• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Letër e hapur për Kryeministrin: Të anulohet mbyllja e Filialit të Universitetit të Tiranës në Kukës

11:57 : 02/11/2016
në OP-ED

Nga Asllan DOGJANI

Z. Kryeministër!

Në emër të qytetareve të Kukësit por dhe si kuksian ju drejtohem me këtë letër të hapur me të cilën kërkojmë:

Anullimin e vendimit për mbylljen e Filialit të Kukësit dhe rihapjen e këtij Filiali po me degët, Ekonomik- Administrim Biznesi, Infermieri dhe Gjuhë e Huaj për arsyet qe do ti parashtroj në këtë letër.

Në vitin 2008, një vit pas atij të Sarandës, u hap në Kukës Filiali i Universitetit të Tiranës me tri degë: Ekonomik – Administrim Biznesi (100 kuota), Infermieri e Përgjithshme (100 kuota) dhe Gjuhë të Huaja – Anglisht (60 kuota). Kjo ishte një ngjarje e shumëpritur nga komuniteti arsimdashësI rajonit (kujtojmë që shkolla e Kolesjanit ishte ndër të parat shkolla shqipe në trojet shqiptare), siç u quajt atëherë, “autostradë e dijes”. Megjithë vështirësitë e kuptueshme të fillimit dhe skepticizmin e arsyeshëm ose jo që e shoqëroi në atë kohë, brenda një kohe të shkurtër, Filiali krijoi profilin e një Universiteti të ardhshëm.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

Gjatë këtyre viteve filluan studimet e larta mbi 1500 të rinj e të reja nga rajoni, por dhe rrethe të tjera të Shqipërisë. Me përkushtimin, seriozitetin dhe profesionalizmin a lakmueshëm të stafit akademik vendas dhe administratës, por edhe mbështetjen e paçmueshme të disa prej profesorëve më me përvojë të Universitetit të Tiranës, nga viti në vit Filiali arriti të tërheqë maturantë gjithnjë e më cilësorë. Ndërkohë komuniteti priste dhe shpresonte për hapjen e degëve të reja të studimit.

Vendimi për mbylljen e Filialit erdhi si një rrufe në qiell të pastër, duke prerë në mes ëndërrat e shumë të rinjve dhe familjeve të tyre për shkollim universitar. Mbyllja e Filialit, për rrethanat specifike të rajonit shumë larg qyteteve universitare, mund të konsiderohet në rradhë të parë si një mohim i një të drejte themelore për vetë brezin e tij tëri dhe për të ardhmen e tyre.  Nuk do shumë mend se një i ri më i shkolluar është më i aftë dhe më i vlefshëm për veten dhe familjen e tij. Pamundësimi i shkollimit, që për fat të keq vështirë se bëhet më vonë në jetë, do të thotë një shans i humbur për të ardhmen e tyre.

Teoricienët e ekonomisë bien dakord, që një vend mund të hyjë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm e afatgjatë, nëse investohet në rradhë të parë në arsim dhe infrastrukturë. Nuk është rastësi që vendet e zhvilluara janë në krye për sa u përket investimeve në këta sektorë. Bota ka mjaft shembuj të vendeve ndër më të zhvilluarat, me pasuri modeste natyrore por me nivele shumë të larta arsimimi. Një fuqi punëtore e shkolluar është një aset që garanton të nesërmen. Rajoni i Kukësit, megjithë pasuritë e bollshme natyrore, vazhdon të mbetet më i varfëri në vend. Arsyeja kryesore, përveç të tjerash, është mungesa e theksuar e njerëzve të shkolluar dhe të aftë, atyre që për rëndësinë që kanë quhen ndryshe dhe “kapital human”. Sigurisht, kjo gjendje nuk është diçka e vonë për Kukësin dhe verilindjen në përgjithësi. Për arsye që nuk është e udhës t’i përmendim, rajoni është lënë pas dore në këtë aspekt gjatë gjithë periudhës së komunizmit. Duke shtuar këtu edhe rrjedhjen nga hemoragjia e pandalshme e emigrimit në periudhën paskomuniste brenda dhe jashtë vendit të atyre pak të arsimuarve, mund të kuptohet “bollëku” i kapitalit human në Kukës.  Por sot, kur një ndër prioritetet e politikave ekonomike evropiane është zhvillimi i rajoneve, është e pafalshme që një rajon i tërë, më i varfëri i Shqipërisë, të dënohet me prapambetje të përjetshme.

Ndjekja e studimeve të larta në Universitetet e tjera të vendit është një mision gati i pamundur për shumicën e të rinjve dhe familjeve të tyre në këto anë. Në Kukës ka një fjalë të urtë: “fukarallëku është derë hekuri” d.m.th e pakapërcyeshme. Kostoja e një viti studimesh larg familjes është minimumi 300 mijë lekë të vjetra në muaj, diçka e papërballueshme për një familje mesatare. Ndërkohë që kostoja e jetesës për një student në Kukës është shumë herë më pak dhe për më tepër, do të shpenzohej lokalisht për qera fjetjeje, ushqime, veshmbathje, transport dhe shërbime të tjera, diçka për të cilën kanë aq shumë nevojë bizneset e vogla dhe të varfëra lokale. Për të shtuar këtu edhe diçka jo aq të parëndësishme, që prania e qindra të rinjve universitarë në rrugët dhe ambientet e qytetit i jep atij gjallëri e freski, pse jo edhe hijeshi, duke ngjallur entuziazmin dhe shpresën e munguar gjatë tek banorët se edhe Kukësi mund të jetë i jetueshëm.

Alternativa e mbetur për shumicën e këtyre të rinjve mbetet t’i bashkohen ushtrisë së të shumtëve, asaj të të papunëve ose emigrantëve dhe mos o zot, asaj të krimit, për të thelluar edhe më tej plagët sociale tashmë mjaft të thella.

Për të gjitha këto arsye, por edhe shumë të tjera, do të ishte në nderin e Kryeministrit  dhe Ministrisë së Arsimit që të shikojnë mundësinë për rihapjen e Filialit, ashtu siç bënë me Filialin e Sarandës, për t’i rikthyer Rajonit të Kukësit një dritë shprese për të cilën ka shume nevojë.

Deputet i Partisë Demokratike, Asllan DOGJANI

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para
Deputeti i PS Erion Brace, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku maxhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me situaten politike ne vend.

Replika/ Duka e quajti gore, ja si i përgjigjet Erjon Braçe

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com