• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Qeveria jonë e mban fjalën

22:15 : 08/11/2016
në OP-ED

Nga Astrit Patozi

A nuk na tha qeveria para dy ditëve se do të binte shumë shi dhe se do të kishte përmbytje masive në gati gjithë vendin? Shumë nga ne mund të mos e kenë besuar, por ja ku i doli fjala, e gjithë Shqipëria po noton në ujë. Kjo është prova më e freskët e faktit që Fronti i së Keqes gënjen kur thotë se qeveria jonë nuk i mban premtimet.

Dhe është t’i hysh në hak kot po t’i kërkosh asaj që t’u zgjidhë ndonjë hall atyre, që u janë mbuluar shtëpitë, pronat dhe tokat nga uji. Sepse qeverisë nuk mund t’i kërkosh gjithçka. Sidomos kur ajo ta ka treguar qartë dhe prerë se e mban fjalën.

Edhe po pati ndonjë qytetar të pacipë që nuk ngopet nga mbajtja e premtimeve, por i kërkon qiqrra në hell qeverisë sonë, ajo sërish është e përgatitur edhe për më të keqen.

Kush është i babëzitur dhe në këto ditë të bukura veneciane për Shqipërinë kërkon të ketë pranë shtëpisë apo fshatit të vet të përmbytur edhe kryeministrin, e ka atë në dispozicion on line 3 herë në ditë, pas çdo vakti të ngrohtë.

Lexo edhe:

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

Mund ta shikojë, admirojë bile dhe duartrokasë në TV, në Ipad apo smartphone. E njëjta gjë vlen edhe për ministra të rëndësishëm, drejtorë të përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët po përleshen si luanë të vërtetë me përmbytjen mu në mes të zyrës së posacme të kryeministrisë.

Ka të dhëna që po shqyrtohet mundësia, që edhe nëse dikush nga qytetarët e përmbytur çmendet fare dhe kërkon, përveç humanizmit të qeverisë, edhe objekte të tilla, si pompa, fadroma, buldozerë apo kamionë me dhe, të ketë mundësi ta përfitojë këtë lloj shërbimi sërish online, përmes videove të veçanta me pamje nga puna në përballimin e fatkeqësive natyrore në vendet e Bashkimit Europian. Shërbimi do të garantohet përmes kompanive celulare që operojnë në Shqipëri, dhe do të shpërndahet falas në gjithë vendin.

Nuk përfitojnë prej tij vetëm qytetarët që kanë ende në përdorim celularë të zakonshëm, por ata dita-ditës po shndërrohen në racë në zhdukje, për shkak të efekteve të reformave të mëdha që ka ndërmarrë kjo qeveri në tre vjetët e fundit.

Por ky nuk është i vetmi premtim i mbajtur i kësaj qeverie. A nuk i paralajmëroi ministri i Brendshëm pronarët dhe menaxherët e karburanteve që të vendosnin sisteme pagese me kartë në të gjitha pikat e tyre? Ndryshe, do ta pësonin nga hajdutët. Dhe nuk vonoi shumë që qeveria ta mbante fjalën. Një shitës karburanti humbi jetën në Sarandë për 600 mijë lekë, vetëm se nuk e besoi ministrin e vet.

Nesër mos u çudisni po t’u kërkojnë edhe atyre që shesin banane që të mos e përdorin më keshin, por të pranojnë vetëm pagesa më kredit karta, sepse hajdutët tek ne janë të paparashikueshëm. Kurse qeveria e ka për detyrë që t’i ketë të sakta parashikimet dhe ajo po e kryen më së mirë misionin e saj.

Jam shumë i sigurt dhe po kaq i bindur që deri sa të vijë dita e zgjedhjeve të ardhshme numri i premtimeve të mbajtura si këto do të vijë gjithnjë duke u rritur, dhe kjo do ta lërë, jo vetëm pa fjalë, por edhe pa kokërr vote Frontin e së Keqes.

Lajme të lidhura

SPORT

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025
AKTUALITET

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025
BOTA

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025
SPORT

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025
Para

Public funds / Here's how the government client benefited 10 million dollars in abusive tender

TË GJITHA

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com