë se kushdo çdo të thotë ti kesh të gjithë kundër.

Po e bëj këtë edhe si një politikan (megjithëse ne të dy rrefuzojmë të na quajnë të tillë) që nuk e sheh dot se lumturia më e madhe e njërit, shkakton sfilitjen e papërballueshme të tjetrit.

Po e bëj gjithashtu sepse e di më së miri se ne jemi të ngjashëm: dy gjeni të pakuptuar në vendet tona. Politikanët e zakonshëm na kanë zili, ndërsa mediat që unë i quaj të establishmentit dhe ti i quant ë kazanit, na urrejnë po njësoj.

Por, mbi të gjitha, po të shkruaj i dashur Edi për të qetësuar sepse e di që në këto ditë të vështira të fitores sime, të janë vërsulur të gjithë për të të kujtuar se çfarë ke thënë kundër meje.

Lexo edhe:

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

Të siguroj i dashur Edi se në këtë pikë duhet të jesh i qetë.

Unë e di më së miri se çdo të thotë të prodhosh gënjeshtra në politikë dhe jam i pari që e kuptoj se ato që ke thënë i ke pasur nga halli.

Të gjithë jemi detyruar të bëjmë gjëra nga halli. Ja dhe unë dikur shkova i ftuar në darkën e Obamës, dhe ai më turpëroi publikisht përpara gazetarëve. Kam dëgjuar që ti e ke më keq, ke paguar për të vajtur në një darkë me të dhe tani po të çajnë trapin këta prokurorët amerikanë që bëjnë si të pavarur.

Edhe për Hillari Klintonin ke folur mirë, po mos u mërzit, e kam bërë edhe unë, madje unë edhe kam financuar për ngjitjen e saj politike.

E shikon pra, i dashur Edi, që nuk kam arsye për të të mbajtur inat.

Të siguroj, madje të ngarkoj që ti thuash, meqë ke lidhje të shkëlqyera me ta, se unë nuk do ti mbaj inat as Merkelit që më kujtoi hapur racizmin dhe misogjininë time, as atij kopukut Hollandit që bënte tifo për Klintonin, madje as Renzit që vazhdon teatrin si i majtë.

Ata nuk kishin nevojë i dashur Edi dhe u rreshtuan kundër meje. Ndërsa ti e di, nuk e ke bërë nga zelli. Këshilltarët e mi më kanë sqaruar me kohë që të mos e marr personale. Më kanë brifuar që ti kështu sillesh me të gjithë: ke një motivim të pashoq për ti hyrë në zemër bashkëbiseduesve. Më kanë rrëfyer edhe për ato anekdodat plot kripë që e bëjnë të shkulet gazit atë Anxhelën e ftohtë. Më kanë thënë edhe për rengun që i punove ati Bahrozos së shkretë. Mirë ja bëre atij legenit që shkoi e përfundoi si rogëtar Goldman Sach-it (me që ra fjala po në merr frymën ky kapitali financiar, i dashur Edi).

Prandaj asgjë personale. Jam i sigurtë se kur të takohemi (ja ku e more dhe dritën jeshile për ftesën) ti do të dish të më gajasësh më shumë se kushdo tjetër. Jam i sigurtë se do të mendohesh gjatë për këtë. Do të mbyllësh perdet e errta të asaj dhomës që ke pikturuar me flutura dhe do të qëndrosh ashtu i kyçur në errësirë deri sa të gjesh gjënë e duhur për të më sjellë në humor. Kam besim se do të qeshim shumë bashkë Edi. Vetëm kam një porosi. Eleminoji ato barcaletat me komunizëm sepse mentaliteti i asaj bote të vdekur nuk më bën të qesh.

Jam i sigurtë që do ti’a dalësh Edi.

Dhe tani besoj që je qetësuar. E shikon pra që nuk kam asnjë mëri me ty.

Por që të jem i sinqertë kjo nuk është arsyeja e vetme që vendosa të të shkruaj.

Eshtë jashtë karakterit tim, dhe mbi të gjitha jashtë mundësive të mia fizike, që të ngushëlloj të gjithë ata që po dridhen nga frika, për arsye të kunderta me te tuat, prej fitores sime.

Po me ty vendosa ta bëj dhe kjo ka një arsye.

Po ta zbuloj tani dhe besoj se kjo, jo vetëm do të të heqë ankthin (njerzit e CIA më kanë informuar se herë pas here ankthi të del jashtë kontrollit dhe të ndikon në qëndrime), por edhe do të gëzojë.

Unë u ula të të shkruaj, Edi, pasi mendoj se ne të dy jemi të ngjashëm, ndaj duhet të bashkëpunojmë fort.

Ti, po ashtu si dhe unë, beson tek gënjeshtrat e paskrupullta për të hecur përpara në politikë.

Ti, po ashtu si unë, beson se Europa është një makineri plakë që nuk di më të zgjidhe problemet e saj.

Ti, po ashtu si unë, lufton kundër të ardhurve, jo meksikanëve, por atyre që zbresin në qytet nga zonat alpine të atij paraardhësit tënd.

Ti, po ashtu si unë Manhattanin, e ke mbushur Tiranën me kulla të larta.

Ti, po ashtu si unë, i trajton femrat si “derrkuce” dhe i mban afër për atë që duken, jo për atë që mendojnë.

Ti, po ashtu si unë, s’ke lënë pa kalëruar asnjë nga vartëset e tua. E di, e di, mos u bë merak, nuk po të quaj seksoman. Ne kemi një të përbashkët që njerzit e zakonshëm nuk na e kuptojnë: kemi nevojë të na adhurojnë.

Ti, po ashtu si unë, i urren mediat dhe do ti diskreditosh ato në sytë e fansave të tu.

Ti, po ashtu si unë, nuk e ke dashur partinë që drejton tani dhe fillimisht ke tentuar të afrohesh me kundërshtarët e saj.

E shikon pra, Edi, se unë jam i bindur që kemi shumë më tepër gjëra që na bashkojnë, sesa ato pak deklarata të tuat që ti kishe frikë se mund të na ndanin.

Kjo është bota jonë Edi. Fitorja ime nuk ishte fundi i botës, por fundi i një bote. Në të renë do të hyjmë sëbashku…

Pa pasur nevojë që për këtë të cfilitesh akoma pas asaj gjermanes së shëmtuar që nuk i ka ditët e gjata.

Tani je me mua Edi

DONALD

Lajme të lidhura

BOTA

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025
AKTUALITET

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025
Para

Debate të forta në Kuvend/ Berisha: O çakenj, jam Sali Berisha, para interesit kombëtar ju më dukeni plehra

TË GJITHA

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

16:21 : 15/06/2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, Olta Goxhari u zbulon romancën?

16:12 : 15/06/2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com