• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Koncesionet, rrezik për arkën e shtetit: Kosto në buxhet 500 milionë euro, shëndetësia merr 60%

12:34 : 04/11/2016
në EKONOMI

Forma e re koncesioneve me partneritet publik –privat është kthyer në një rrezik real për arkën e shtetit e cila duhet të paguajë një faturë të lartë kundrejt bizneseve që menaxhojnë këto koncesione, ndërsa nuk ka një analizë të saktë kosto përfitime për të parë se sa përkthehen këto partneritete në shërbime eficiente për qytetarët.

Aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP) të cilat marrin mbështetje buxhetore si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të startojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë. Pagesat nga arka e shtetit për këto kontrata deri në vitin 2025 janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat vetëm për vitin që vjen do të paguhen mbi 7.3 miliardë lekë.

Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga 68 miliardë lekë që do paguhen deri në vitin 2025, shëndetësia do të marrë pjesën e luanit, me 40 miliardë lekë (rreth 290 milionë euro), apo rreth 60% të totalit, për katër koncesione:

1. Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për periudhën 2015-2024, për të cilën buxheti do shpenzojë gjithsej 7.82 miliardë lekë (57 milionë euro)

2. Ofrimi i shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumentave kirurgjikal, materialet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve, dezinfektimin e sallave, për periudhën 2015-2025, me një shumë prej 12.3 miliardë lekësh (90 milionë euro)

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

3. Ofrimi i shërbimit të dializës për periudhën 2016-2025 për 9.47 miliardë lekë (70 mln euro)

4. Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, për periudhën 2017-2026, për të cilin buxheti do paguajë 10.7 miliardë lekë (78 mln euro)

Ministria e Mjedisit ka në zbatim dy koncesione me vlerë totale 7.4 miliardë lekë (57 mln euro):

1. Impianti i mbetjeve në Elbasan, për periudhën 2015-2022, me vlerë 3.3 miliardë lekë

2. Impianti i mbetjeve në Fier, për periudhën 2017-2022, me vlerë 4.1 miliardë lekë

Ministria e Industrisë dhe Energjisë do paguajë për 5 vjet, deri në 2019-n, rreth 6.7 miliardë lekë për rimbursimin e rrugëve ekzistuese për HEC-in e Devollit, një nga projektet më të mëdha në Shqipëri.

Ministria e Financave ka të parashikuar të paguajë për 15 vjet, deri në 2029 rreth 13.5 miliardë lekë për koncesionin e shumëdiskutuar të doganave, të cilin e miratoi qeveria paraardhëse, por që nuk u arrit të anulohej. Financat duket se kanë hequr dorë përfundmisht nga koncesioni i TVSh-së, që nuk parashikohet në shpenzimet koncesionare për dekadën e ardhshme.

Kufiri i koncesioneve

Ministria e Financave vlerëson dhe miraton, paraprakisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.

Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri i lejuar prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës, pra i vitit 2016, është rreth 18.7 miliardë lekë.

Kësisoj, kufizimi ligjor i sipërcituar rezulton i respektuar, pasi rezulton se pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare apo PPP për vitin 2017 të parashikuara në masën 7.4 miliardë lekë përbëjnë rreth 2% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2016. /Monitor

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026
SPORT

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026
AKTUALITET

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026
Para

Historia e pazakontë/ Ndau gruan 48 orë pas martesës se nuk ishte e virgjër

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

22:18 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetkralbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş